E diele, 22.12.2024, 06:22 AM (GMT)

Mendime

Pilo Zyba: E drejta e fjalës, apo e drejta e së vërtetës?

E diele, 27.02.2011, 07:59 PM


E DREJTA  E FJALËS, APO  E DREJTA E SË VËRTETËS ?

 

-Përgjigje zonjës Vilheme Vranari për shkrimin,

“Demokracia nuk ndërtohet mbi  harresën “

 

Nga Pilo Zyba

 

Duke iu referuar një shkrimi të botuar ditët e fundit dhe jehonën e tij.

“Fati i madh i kombit shqiptar” ditët e fundit në selinë e zotit Bamir Topi,

është bërë publike ekspozita e krimeve të Komunizmit.Dhe zoti president, meqë mban dhe mbiemirn e një topi, ngren drejt qiellit grykën e propogandës dhe zbras breshëritë e dekoratave. Zonja Vranari, shpreh kënaqësi dhe entuziazmin për këtë ditë të madhe dhe të shënuar, dhe shpreh kënaqësinë për “SLOGANIN” e pare dhe shijuar.Pa e ditur fare rëndësinë e fjalës Slogan, që do të thotë, propogandë dhe parullë mashtruese, ajo vazhdon më poshtë se, këtë slogan të vendosur në selinë e presidentit, Topi, e vizitojnë edhe figura të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Dhe më shkruan zonja me shkronja të mëdha në shkrimin e saj: “Presidenti i Republikës, Prof.Dok. Bamir Topi…etj. etj “.I shpreh këto fjalë me kaq madhështi, me kaq pompozitet, sikur vetë kombi im të ketë dalë në parajsën e ëndërruar.Sikur, vetë titujt e presidentit i kanë munguar këtij populli, për të qënë përkrah popujve europianë,sikur vetë titujt që ai ka, por që për faqe të zezë i ndan me kile dhe me okë dhe për të tjerët.Dhe gjatë kësaj cermonie i bien veglave frymore edhe përfaqësues të partive të ndryshme, dhe te përfaqesive diplomatike. Ashtu si shprehet vetë zonja Vranari, ky është vërtet një sllogan. Një sllogan që bëhet me qëllim për të hequr vëmëndjen nga politika e sotme shqiptare, për ti hedhur tym syve të opinjonit kombëtar. Thua se çeshtja me e madhe e ditës sot, është ndarja e dekoratave, që të tjerët ua mohuan dikur.Dhe më tej, zonja në fjalë, thotë se, ( Demokracia nuk ndërtohet mbi harresën).

Kaluan 20 vjet demokraci dhe nuk hoqëm dorë nga rruga e Enver Hoxhës, i cili, u shpërndante puntorëve të dalluar, fletë lavdërimi. Këtë bën dhe presidenti i republikës sot,shpërndan ca fletë lavdërimi, për ti pasur të persekutuarit në kraharorët e tyre, apo të nipave. I duan që të mburren, apo, në emër të tyre të kërkojnë nga e kaluara, pagesën për të ardhmen,vendet e punës, shkollat, karriget.

Jemi ngopur zonja dhe zotërinj me këta Profesorë dhe Doktorë, nuk jemi keq për tituj dhe grada, jemi keq për drejtues të aftë, të ndershëm, dhe që ta duan atdheun më shumë se xhepat e tyre. E dimë mirë, tashmë, që të gjithë presidentët, kryeministrat dhe me radhë, kraharorët e tyre i kanë të mbushur me tituj dhe merita, por nuk dimë se, kraharori i popullit të tyre, nga meritat e tyre, është i mbushur me këta tituj në, mirëqënie, qetësinë, shëndetin dhe mënyrën e jetesës.Zonjë e nderuar, pyesni të lutem se sa grada dhe tituj ka Kadafi, Mubaraku, sa grada e tituj kishta Enveri, Stalini, Sllobodani, dhe pastaj bëni dallimin e gradave, të titujve dhe të punës së tyre në drejtim të mirqënies së popullit. Zonjë e nderuar, me ardhjen e demokracisë mija intelektualë shqiptarë, me tituj dhe me grada dolën në rrugë, dhe u zëvëndësuar me njerëz të “ aftë”, që demokracia i përgatiti me kurse gjashtmujore, si Enveri për kurset e anafalbetizmit. Enveri thoshte, diplomën e morëm në mal, Saliu thotë, diplomën ua dha demokracia.Të gjithë këta u zëvëndësuan, dhe të zëvëndësuarit më pas u zëvëndësuan prapë në kohën e Fatosit. Pra u luajt loja e politikës dhe interesave të saj, dhe jo ajo e interesave kombëtare. Dhe kjo politikë do ndiqet dhe ne të ardhmen, as që kam dyshim.Ju, dhe të tjerët me ju, apo pas jush, i bini violinës për hapjen e dosjeve. Të atyre dosjeve ku ju jeni e akuzuar dhe dënuar, dhe të atyre që me të pa drejtë u kanë dënuar.Dy rrugë janë,  të hapen dhe të marrin dënimin e merituar cilët? Sepse me atë ligj dhe kushtetutë që u dënuan ishin brënda ligjit, dhe e dyta, hapja e tyre kujt do ti japi dënimin? Kanë kaluar 20 vjet demokraci, dhe 30 të tjera dënime bëjnë 50, ata që i bënë dënimet kanë vdekur duke e marrë fajësinë me vete. Por në rastin konkret mua më duket se nuk kërkohet pafajsia, por marrja e meritave dhe titujve në kohën e sotme. Megjithatë unë jam dakort edhe me këtë pikë, por sipas vlerave, dhe jo sipas dënimit që është bërë dikur.Sot koha pruri përpara kombit të tjera figura dhe personalitete, i përgatiti dhe i ngriti ata në podjumin e qeverisjes, pavarsisht nga rrugët që u ndoqën dhe nga mënyrat që u përdorën për të zënë kreun e pushtetit...Këto në kohën e sotme janë të gjitha të njohura.

Unë që u shkruaj jam i pa prekur as nga e kaluara, as nga e sotmja, dhe besoj, as nga e ardhmja.Në ato kohra të vështira të lindjes së Demokracisë isha në radhët e organizatorëve të saj, kërkoja lirinë, të fluturoja , dhe fluturova larg. Kisha ëndërra, forcë dhe dëshira të mëdha. Enveri pushkatoi mijra intelektualë për qëllime politike, demokracia nuk bëri të njëjtën gjë kur i nxori në rrugë? Nuk i internoi rrugëve të europës për të lipur një copë bukë, sepse të rrallë ishin ata që vunë në punë diplomën e tyre.

Jam dakort me ju zonjë, ta respektojmë të kaluarën, por si thoni, të mërremi me të shkuarën dhe të lëmë të ardhmen, apo të mërremi me të shkuarën për të mbuluar me hirin e errësirës për të mos e parë të sotmen.

Ju shpreheni se, nuk ndërtohet demokracia mbi harresën. Ndërsa unë po u pyes: “Të mërremi me të shkuarën dhe të lëmë të sotmen”?

Një histori të tërë këtë kemi bërë, Enveri luftonte Zogun, Saliu Enverin, Edi Saliun e me radhë. Kohët e fundit ka filluar dhe një luftë ere, ajo ka për qëllim ta shuajë kombin dhe historinë e tij, mohojmë Skëndërbeun, Ali Pashën, ulim Naimin për të ngritur Fishtën, vëmë në peshore Saliun me Fatosin. Në historinë e kombit, sejcili ka vëndin e tij për vlerat që ka, dhe ara e kombit është kaq e madhe sa ka vënd të “kullosin” të gjithë, edhe ata që kanë tituj, por edhe ata që nuk kanë.

Më poshtë shkrimi juaj më kujton parrullat e Komunizmit, poshtë trdhëtarët, rraftë Partia komunniste.Çdo vizë e shoqëruar nga një frazë, është një parrullë.

Ja parrulla juaj:

“Bijtë dhe nipat ecin në gjurmët e baballarëve, që drejtonin dje, kurse ata drejtojnë sot”.

Kuptohet katërcipërisht se, drejtimi i pushtetit nuk është mbi vlerat e individit, por të qillimeve politike.Por duhet të dini zonje, se  në botën e qytetëruar, fëmija nuk ka bindjet e babait të tij, por të tijat, dhe bën punën e tij, krijon emrin e tij, në pavarsi të plotë nga bindjet politike të të jatit. Por qëllimi ky është, ua thashë dhe më lart, në emër të viktimave, kërkohen shpërblimet.Demokracia në shqipëri nuk është gjykatës për të bërë gjyqin e të kaluarës, por për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe më të mirë. Nëse kjo e mirë është një realitet, atherë të gjithë e shikojnë, e peshojnë të kaluarën me të ardhmen, dhe dinë të bëjnë vlerësimet dhe ti japin meritat atij që i takon.Kombit tim të lodhur e të sëmurë nga e shkuara dhe e sotmja, nuk ja shërojnë dhimbjet  dekoratat e Presidentit, por puna e tij për ti justifikuar ato dekorata që ka. Në krahinën time ku kam lindur ka një fjalë të urtë “ La drutë dhe shkoi për shkarpa”.Mjaft me të shkuarën, ajo i përket historisë, nuk është grep për të peshkuar të sotmen dhe për të siguruar të ardhmen.Çdo brez ka kohën e tij, rrugën e tij, vlerat e tij dhe vlerësimin e tij në librin e madh të historisë.

Më poshte, zonjë e nderuar  merreni me politikë, por politika juaj është thatë, pa fakte, jo bindëse. Hidhni ca shashka për të bërë tym, e njohur kjo tashmë. “Humbja e identitetit autokton kombëtar u intereson shovinistëve sllavo serb dhe shovinizmit grek. Ndaj iu rritet oreksi Janullatosit (Kali i Trojës në Shqipëri), konsullit të Korçës, lobit grek në ShBA me Geixh në krye” .

Zonjë e nderuar, humbja e identitetit tuaj kombëtar, apo imja, është në interes te atyre që permendni më lart? Zgjohumi, dhe mos e vlerësoni veten kaq lart, as ju, as unë që jetoj jashtë, dhe as të tjerët.Amerika është një bashkëkombësi shtetesh, po kështu edhe europa drejt kësaj rruge shkon. U lutem ndajini gjërat, mos i bëni lesh e li.

As Ju , dhe as unë, nuk jemi kombi, por një pikë e padallushme ne oqeanin e tij.Shovinistet kane te tjera qellime për të cilat ju nuk keni as më të voglën ide, as të asaj që ndodh dhe as te asaj që shikoni. Bota ka ecur përpara, e nderuar, për te bere tregeti në politike, duhet mënçuri, art, dhe te jesh nje tregëtar i zoti ne kete Pazar qe sot ka pushtuar boten është aftësi Por e keqja eshte se, ne po e shesim veten pa asnjë shperblim, dhe ketu behet fjalë për vlera kombëtare, dhe jo per vlera thjesht njerëzore të ditës apo të unit tuaj apo timit.Shumë figura tonat kombetare punuan, jetuan dhe vdiqën jashtë, por kombi i ka në panteonin e tij, të kulturës, politikës, historisë.Bejeni veprën tuaj të mbetet dhe pastaj do shikoni se askush nuk ua mohon ate. Lërini titujt dhe karriget, luftoni për veten, dhe vepra e cilitdo që ka vlerë, i bashkangjitet vlerave të kombit.

Jam armik i betuar i sistemit totalitar që ashtu si juve edhe mua më hodhi ferra në rrugën time të ecjes në jetë, por nuk kam kohë të qaj të shkuarën time, koha nuk pret, unë duhet të eci për të vajtur atje ku jam nisur.Po kështu dhe demokracia, ka qëllimin e saj. Askush të mos mendojë se, duke sharë të kaluarën i japim merita të sotmes, të jeni të sigurtë se, çfardo rezultatesh që të arrijmë, e ardhmja do na qortojë për gabimet që bëjmë. Pasiguria, varfëria dhe mizerja nuk justifikohen me të shkuarën. Sikur edhe 1000 veta të protestojnë në sheshin Skëndërbej, presidentin, kryeministrin, ministrat nuk duhet ti zërë gjumi.Kur një ministër është i korruptuar, shteti është i kalbëzuar, ajo piramidë politike është e gremisur, vetëm ditët mund ti numërohen se jetëgjatësi nuk ka.Të thuash për popullin tënd se, demostruesit ishin drogmenë, hajdutë, kreminelë, ose duhet të jesh i pirë, ose duhet të jesh i çmendur. Mund të jesh doktor zemre, por nuk ke zëmër prej njeriu, kur përpara zyrës tënde vritet një qën dhe jo më një njeri. Është tjetër të jesh Profesor, doktor, dhe tjetër Kryeministër dhe President. Titullin e  Profesorit e jep një institucion, ndërsa atë të Kryeministrit dhe presidentit e jep populli të cilit i shërben.Përpara tij, çdo ministër dhe president  është një fëmijë i bindur, i sjellshëm, fjalëpakë dhe punë shumë.Titujt le ti mbajë sejcili për vete, kombi kërkon vlerat e konrtibutit për të cilën i ka dhënë voten. Ndryshe, djali është harram që nuk di të respektojë familjen e tij, dhe vendin të cilin i kanë besuar.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora