| E diele, 13.03.2011, 07:57 PM |
Nga Agron Shabani
Duke menduar në "paktin politik" Thaci-Pacolli dhe në Formulën e re qeveritare në Prishtinë:
Në Kosovë Asgjë të Re...
Në emër të së vërtetës dhe interesave madhore të popullit(kombit) dhe vendit tonë:
Sic dihet kryeministri aktual i Republikës së Kosovës , z.Hashim Thaci dhe subjekti i tij politik(PDK-së) dolën fitues zyrtar të zgjedhjeve të parakohshme shtetërore dhe nacionale në Republikën e Kosovës të mbajtura me 12 dhjetor të vitit të kaluar(2O1O). Në këtë frymë menjëherë pas përfundimit të "balotazhëve" ose ripërseritjes së "zgjedhjeve të pjesëshme" në komuna dhe lokalitete të ndryshme të vendit tonë(kjo kryesisht me këkesat e ndryshme "kontestuese" të LDK-së dhe të ndonjë subjekti tjetër që i humbën zgjedhjet):Kryeministri Thaci dhe bashkëpunëtorët e tij i filluan konsultimet dhe negociatat(tratativat) e tyre shtetërore dhe politike me lider dhe parti të ndryshme lidhur me gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe një formule të qëndrueshme qeveritare dhe politike në vendin tonë. Në këtë sfond të lartëpërmendur shtetëror dhe politik të zotit Thaci dhe bashkëpunëtorëve të tij të binin në sy zemërgjërësia dhe dashamirësia e pakontestuar shtetërore dhe politike e këtyrëve të fundit(gjithnjë fjala mbi Hashim Thacin dhe PDK-së) ndaj partive dhe subjektëve të ndryshme politike dhe partiake në vendin tonë për gjetjen e ´gjuhës së pajtimit´dhe një formule të përbashkët qeveritare dhe politike në këtë periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të konsolidimit të gjithëmbarshëm dhe tranzicionit .Ndaj AAK-së të z.Ramush Haradinaj sidomos. Ku zoti Thaci dhe partia e tij(PDK-së) me qëllim të ngritjes dhe konstituimit të shumëpritur dhe të shumëkërkuar të një koalicioni të mundshëm qeveritar dhe politik në mes PDK-së dhe AAK-së (i cili së bashku me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës do të ishte ndofta edhe koalicioni më i natyrshëm dhe më konstruktivë në Kosovën e pasluftës?) i ofruan AAK-së së zotit Haradinaj kompromise , koncesione dhe beneficione të shumëta shtetërore dhe qeveritare në këtë drejtim.Duke iu ofruar poste dhe resore të shumëta shtetërore dhe ministrore në këtë spektër. Duke u ngritur kështu mbi interesat e ndryshme politike ose partiake në favor të interesave të përbashkëta shtetërore dhe patriotike të popullit(kombit) dhe atdheut tonë.Dhe..cka(cfarë) ndodhi? Ndodhi që edhe përkundër zemërgjërësisë dhe ofertave të sinqerta dhe tepër dashamirëse të kryeministrit Thaci dhe partisë së tij edhe kësaj radhe të "triumfojnë" egoja dhe kapriciot e ndryshme konceptuale dhe ideologjike të një pjese të konsiderueshme të lidershipit aktual të AAK-së.Të cilët në vend se ti studionin dhe analizonin në hollësi kushtet dhe mundësitë e ndryshme për ngritjen dhe formimin e një kolicioni qeveritar dhe politik me PDK-së të Hashim Thacit këmbëngulnin në kërkesa të ndryshme (heterogjene dhe inkompatibile) mbi përfshirjen e domosdoshme edhe të "partisë aleate" të LDK-së në koalicion dhe të ngjashme.Në këtë menyrë mungesa e edukatës dhe kulturës së njohur parimore, integrale dhe interaktive të një pjese të konsiderueshme të lidershipit aktual të AAK-së sikur i nënkuptonte dhe prejudikonte pashmangshëm edhe"luftërtat" ose konfliktët e ndryshme konceptuale dhe ideologjike në mes partive ose subjektëve të mesipërme nacionale dhe politike që nuk do të duhej të ishte ashtu..Nderkohë që lideri i kësaj partie, respektivisht, ish kryeministri kosovar dhe komandanti legjendar i Dukagjinit(bashkëluftëtar dhe aleat i dikurshëm i zotit Thaci) z.Ramush Haradinaj gjatë tërë kësaj kohe vazhdon të qëndroi( i privuar dhe izoluar nga zhvillimët dhe procesët e përgjithshme shtetërore , nacionale dhe historike në vendin tonë) në burgun e Den Hagës. Në këtë kontekst, kryeministrit Thaci dhe partisë së tij(PDK-së) në pushtet si "karrem" ose "ekuacion politik" nga faktor të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar iu imponua pashmangshëm "pakti" ose koalicioni qeveritar dhe politik me AKR-së të Behgjet Pacollit dhe përfaqësuesit e minoritetëve të ndryshme në vendin tonë që fare lehtë mund të jenë një "ekuacion politik" me shumë të panjohura dhe të papritura në këtë sfond(...).Për të mos e quajtur kësaj radhe koalicionin e lartëpërmendur PDK-së-AKR-së-(plus minoritetët) si"rastësi politike" dhe "pseudonim hyjnor" ose "profetik" të cilin Zoti(Hyji) megjithatë nuk deshti ta nënshkruaj.Kjo në radhë të parë për faktin se:Mosbesimi ose "ateizmi" i gjithëmbarshëm shtetëror ose politik sipas pikëpamjeve dhe vlerësimëve të shumëta shkencore dhe metodologjike mund të jenë të arësyeshem dhe të akceptueshëm deri atëherë kur i zbulojnë dhe justifikojnë shkaqet dhe arësyetueshmerinë e përgjithshme të një besimi të thellë. Në këtë menyrë lideri i AKR-së dhe bisnesmeni i shquar kosovar, zoti Behgjet Pacolli me favoret dhe disfavoret e ndryshme nacionale dhe politike të "stilit" ose manirit të njohur "Contradictio in Adjecto" u zgjodhë ( u emërua) në postin e lartë të presidentit të Republikës së Kosovës në saje të votave të deputetëve të PDK-së, AKR-së dhe atyre të pakicave të ndryshme në vendin tonë.Për t´u bërë kështu presidenti i parë në historinë e shtetit me të ri në Europë dhe në botë (gjithnjë fjala mbi Republikën e Kosovës) i zgjedhur dhe emëruar nga një parti e vogël sic është AKR-së që në shkallë vendi nuk i ka madje as 5 % të elektoratit të përgjithshëm kosovar.Ndonëse, pa i harruar këtu koncesionet dhe benificionet e panumërta ndaj partive dhe subjektëve të ndryshme minoritare në vendin tonë(lëxo:të drejtat dhe përparësitë e pakufijshme shtetërore, administrative , politike dhe juridike të partive dhe subjektëve të ndryshme të serbëve dhe të tjerëve atje!Të rezërvuara në bazë të rregullave dhe ligjëve të ndryshme aktuale në fuqi sipas"kushtetutës" së Ahtisarit etj.) .Ndërkohë që për dallim të përapësrive , koncesionëve dhe benificionëve të panumërta të lidershipit të përgjithshëm shqiptar(kosovar)dhe faktorit ndërkombëtar ndaj komunitetit të atjeshëm serb:Ngeli shija e thartë(kundërmuese) e paradoksëve, padrejtësive dhe anomalive të paspjegueshme shtetërore dhe politike ndaj vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të besimit kristian.Të cilët edhe kësaj radhe si të thuash ngelën të privuar ose anashkaluar (padukshëm) nga ana e liderëve të ndryshëm shtetëror dhe institucional në vendin tonë.Me c´rast, në vend të respektit dhe obligimit të njohur moral dhe patriotik ndaj motrave dhe vëllezërve tanë shqiptar të besimit kristian( të një gjuhe, të një trupi dhe të një gjaku):Nga ana e lidershipit dhe institucionëve të ndryshme shtetërore dhe qeveritare në Prishtinë edhe kësaj radhe u privilegjuan dhe benificuan serbët, malaziasit dhe pjesëtarët tjerë të "narodit proletar" dhe "internacionalist" të "Kosovës multikulturore dhe multietnike" të Marti Ahtisarit & Company!(...) . Aty ishin edhe cemët, cmirat dhe gjelozitë e ndryshme partiake dhe politike të një pjese të konsiderueshme të lidershipit të LDK-së të cilët akoma nuk po mund të lirohen(clirohen) tërësisht nga recidivi i fiksionëve dhe iluzonëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste të partisë-shtet dhe shtetit-parti.Ndonëse, praktika dhe teoria e përgjithshme mbi shtetin dhe shoqërinë e sotme moderne ose bashkohore e kanë dëshmuar dhe konfirmuar multiciperisht bankrotin ose kolapsin total të konceptëve dhe ideologjive të ndryshme hegjemone , dominante dhe ekskluziviste të partive-shtet dhe shtetëve-parti së bashku me kolapsin dhe ambisin e pashmangshëm të tendencave dhe pretëndimëve të njohura(utopike dhe demagogjike) mbi relativizimin dhe privatizmin e moralit të gjithëmbarshëm shtetëror dhe nacional.Përkatësisht, të fosilizimëve, relativizimëve, komercionalizimëve, uzurpimëve, privatizimëve ose monopolizimëve të cfarëdollojshme shtetërore ose nacionalë nga ana e kujtdoqoftë në këtë botë.Në këtë konteskt për dallim të politikës që nënkupton moralin ose etikën e përgjithshme mbi shtetin :I kemi epistemologjinë dhe shkencat e njohura politike ose politologjike që na mësojnë dhe udhërrefejnë mbi logjikën dhe dialektikën e njohur evolutive dhe organike të konceptëve dhe diskursëve të njohura shkencore dhe metodologjike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Dhe, kjo sidomos atëherë kur flasim dhe mendojmë(racionalisht ose në menyrë kritike, shkencore dhe metodologjike) mbi dallimet themelore ose esenciale në mes shkencave të njohura politike ose politologjike dhe shkencave të tjera shoqërore dhe natyrore.Duke i njohur dhe nënkuptuar në këtë frymë madje të vërtetat, të përbashkëtat dhe të vecantat(specifikat) e ndryshme politike dhe organike të revolucionëve të ndryshme shoqërore ose politike dhe atyre industriale dhe ekonomike së bashku me konvergjencat , amplifikimet dhe singularizimet e njohura eksterne ose eksplikative të konceptëve dhe teorive të ndryshme elitare dhe egalitare mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare me qëllim të njohjes , studimëve dhe analizave të ndryshme(me të thella) të strukturave dhe ´par exelencave´të ndryshme shtetëroe dhe politike të vendëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive kudo në botë.Dhe, sidomos të atyre shtetëve dhe shoqërive të ndryshme në konsiolidim e sipër dhe në tranzicion (sic është rasti me shtetin dhe shoqërinë tonë kosovare): ku përvec studimëve dhe analizave të thella të këerkesave dhe aspiratave të ndryshme individuale ose kolektive të strukturave të ndryshme sociale ose societale.Duhet studiuar dhe analizuar kushtët, rrethanat dhe mundësitë e njohura(objektive dhe subjektive) të ngritjes dhe krijimit(promovimit) të strukturave (superstrukturave) dhe par-exelencave të ndryshme shtetërore dhe nacionale në vendin tonë.Përkatësisht, stadin ose nivelin e edukatës, kulturës, zhvillimit , emancipimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm shtetëror dhe nacional së bashku me potencialet, kapacitetët dhe resursët e gjithëmbarshme globale ose universale të shtetit dhe shoqërisë kosovare që paraqesin njërin prej indikatorëve dhe predikatorëve kryesor ose ambivalent në ngritjen dhe konstituimin e mekanizmave dhe instituconëve të atjeshme shtetërore dhe qeveritare.Respektivisht, të ngritjes dhe promovimit të lidershipit të atjeshëm shtetëror dhe politik .Por, pa i harruar këtu disajnin, arkitetkturën , strukturën, superstrukturën, përformansën, etikën dhe estetikën e preferuar institucionale dhe konstitucionalë së bashku me edukatën, kulturën dhe etikën e njohur profesionale dhe autonome të lidershpit të gjithëmbarshëm shtetëror dhe politik si sfidat dhe provokimet kryesore të shtetëve dhe shoqërive të sotme njerëzore ose qytetare gjithandej globit tonë.Aty janë edhe pozitivizmi i përvojës së gjithëmbarshme individuale dhe objektive-subjektive së bashku me funsionimin optimal dhe stabilitetin e përgjithshëm psiko-fizik të grupit ose individit dhe mendimin racional dhe pozitivist ndaj institucionëve të njohura shtetërore dhe politike.Përderisa, gjendja e mirë materiale, përkatësisht, statusi i njohur social dhe ekonomik së bashku me profesionin, karierën, standardin dhe kualitetin e njohur jetësor etj.I takojnë grupit të indikatorëve dhe predikatorëve me të rëndësishëm ose kryesor në drejtim të përcaktimit dhe krijimit të struklturave ose supërstrukturave të ndryshme shoqërore(shtetërore) ose qytetare në këtë drejtim.Ndërkaq, Kauzaliteti i njohur shtetëror, nacional dhe historik së bashku me edukatën, kulturën, filozofinë, sociologjinë, psikologjinë, historinë, gjeografinë, imagjinatën, fantazinë , ideologjinë e përgjithshme shtetërore, nacionale, fetare, kulturore, historike etj.Si sfida dhe alternativa të ndryshme në suspektin e njohur të teorive dhe interpretimëve të ndryshme politike dhe historike .Me tepër i përkasin sferës së njohur të Etnografisë, Antropogjeografisë dhe Antropologjisë së përgjithshmë sociokulturore dhe sociohistorike.Sidoqoftë, fama dhe reputacioni i njohur (kombëtar dhe ndërkombëtar) i z.Behgjet Pacolli si bisnesmen dhe një afarist(multimiliarder) i kalibrit botëror së bashku me karakterin dhe pozitivizmin e përvojës së tij të gjithëmbarshme objektive dhe subjektive na bëjnë të presim dhe shpresojmë për risi dhe inovacione të ndryshme në të mirë të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme në vendin tonë.Dhe kjo pavarësisht simpative ose antipative të ndryshme ndaj akëcilit lider ose subjekt të ndryshëm partiak ose politik.Aty janë edhe emrat dhe figurat e respektuara të Agim Cekut, Mimoza Lila-Kusarit, Ferid Aganit, Ibrahim Makollit dhe zyrtarëve të tjerë(nga AKR-së) në bordin e ri qeveritar të Hashim Thacit që mund t´iu japin dinamikë dhe impulse të reja zhvillimëve dhe procesëve të gjithëmbrshme shtetërore dhe politike në vendin tonë.