E marte, 18.06.2024, 03:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Festa e luleve

E hene, 07.03.2011, 08:58 PM


Demir KRASNIQI:

 

FESTA E LULEVE

-          Kushtuar Ditës së Mësuesit Shqiptar –

Teksti dhe muzika : Demir KRASNIQI

 

Duart plot lule ngjyra – ngjyra ,

Fëmijëve tanë iu qeshet fytyra .

Mësuesve t’ dashur ua dhurojnë –

Festën e shenjtë ua urojnë !

            Refreni:

            Festa e luleve – festa e shkronjave ,

            Hidhet vallja e shqiponjave ,

            Që nga Korça e Manastiri –

            N’ ballë iu prinë  Pandeli Sotiri .

 

Dritë e gaz mbi buzë të fëmijës –

Janë këto lule t’ Ilirisë .

Festë e dritës – Abetare ,

Festë e shkollës shqiptare .

            Refreni:

            Festa e luleve – festa e shkronjave ...etj.

 

Kokat mbushur plot mësime ,

Gojët mbushur me urime ,

Zemrat mbushur plot gëzime,

Fytyrat qeshur n’ përqafime .

            Refreni:

            Festa e luleve – festa e shkronjave ...etj.

 

Festë të madhe ka shkolla sot ,

Nxënëse mësues është mbushur plot .

Jehon kënga , zien hareja –

Dituri e rreze të reja .

            Refreni:

            Festa e luleve – festa e shkronjave ...etj.

 

N’ gëzim mësuesi fluturon –

Kur nxënësi lule i dhuron !

Mësuesit – festa i urohet ,

N’ krenari jeta i shtohet !

            Refreni:

            Festa e luleve – festa e shkronjave ...etj.

 

 

 

DHURATË NËNËS

                        Teksti: Autor i panjohur

                        Muzika: Demir Krasniqi

 

Po vjen sërish pranvera ,

Ja erdhi Tetë Marsi .

Për nënën një dhuratë

Unë dua ta bëjë gati .

 

Po vjen sërish pranvera ,

Do t’ mbledh unë manushaqe .

Për festën tënde nënë ,

Do të puthi në faqe .

 

Do t’ zgjedh për ty ca vargje

Me to do t’ thurë një këngë .

Në ditën e Tetë Marsit

Do të ta dhuroj  moj nënë !



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora