E diele, 22.12.2024, 06:23 AM (GMT)

Mendime

Lebit Murtishi: Dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht!..

E premte, 25.02.2011, 06:53 PM


Dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht!..

 

 

Ky prag Pranvere, si shumë të tjerë, sërish na gjeti me „hunjë“ në dorë, dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht!

 

Diku luftojmë obskurantizmin, tek mbrojmë kalanë përtej Vardari, dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht!

 

Diku, pas malesh, Atdheu amë, lufton me „hunjë“ për një fotele, dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht!

 

Diku, në fushat e Dardanisë, bëhet „pazar“ me Rusë e Serbë, dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht!

 

S`është pesimizëm tek sheh „parinë“ me dhëmbë “zhveshur“, dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht!

 

S`është pesimizëm tek sheh Pacollin tok me Hashimin në një gosti, dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht!

 

S`është pesimizëm tek sheh, Dik Martë tok me Putinë dhe me Vlladikë! dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht!

 

S`është pesimizëm, tek them, Shqiptarët me shpinë për murri, një ditë do bëhen Një Shqipëri! dhe do “pjellë” mushka! them, sigurisht! –po kësaj here n`qilare tjerë, them sigurisht!, them sigurisht!..

 

 

(Meqë mushka është pjellë mëkati, ndërmjet një kali dhe një gomari, merreni me mend se ç`mund të „presim“)!..

 

 

24.02.2011

 

Lebit Murtishi

Bern

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora