E merkure, 13.11.2024, 06:21 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Bisedimet me Serbin pa qendrime të harmonizuara

E diele, 13.03.2011, 07:59 PM


Bisedimet me Serbin pa qendrime të harmonizuara

 

Nga Hilmi Saraçi

 

 Kosova shtet i pavarur dhe sovran  po hynë në bisedime  me Serbinë , pas shumë shtyrjesh , debatësh dhe dilemave të ndryshme . Kjo sikur na zuri të papërgatitur  ,të paorganizuar dhe pa një sigurim konsensues politik, me një pozicion ndërkombëtar më të papërshtatshëm, sidomos në mungesë të krijimit të institucioneve shtetërore me kohë kanë lindur shumë probleme. Kjo mungesë dhe paharmonizim të qëndrimeve gjatë kësaj periudhe do të shihet më vonë gjatë dhe pas bisedimeve me Serbinë . Kosova sikur po hynë me një komoditet dhe përgatitje të pamjaftueshëm në dialogun  me Serbinë për të paraqitur qëndrimin e saj për broblemet e grumbulluara prej shumë viteve,në mes të dy shteteve .Është e qartë se do të ketë vështirësira  dhe probleme të papritura , sepse do të lindin propozime të ndryshme që do të dalin jashtë korrnizave të bisedimeve teknike .Kjo sikur do ta favarizonte Serbinë e cila për shkak të  obligimeve për të hyrë më shpejtë në BE dhe për të përfituar lehtësime në realizimin e  disa synimeve ndërkombëtare , është më këmbëngulës dhe  e gatshme për të hyrë në bisedime me Prishtinën.

                        

Edita Tahiri një diplomate e shquar

 

 Mirëpo delegacioni ynë, në krye me Edita Tahirin duhet të ketë kujdes dhe çdo propozimi që nuk i pëlqen ose dëmton interesat dhe terësinë territoriale duhet të thotë jo dhe ta kundërshtojë vendosmërisht . Kjo nuk do të prodhojë  asgjë negative  as ndëshkim për Kosovën. Mendoj se zonj. Edita Tahiri është mjaft e përgatitur dhe e vetëdijshme , me një përvojë disa  vjeqare në politikën diplomatike, do të di ta  mbrojë qëndrimin kosovar gjatë bisedimeve . Ka pasur zëra që nuk janë pajtuar me zgjedhjen e Tahirit udhëheqëse e delegacionit, por kjo , sipas mendimit tim,nuk qëndron, sepse që në start të bisedimeve me delegacionin serb u pa se ajo ka një qasje serioze dhe profesionale për këto çështje. Ajo qysh në start të bisedimeve  ka theksuar nevojën e zgjidhjes së problemit me rëndësi të veçantë, sidomos të doganave , në mënyrë që Kosova  ta normalizojë  eksportin dhe importin. Ajo me këtë rast ka theksuar se “ka lëvizje  në dhënjen e  e propozimeve , përpjekjeve për të  gjetur  pika të përbashkëta , por të gjitha këto çështje  duhet përpunuar në fazat e ardhshme .Mirëpo tjetër çështje është se a është dashur të hyjmë në këto bisedime me Serbin dhe çfarë efektesh do të sjellë kjo (dialogu me Serbinë) në të ardhshmen.Mendoj se BE  ka pasur ndikim të madh për të hyrë dhe për t’i shpejtuar  këto bisedime. Kuvendi ka  aprovua një rezolutë më një shumicë të votava, pa pëlqimin e opozitës. Kjo tregon se ne ende  nuk jemi të gatshëm dhe të përgatitur sa duhet që të hyjmë në këto bisedime . Në këtë fushë Vetvendosja ishtë më e zëshmja  për të  kundërshtuar bisedimet me Serbinë , sepse sipas tyre (liderve), kto bisedime shkojnë në favor të Serbisë . Mendoj se kto qëndrime nuk janë për t’u hudhur, por  në këto momente duhet harmonizuar qendrimet në dobi të  Kosovës.

               

Ç’thotë diplomacia ndërkombëtare dhe Serbia  për bisedimet

 

Shefi i diplomacisë franceze ka thënë se “Franca do të jetë  pranë serbëve  dhe pranë kosovarëve  për t’i inkurajuar që të vazhdojnë  në rrugën e pajtimit . Kjo do të jetë vështirë , do të nevoitet një kohë , por nuk dyshoj në vullnetin e liderëve  të dyja vendeve  që të ecin përpara  në atë drejtim”. Sipas deklaratave të dhëna nga pala serbe në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të fillohet me temat për të cilat “ndoshta më lehtë “ mund të fitohet zgjidhja. Në këtë kuadër ata (Beogradi) kanë theksuar se me Prishtinën do të duhej të bisedohet për kthimin e të zhvendosurve , telekomunikacionin, furnizimin me rrymë  dhe për të pagjeturit… Bashkimi Evropian u përpoq të dërgojë  mesazhe  pozitive  nga takimi i parë  mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo u pasqyrua qartë  në pamjet dhe komunikatat zyrëtare  që erdhen nga Brukseli. Por  ky nuk duket të jetë  disponimi i vërtetë  i palëve . Edita Tahiri në këtë rast tha  se Serbia  manifestoi mentalitetin e së  kaluarës. Për pesë orë  bisedime nuk u arrit asnjë marveshtje  për asnjë  nga temat në truezë…

Diplomati amerikan Steinberg duke i dhënë mbështetje  dialogut me Serbin , për çështje praktike  midis Kosovës dhe Serbisë  ka rikonfirmuar si gjithnjë  qëndrimin  amerikan se pavarësia  e Kosovës  është çështje  e përfunduar dhe një realitet i ri në ballkan”, prandaj kjo mbështetje ka një rëndësi të veçantë për Kosovën në këto bisedime .

 Është për t’u shqetësuar nga fakti se në një farë forme duket një lloj tradite  në sjelljen e BE-së që sikur e shpërblen Serbinë  , me gjithë faktin se nuk ka bërë asgjë  sa i përket këtij shqetësimi. Duhet shikuar efektet në të ardhshmen.

                  

Propozimi i papranueshëm i Këshillit Nacional serb

 

Këshilli Nacional Serb për veriun e  Kosovës ka kërkuar që në bisedimet e ardhshme  mes Prishtinës dhe Beogradit , përveç zyrëtarëve  të BE-së  dhe të SHBA-së, të marrin pjesë  edhe përfaqësuesit e Kombëve të Bashkuara  dhe të Rusisë  “Presidenti Tadiq dhe qeveria e Serbisë  duhet të këmbëngulin  në praninë e tyre  me çdo kusht, sepse vetëm pjesëmarrja aktive e OKB-së  dhe Fedaratës Ruse  mund të pengojë planin  antiserb të Vashingtonit, Brukselit dhe Prishtinës”-thuhet në deklaratën e këtij këshilli.

Beogradi pretenton që përmes bisedimeve  me Kosovën të marrë shërbimet e kontrollit të komunikaciont ajror mbi Kosovën. Kryesuesi i delegacionit serb, Borko Stefanoviq, në deklarimet e tij zbardhi edhe atë se kur shihet çështja  e statusit në shëmbullin  e komunikacionit  ajror, duke thënë se shërbimi ajror  nuk është çështje teknike ,Çdo aeroplan paguan mbi 300 euro në ditë . Çështja e kontrollit të hapsirës  ajrore  është e rregulluar me rregullorën e BE-së  549- 2004 të Drejtorisë së Agjensisë Evropiane  për trafik ajror. Në aspektin e sigurisë  zona ajrore  e Kosovës me Marrëveshjen e Kumanovës është definuar si zonë 25 kilometra  jashtë kufirit të Kosovës … 

     

Vlimet në parlament dhe jasht (parlamentit) rreth zgjedhjes së Presidentit

 

 Në kohet e fundit pati mjaft qëndrime dhe sjellje të papëlqyera në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e qeverisë së re dhe të presidentit. Pati paqartësi, pshtjellime të panevojshme  gjatë votimit, por megjithate Behgjet Pacolli u zgjodhë president me 62 vota që ishin të domosdoshme për t’u zgjedhur presidenti dhe qeveria e re . Mirëpo kanë lindur paknaqësi  kontestime nga opozita  për zgjedhjen e presidentit, sidomos. Gjykata kushtetuese do ta sqarojë më se miri këtë rrjedhë të votimit.Mendoj se përkundër presioneve pas pauzës së lejuar nga kryeparlamentari, deputetët kanë dhënë votën e tyre për presidentin në mënyrë të fshehtë dhe kjo është me rëndësi për presidentin e zgjedhur,z.Behgjet Pacollin. Ka shumë zëra së e kaluara e Pacollit, si bisnismen, sidomos disa deklarata të tij në të kaluaren nuk do t’i lejonin mundësinë dhe prioritetin për t’u zgjedhur president, një njeri siq është  Behgjet Pacolli . Më të zëshmet në këtë fushë në kohet e fundit ishin shoqatat e dala nga lufta- veteranët e luftës. Çdo respekt për luftëtarët që kanë luftuar dhe kanë dhënë kontribut të madh për lirinë dhe pavarësin e Kosovës, por institucionet dhe kreu i shtetit nuk duhet pa tjetër të jetë nga pjesëtarët  që kanë luftuar direkt kundër armikut , por edhe nga të tjerër që në forma të ndryshme kanë ndihmuar çlirimin e vendit, të cilët janë të aftë , të shkolluar , por edhe organizator  të mire për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.z.Pacolli në intervistën dhënë “Klan Kosovës” me vullnet dhe fytyrëgjerësi ka treguar veprimtarinë e tij në të kaluaren si biznismen dhe veprimtar në disa fusha të veprimtarisë së tij. Ai tani qysh në start është duke treguar shenja të organizimit, vullnet të mirë dhe dije për të udhëhequr vendin. Menjëherë pas marjes së timonit për president i pari  vizitoi veriun në dy pikat kryesore kufitare me Serbinë . Fjalet dhe propozimet me ketë rast ishin mjaft inkurajuese dhe përmbajtësore. Pacolli menjëherë pas marjes se detyrës si president hoqi dorë nga paga e tij presidencionale ,për t’u dhënë 12 familjeve të vërfura për çdo muaj nga 250 euro. Pas vrasjes së të riut nga Uglari i Gjilanit , Pacolli vizitoi këtë familje dhe kërkoi që për vrasjen e këtij të riu të punohet me seriozitet për zbulimin e aktorëve të kësaj vrasjeje makabre. E gjithë kjo na tregon se duhet të presim, të jemi të durueshëm dhe  të shikojmë punën e tij, por edhe të tjerëve , sepse pa përkrahje dhe  pa qendrime të përbashkta nuk mund të arrihet asgjë, përkundrazi e dëmtojnë ardhmërinë tonë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora