Mendime
Alketa Maksuti: Facebook, arenë frike për vëndet ku kanë nisur protestat
E marte, 01.03.2011, 07:40 PM
FACEBOOK, ARENË FRIKE PËR VËNDET KU KANË NISUR PROTESTAT
Nga Alketa MAKSUTI
Facebook , arene frike për vendet ku kanë nisur protestat.
Po kalojnë javë që po dëgjojmë mbylljen e faqes së facebook-ut në vendet ku njerëzit protestojnë kundër qeverisë së tyre.
Pyetja vjen natyrshëm: Pse frikë nga kjo faqe?
Fuqia e facebook-ut është e barabartë me një stuhi dimri, është e barabartë me një ortek bore?
Facebook ka bërë dhe bën mrekulli, ka një qëllim të bashkojë njerëzit në të gjithë botën nëpërmjet komunikimit.
Artit të teknikës së fjalës, të jëtës njerëzore, komunikimit.
Nuk është facebook fajtor. Nuk meriton denim facebook. Fajet dhe fajtorët nuk janë tek ai.
Mendimi I hedhur në facebook nga secili anëtar I tij, është mendim I lirë. Facebook është liria e fjalës. Të gjithë janë të lirë në shprehjen e mendimit të tyre. Secili me dashje apo jo pasqyron një pjesë të së vërtetës së tij. Shpreh ndjenjen nëpërmjet poezisë, frazës, fjalës. Secili shpreh shijen muzikore nëpërmjet këngës. Secili shpreh shijen e artit pamor pikturës, tablosë, fotografisë. Secili shpreh opinionin e tij nëpërmjet komenteve. Secili gjen hapësirën e lirë të vetes , është I lirë pa cënuar lirinë.
Revolta, pakënaqësia,qëndrimi I një individi , një grupi shoqëror, një grupi politik, një grupi fetar nuk mendoj se ndikohet nga facebook.
Në kohët kur kanë ndodhur përmbysjet e sistemeve dhe pushteteve nuk ka ekzistuar facebook. Por njerëzit e kanë gjetur mënyrën e komunikimit dhe përkrahjen e njëri- tjetrit për t’u bashkuar në një kauz. Që të ndodhë një ndryshim sistemi e dimë mirë nga historia arsyen pse ndodh. I kemi të qarta shembujt në do epokë që kanë ndodhur.
Frika dhe trembja nga facebook më duket pak absurde. Nëse njerëzit janë të bindur në kauzën e tyre ata do të gjejnë format dhe mënyrën për të arritur qëllimin që kanë. Flasë kur njerëzit duan të bashkohen. Nëse ekziston ende ideali ndaj një rruge që është më e mirë për t’u ndjekur. Nëse secili individ nuk është I bindur për hapin që merr dhe të mirat që I sjell nuk bashkohet, nuk të ndjek pas. Të osh një popull në protestë do të thotë që lideri dhe mbështetësit e tij kryesor e kanë të qartë vet si individë farë kërkojnë të realizojnë.
Facebook është rrjetëzuar për një qëllim pozitiv nga krijuesit e tij, të ndërtojnë rrjetin e komunikimit, të ngrenë urën në rruzullin tokësor. Qëllimi I tyre është arritur. Urat janë hedhur mbi të gjithë TOKËN.
Është ura më e bukur dhe më e mrekullueshme që globi ynë ka parë, kjo urë ka një emër : KOMUNIKIM.
Për miliona vite njerëzit kanë vuajtur për këtë fjalë. Për miliona vite njerëzimi ka njohur dhe parë luftëra. Është e dhimbshme që ende ne shohim përsëri luftëra.
Misioni I facebook është krejt ndryshe , ka tjetër emër :PAQE
Ne kemi fituar nga facebook, kemi fituar mirësinë e fjalëve magjike, të cialt ja përcjellim njëri- tjetrit edhe pse në gjuhë te ndryshme , po me një gjuhë të përbashkët mirësjelljen dhe dashamirësinë.
Pa njohur fizikisht , me shpirt mirësi apo me imponim ne marrim dhe japim komunikimin e ngrohtë.
Jemi apo jo sipërfaqësorë me njëri-tjetrin, apo jemi të vërtetë, rëndësi ka që I shprehim dhe I urojmë secilit të mirën për ditën që lind.
Kjo na bëhet edukatë, na jep etikë të gjithëve. Na kulturon.
Çështja që mua si individ më shqetëson sot në shoqërinë ku jetojmë është : Si mundemi ne të përmirësojmë dhe zhvillojmë më tej etikën . Ta ngresh etikën dhe pozicionosh atë në vendin që I takon. Sot ky është problem që na shqetëson si shoqëri. Këtu nis përmirësimi I shëndetit shoqëror.
Facebook është një mekanizëm shumë I mirë në përmirësimin e etikës. Është një nga komponentët që ndihmon të bëhemi më etikë. Nëse secili nga ne pasqyron etikën e tij të shëndetshme dhe nga bashkëkomunikuesi nuk ka si ndodh ndryshe.
Nëse do të japësh mirësi , mirësi do të kthehet. Lidhja bëhet më e fortë nëpërmjet komunikimit në shoqëri.
Nga cilat arsye duhet të trembet një system , një qeveri?
Pse tronditen themelet e një pushteti?
1- Kur puna e saj nuk është bërë mirë, normal që do trembet.
2- Ka menduar më shumë për interesa personale se interesin për të cilin ka marr votat.
3- Është organizim I gabuar I strukturës .
4- Mos realizim I objektivave të marra.
5- Tundimi ndaj copës më të madhe.
Renditjen e faktorëve mund ta vazhdoj me shumë arsye të tjera, por thelbi është një dhe vetëm një: Nëse nuk je më për interesat e shoqërisë që të ka zgjedhur, ajo shoqëri do të rrëzojë.
Nëse do ta bësh një popull të irrituar , irritimin e mbjell ve ti.
Nëse do ta bësh një popull të dhunshëm dhunën e mbjell ve ti.
Shmangia e irritimit, dhunës, vjen vetëm nëpërmjet përmirësimit ekonomik dhe social të shoqërisë njerëzore.
Një popull I begatshëm sjell edhe begati në shpirt.
Po cilat janë pikat e fuqishme për ta bërë një popull të begatshëm?
1- Arsimimi I mirë
2- Kultura e kultivuar mirë
3- Punësimi
4- Aplikimi I ideve nga njerëzit me vizion për të ardhmen
Të aplikosh mirë mbi këto pika ke fituar një shoqëri të shëndetshme njerëzore.
Ke ngritur ETIKËN në vendin që I takon të jetë.
Nuk ka shans për frikë. Siguria për të qënë në pushtet është e madhe.
Nuk është facebook-u Gogoli I përallës, nuk është ai e keqja e qeverive.
Rrënjët e së keqes janë diku tjetër, janë më të thella.
Rrjeti social Facebook e ka bërë mirë punën etij, ka arritur qëllimin dhe suksesin e tij.
Qeveritë duhet të gjejnë format e duhura të përmirësimit të tyre për t’I shërbyer sa më shumë interesave të popullit të tyre.