E enjte, 26.12.2024, 11:39 AM (GMT)

Mendime

Hysen Ibrahimi: 13 vjetori i Familjes Jashari në Prekaz

E merkure, 09.03.2011, 08:53 PM


ME RASTIN E 13-TË VJETORIT, TË RAMJES HEROIKE E FAMILJES JASHARI NË PREKAZ.

 

…..LUFTA E SHABAN, ADEM DHE HAMZË JASHARIT KISHTE PRETENMDIME ÇLIRIMTARE….

 

nga Hysen Ibrahimi, Suedi-Förslöv, 06-03-2011

 

Familja Jashari e Prekazit, u shëndërrua në: 

 

"PERSONAZHIN KRYESOR TË ZGJEDHJES SË NYJES DARDANE ANTIKE PËRMES PUSHKËS".

 

Se heroizmi i jasharajve ishte synonim për çlirimin e Kosovës dhe pavarësisë së saj, i mundësisë për një bashkim kombëtar, çlirimi përfundimtar nga regjimi i shkjaut, nuk ka asnjë koment sepse dëshmon vepra e tyre heroike, të cilët u flijuan për truallin Shqiptar.

Pra, kjo është vepra e tyre sublime, që dallon nga veprat e tjera dhe merr përmasa kombëtare, ku të njejtin parim e ndjekin edhe dëshmorë të tjerë të çështjes kombëtare, futë në shpirtin e shqiptarit emocione të reja se si duhet sakrifikuar për vendin dhe rezistuar përball anmikut shekullor, të gjitha këto janë rezultat i edukimit në frymën kombëtare nga të parët e jasharajve deri në ditët e sotme.

Me rastin e 13 vjetorit të ramjes heroike të tyre, populli Shqiptar i përkujton me pietet të lartë ditët e marsit si 5, 6 dhe 7 marsin, por edhe si ditët më të vështira, të rënda sepse përball një anmiku shekullor rezistonte familja shqiptare e jasharajve duke e ruajtur pragun e shtëpisë që mos t’i shkilet, ku ky parim dëshmon ngritjen e lartë të moralit shqiptar se cenimi për të mbrojtur të drejtën e familjes dhe pragun e shtëpisë, është i gatshëm deri në sakrificën e tij sublime. Të bijtë e Shaban Jasharit si Ademi dhe Hamza dhe e tërë familja Jashari, ishin të vetëdishëm për fenomenin e pësimit të familjes, por në të njejten kohë ishin të vetëdishëm se edhe fitorja do të arrihet pikërisht në saje të mbrojtjes së pragut të shtëpisë duke u shëndërruar në lapidar të Lirisë së Kosovës dhe pavarësisë së saj. Zëri i tyre me veprën e tyre heroike, i’u ishte drejtuar shkaktarit të gjendjes në këtë rast regjimit të shkjaut, kurse në të njejten kohë zgjoi ndërgjegjen e Europës nga e cila ironizohej kërkesa e popullit Shqiptar e Kosovës për pavarësinë e saj. Pikërisht mobilizimi i vetëmbrojtjes edhe me pushkë për t’i treguar shkjaut se populli Shqiptar nuk shkilet ashtu siq e mendon ai dhe ironia aktive e qendrave të vetëvendosjes nga shumë shtete perendimore, bën që kjo pushkë e Familjes Jashari që të kapërcei ”qetësinë” e të gjithëve dhe detyrimisht të mirren me kërkesat e popullit Shqiptar, sepse ishin pikërisht këto shtete që padrejtësisht e kishin ndarë Kosovën nga Trungu i tyre të shtetit Shqiptar siq është Shqipëria. Kjo pushkë e jasharajve i detyroi që të hapin edhe një herë arkivat e tyre, ku ambasadori gjerman në Beograd u’a tha hapur shkjaut, se Kosova është e aneksuar nga ju në vitin 1913.

Me këtë rast, lufta e Shaban, Adem dhe Hamzë Jasharit kishte pretendime çlirimtare dhe mund të themi se kuptimësia e saj qëndronte në të njejten pikë të historisë se pa bashkimin e trurit dhe mendjes së Kosovës siq ishte Presidendti i parë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe me pushkën për çlirimin e atëdheut në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin, vendi nuk çlirohet. Për këtë disa herë kishte deklaruar Kryetari Rugova, para opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar se pragu i shtëpisë duhet mbrojtur me çdo kusht, kështu edhe ndodhi. Këtu rezistenca e jasharajve arrijnë të hapin një dimension të ri të luftës kundër okupatorit dhe gjason me mbrojtjen e pragut të shtëpisë sikurse që ishin Ahmet Delia, Zhuj Selmani, Adem Voca, Tahir Meha, Luan e Shkelzen Haradinaj, Rifat Zeneli nga Mazhiqi i Mitrovicës, Avdyl Uka nga Vushtrria (ende i gjallë jeton në Suedi, i cili i’a shkrepi shkaut alltinë mu në lul të ballit duke e mbrojtur pragun dhe nderin e shtëpisë) dhe shumë e shumë heroizma të tjerë të popullit Shqiptar.

Të gjitha këto pushkë, e po ashtu edhe i Famijes Jashari, ishin një zë i vetëdijes kombëtare, për vazhdimin e mëtejshëm me një ndërdije atëdhetare dhe ndëgjohen aq larg për të ju thënë se edhe ne jemi Europë dhe se sa më largë shkon zgjedhja e kërkesave tona, aq probleme më të mëdha do të ket Europa, kurse kërkesat e këtij populli do të plotësohen deshen apo nuk deshen vendet okupatore që mbanin në gjiun e tyre koloni të dhuruara po nga këto shtete të perendimit përmes konferencave të tyre që ndanë truallin e Kombit Shqiptar në pesë shtete të Ballkanit.

Në përvjetorin e 13-të të ramjes heroike të Familjes Jashari, Baca Rifat hapur pranon  para mediave të RTK-së, se ende nuk janë kryer të gjitha punët për Kosovën. Këtu nënkuptohet për mos unifikimin e qëndrimeve të përbashkëta të politikës së Kosovës. Këtu ka të drejtë Bacë Rifati. Pse? Të gjitha këto pushkë, nuk u ndezen për t’u pasuruar sot liderët e Kosovës, kurse popullata e saj nuk ka miellin edhe për nesër, ku sipas fjalëve mbrëmë të z. Munish Beqiri nga  Llausha e Podujevës nuk e kishte miellein as për dy ditë për familje e tha nëRTK, kurse në anën tjetër liderët tanë numrojnë miljona e miljona €, kurse deri dje nuk kanë pasur asgjë pas veti! U pasuruan në saj të derdhjes së këtij gjaku të dëshmorëve të lirisë dhe këta i përmendin këto familje të dëshmorëve vetëm atëherë kur atyreve i’u hyjnë në punë për interesa. Të gjithë liderët e sotëm të Kosovës, janë më të pasur se familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Të gjithë kanë shtëpia më të shtrejta dhe më të mira se familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Liderët e sotëm të Kosovës, janë duke prekur majat e më të pasurëve të Europës, kurse popullata po varfërohet si njëra ndër popullata më e varfër e Europës! Popullin janë duke e varfëruar për arsye se vota e tyre mund të blihet më lirë për të qenë prap në pushtet. Kjo edhe po ndodhë në sy para popullit Shqiptar të Kosovës dhe botës. Edhe durimi ka një kufi.

Familja Jashari e Prekazit, u shëndërrua në: ”PERSONAZHIN KRYESOR TË ZGJEDHJES SË NYJES DARDANE ANTIKE PËRMES PUSHKËS”.

Familjes Jashari me rastin e 13 vjetorit të ramjes së tyre, i’u shprehim ngushëllimet më të sinqerta vëllazërore, me shpresë se një e ardhme e afërt, për tu plotësuar amaneti i tyre për Bashkim Kombëtar, pa tjetër se do të vij. Këtu nuk ka asnjë dilemë.

 

Zoti e bekoft Familjen Jashari dhe tërë popullin Shqiptar, kudo që ndodhet ai.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora