E shtune, 21.12.2024, 04:01 PM (GMT)

Mendime

Faik Krasniqi: Çfarë është intelektuali tek shqiptarët?

E premte, 18.03.2011, 07:53 PM


Çfarë është intelektuali tek shqiptarët?

 

Nga Faik Krasniqi

 

Intelektuali duhet së pari të ketë të gjitha cilësitë e rralla dhe së dyti të ndikojë rrethin dhe shoqërinë që ka pranë. Duhet të jetë i durueshëm, i qetë, jo i rrëmbyer, largpamës, të dijë të vlerësojë mikun dhe armikun, të ketë edhe njohuri të gjerë që kur të flasë të mos ulë veten por ta ngrejë, të mund të analizojë ngjarjet pa u ndikuar nga ç’ndodh apo se çfarë flet shtypi.

Pra këto ishin cilësitë. Së dyti duhet të dijë edhe të drejtojë njerëzit në atë për të cilën kanë nevojë. Sot tek ne mungon njohuria rreth historisë, njohuria rreth kulturave të ndryshme si dhe analiza. Nuk mund të japësh një mendim rreth një populli në qoftëse nuk e njeh historinë e atij populli. Nuk mund të flasësh rreth një populli në qoftëse nuk e pranon dot se në botë duhet të ketë kultura të ndryshme. Nuk duhet të flasësh rreth një populli në qoftëse nuk di se çfarë kanë bërë ata në histori.

Sot intelektualët tanë janë në nivelin e kryepleqve. Vetëm ata të cilët kanë marrë një kulturë nga rrethi i tyre dhe që kanë përfituar nga përvoja mund të kualifikohen në grupin e atyre që mund t'i dëgjohet fjala. Shumica e këtyre nuk kanë studiuar. Pastaj tek ne është edhe ideja: "Si, ik more ai është komunist, ai është ballist! Kush po i kërkon mend atij”.

Intelektualë që mund ta drejtojnë Kosovën ka në Kosovë, por deri tani nuk kanë bërë asgjë për Kosovën së pari sepse shqiptarët nuk e ndiejnë nevojën për ta. Sa emra gazetarësh mund të përmendim këtu që shqiptarët do të kërkonin mendimin e tyre për çështje të ndryshme. Gazetarët duhet të jenë intelektualë. Jo disa lapangjozë që flasin me gjuhë kafenesh, dëgjojnë disa fjalë nëpër kafe dhe i shkruajnë të nesërmen nëpër gazeta që nuk e kanë haberin fare.

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora