| E enjte, 17.03.2011, 07:57 PM |
O sa mirë me qenë Shqiptar
Nga Hasan & Lajde Blakaj
Tani e pamë të arsyeshme t´ua dërgojë këtë artikull sepse zemra po na dhëmbë se sa prapa kemi ngelur në të menduarit individual e kulturor. Historikisht dihet se sa pushtues kan kaluar nëper tokat tona disa më shekuj të terë dhe nuk kam ndermed të ndalem e ti numrojë më radhë. Sejcili pushtues që ka pushtuar tokat tona së pari është perkujdesur fort dhe më forcë të madhe që tua ngulitë fenë doket zakonet e të gjitha që ai i ka patur vetë. As mënyren e as dhe rrugët se si kemi kaluar nëper trajektoret historike nuk do i evokojë serpse shumë i dimë dhë natyrisht ka edhe expert të kësajë lëmije që i dinë shumë më mirë se ne. Pra as këtu nuk do ndalemi. Një gjë dihet dhë e dimë të gjithë qe të gjitha pushtimet na kan lënë pasoja katastrofale e që jan bartur gjerë në ditet sotme. Pra ne e kemi gjendjen si e kemi dhë
pyetja është çka më tutje. Të vazhdojmë më këtë trend të hudhim gur e fjalë poshtruese për çdo gjë dhë çdo kënd apo të veprojmë si i ka hije një kombi të moçem dhë më tradita të lashta. Ekstremi asnjëherë nuk është i mirë dhë absolutja asnjëherë nuk ekzizton. Falja dhë toleranca është virtyt i lashtë i kombit shqiptar. Së si do ishte mirë të gjithë e dimë sepse jetojmë ne ballkan dhë i njohim rrethe rrotull të gjithë popujt të tjerë.
Pra jemi më fat apo pa fat që kemi tri besime fetare këtë koha do e tregojë. Shumë popuj kan nga disa besime fetare dhe as që qon peshë fare sepse kan kaluar këto faza që moti bile jan harruar, dhe është qesharake po u bëre ndonjë pyetje në kontekst fetar. Asgjë nuk e demton kombin mu tani sesa vlersimet paushalle të pa matura dhë jo tolerante. Asgjë nuk e demtom kombin më shumë tani sesa krijimi i barrieres ne dhe ju per vëllaun tënd, motren tënde. Virtyt i lart i kombit tonë ka qenë dhë është toleranca fetare por tani ka ardhur koha të mendojmë në perspektivë pra çka është më e dobishmja për kombin. Duke patur parasyshë që vetem në Dardani kemi afersishtë 30 nacione botrore që sa punojnë për interesat tona punojnë per interesat e tyre duhet të jemi shumë vigjilent dhë shumë të matur kur flasim për gjëra të ndieshme. Edhe njëherë ç ka më tutje. Ti lëmë extremet fetare ta gllabërojnë kombin apo të ngrihemi i madhe i vogel, pikësepari intelektual kombëtar e tua tregojmë vendin extremistëve fanatik të kombit që për interesa profitere vjellin vrerë nëper media të ndryshme. Është e pa durueshme gjendja si është krijuar tani në këto rrethana. Infiltrimi agjenturor fetarë nga bota në shoqërinë shqiptare të varfer materialisht dhë të dermuar nga lufta nuk ka qenë aspak e vështirë. Edukimi i dobët dhë preventiva e ulët nga ana e shtetit për parandalimin e ksajë dukurie e ka bërë situaten tejet të pa qëndrueshme. Vertetë disa intelektual të mirëfillt kombëtarë nga diaspora po mundohen të bëjnë të pa munduren që ti sensibilizojnë qeveritë po i quaj kështu që të ndermarrin masa por po shohim që kan hasur në vesh të shurdhër. Sharjet , fyerjet neper mediat elektronike jan të pa tolerueshme, sepse kush shanë vëllan shanë vetëvehten.
Si intelektual si vëlla e motër i të tri besimeve fetare e më se shumti si shqiptar u bëjmë thirrje të gjithë atyre që merren më këto tema mos të krijojnë bariera vällazërore absolutishtë të pa nevojshme.
Në kemi punë shumë më të menqura dhë më të mëdha për të bërë sesa këto që po merremi sotë. Shkolla dhe dija është ajo që do na shpije perpara. Është eufori e momentit të ndertimit të kulteve fetare. Ne duhet të kerkojmë më ngulm nga shteti kontrollin e financimeve te huaja dhe lejet e ndertimit të pa nevojshem të këtyre godinave fetare. Sa më shumë shkolla sa më shumë institute pa asnjë ngjyrë fetare neper to. Më respekt për të gjithë besimtaret dhe besimet e tyre por aty ku e kan vendin, pa u keqperdorur dhe keqintrepetuar. Ejani të gjithë se bashku ta forcojmë kombin. Pa anuar në asnjëren anë në pikpamje fetare dhe pa bërë asnjë lavdërim ose kritikë mendojë që ka ardhur koha që ne si komb i vogel dhe si shqiptar më teper se kurrë kemi nevojë të bashkohemi rreth kombit dhe dijes, rreth civilizimit prendimor aty ku e kemi vendin. Konica i madh thoshte: ”Shqiptarët fenë e kan per qefë dhe gjaku është ai që e mba kombin gjallë. ” Dua të ju perkujtojë vetem një të vertetë për popullin Suedez që këtu kam jetuar më vite. Meqe vitin e kaluar u rritë tatimi për fenë, diku afer 60 000 suedez antarë të besimeve të ndryshme u larguan nga antarsimi që do thotë u larguan nga kisha ose xhamia apo faltoret e tyre. Dhe ai tatim u rrit vetem 0.002% Pra kjo nuk perkon asgjë më shqiptarët që të mbesin apo largohen nga feja. Arsyeja e vetme e imja është të tregojë se sa personale është bindja fetare dhë të bëjë një paralelizem në mes kombit tonë dhë ati suedez, jo fare për të keq por vetem të heqë një paralelizem sepse ata kan një traditë 250- 300 vjeqare demokraci. As që u bë polemikë as që u bë replikë as qe qau koken kush bile për këtë punë. Shumë faltore ngelen të zbrazta duke i hudhur edhe në shitje bile, për aktivitete të tjera kulturore. Pra ke ky poppull jan tri gjëra që njëriu nuk benë ta pyesish, janë të pa shkruara por po pyete për to të zenë per budalla. 1. Sa e ke pagen 2. Ciles parti politike i takon, dhë 3. Qfar feje ke. Që të trijat i perkasin qeshtjes personale dhë nuk bëhen pyetje të tilla mendojnë ata. I mbetet lexuesit ti vlerësojë a janë të drejta apo jo.
Diku në vitet 80- ta ishim musafirë në një familje shqiptare në Gurrakoc.Ushqime të ndryshme gaz e hare ishte atë natë. Dhe si zakonisht pas darke shtrohen biseda të ndryshme rrethë problemeve ditore apo edhe ato siq ishin më me interes në atë kohë ato politike. Meqe kishin ardhë në atë gazmend edhe disa njërëz të pa dëshruar bisedat politike i shkurtonte sa mundëte plaku i urtë e i menqur i Mosollve, Mark Musolli. Plak i moqem 100 e ca vjeqar po me mendje tel nuk na linte ne të rinjeve të futeshim në dialog më njërëz të pa dëshëruar në atë gazmend. Duke mos patur mundësi të futëshin në polemikë më të rinjët për qeshtjet e ditës e që e dëshronin më çdo kusht ngrihet në dy gjunjë një horr prej tyre Istref Sadikaj një zemer shkau dhe e pyet Baben Mark siq e thërriste gjithë ajo anë , se cila fe ishtë më e mirë. Të gjithë mbetem të shtanguar sepse pyetja ishte e tëra e pa vend dhë aspak e pelqyer. Baba Mark duke ditur qellimin e supovcit të ulët, më qetsi e maturi të pa shoqe më ato vetulla të ngrysura si mal më borë do i pergjigjet butë e ëmbel këti horri. Lum djali paq faqen e bardhë që ma ke nderua konakun. Po të përgjegjem shkurt e pa dorëza.:”Ktyne herit s´kemi pas kësi maqinash me e fshi grunin si i kemi tash, po e fshishim më gja. Kush kish kual me kual kush kish kie me kie e qebesa na ka nodhë edhe me magar e kemi fshi.E qitshim grunin t`terun ne ni livadh edhe midis ati gruni të shtremë e ngulshim ni mullar. Kualt i lidhshim per mullari, edhe t´ontë po edhe të marrun hua pej dashamirëve. E qashtu shkojshim tue i gra kualt rrethë mullarit derisa u avytshin krejt ngat mullarrit tue e fshi grunin. I dredhshim n´anen tjeter deri sa u largojshin deri në skej . E qashtu pasha baben tan diten rreth qati mullari derisa u fshike gruni. E niq o djal i mirë tana fetë teshen në ni vën të i madhi zotë”. Pa e mbaruar fjalen baba Mark, i pabesi kerceu si zorra n´prushë duke reaguar :”Se ti ne na bëre kuaj në oden tënde, dhë u pergatit të ngrihej.” Ishte shumë fjalë e rëndë kjo për një shtëpi si e Mark Musollit njëqind e pes vjeqar. Kërkova fjalen me më falni se jam i ri e ndoshta nuk ja qellojë por do i themë dy fjalë këti ”trimi.” Baba Mark nuk rëndojë askënd dhë as të bëri kal ty as të tjerët por po të them se sado qe do mundohesh të bëhesh kal do të mbetesh magar sepse kurren e kurres magari nuk bëhet kal. Oda shpertheu në të qeshura dhe të gjithë që kishin ardhë më Istrefin ja mbathen dhe shkuan. Baba Mark vdiq po dashurinë e la të të dya besimet ashtu si e le prindi të djali vetem. Më 1983 do burgosem në Prishtinë më 28 nëntor dhë do më transferojnë për pyetje në Lipjan. Ku këti Istrefit do i vie rasti të hakmerret në mënyren më barbare ndaj meja dhe shokëve të mijë.
Ndjenja vëllazërore dhë pa paragjykime fetare vetem sa e shton krenarinë kombtare pa asnjë dyshim.Vëlla i gjakut dhe i halleve nuk mud të bëhet askush tjeter perveq atij që ta kan lindë prindërit shqiptarë thotë populli. O sa mirë me qenë SHQIPTAR. Pra të jemi bijtë e shqipes ashtu si na njeh Europa, gjithëmonë të bashkuar vetem rreth kombit.