E shtune, 21.12.2024, 02:06 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Demaçi: Shqiptarët do të bashkohen në një shtet

E diele, 13.03.2011, 12:56 PM


Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, vlerëson se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen, nëse Beogradi nuk ndryshon politikën ndaj Prishtinës.

“Mund të ndodh që shqiptarët edhe të bashkohen, nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë nëse Serbia do të jetë një pengesë për afirmimin dhe njohjen e Kosovës. Pra, bashkimi kombëtarë nuk mund të përjashtohet në të ardhmen. Nëse shqiptarët tregohen të organizuar, atëherë bashkimi kombëtarë do të jetë një zhgjëndërr”, tha Demaçi për "Lajm".

Sa i përket bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Demaçi thotë ato po zhvillohet pa vullnetin e kosovarëve. Sipas tij, dialogu i është imponuar Prishtinës nga Bashkimi Evropian.

“Ne s’kemi pas qare pa bërë bisedime, sepse të njëjtat janë aranzhuar nga BE-ja dhe OKB-ja. Me ne akoma dikush tjetër është duke komanduar, por këta që i kemi ne në pushtet nuk guxojnë ta pranojnë këtë. Evropianët i bëjnë lëshime Serbisë sepse janë të interesuar ta tërheqin në BE, ngaqë Serbia është një faktorë më i rëndësishëm se sa Kosova", shtoi Demaçi.

Lidhur me tensionet ndëretnike në Maqedoni, Demaçi tha se ato nxiten nga struktura të vjetra serbe të instaluara në institucionet e Maqedonisë të cilët janë të interesuara të ruajnë armiqësinë me shqiptarët. /lajmpress/

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora