Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


“La Republica”: Miliband ka propozuar shpalljen e pavaresise me 4 shkurt

| E marte, 22.01.2008, 09:36 PM |


Shefi i diplomacise britanike, Dejvid Miliband, ka propozuar 4 shkurtin si date per shpalljen e pavaresise se Kosoves. Gazeta italiane “La Republika” duke u thirrur ne burime brenda takimit te ministrave te BE-se nga Grupit i Kontaktit te mbajtur te shtunen ne Kranj te Sllovenise, shkruan se Miliband ka propozuar qe Kosova te shpall pavaresine me 4 shkurt, nje dite pas raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi. Nje diplomat italian, i cili ka folur per kete gazete, ka bere te ditur se te gjithe vendet anetare te Bashkimit Evropian do ta njohin pavaresine e Kosoves, nese Kosova e pershtat daten e shpalljes se pavaresise me BE-ne. Sipas gazetes “La Republika”, Gjermania dhe Franca perkrahin me shume qendrimin italian, qe shpallja e pavaresise se Kosoves te mos behet para zgjedhjeve parlamentare ne Spanje, pasi qe kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, do te mund te kishte probleme me njohjen e pavaresise se Kosoves, per shkak te problemeve qe ka ne vendin e tij me basket.

 
 

Korrieri