Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shpend Gjocaj: Fenomeni Pacolli rrezik për Kosovën

| E merkure, 23.02.2011, 07:57 PM |


FENOMENI PACOLLI RREZIK PËR KOSOVËN

 

Nga Shpend Gjocaj

 

Kosova sot lirisht mund ti ulë Flamujt në gjysmështizë dhe të mbajë zi për ditët që po i vinë.

Ëndërra e kahmotshme e njeriut që s’bëri asgjë kurrë për Kosovën(asgjë të mirë)për të qenë “Sulltan”i sajë u realizua sot me ndihmën e 100% të Hashim Thacit dhe PDK-së me dhjetëra atdhetarë të flaktë brenda sajë.Më shumë se e cuditshme;Behgjet Pacolli që lirisht mund ta quash edhe Pacollovic nëse kemi parasyshë deklaratat dhe veprimet e tij irituese kundër Kombit Shqiptarë,një njeri tepër i ndjeshëm ndaj Serbisë dhe popullit serb,një rusofil i vërtetë,njeriu që kaloi pjesen më të mirë të jetës së tij në Rusi me shpirt,mendje,zemër e biznes,njeriu i cili disa muaj pas pavrësimit të Kosovës ka thënë se”Nëna e Kosovës është Serbia,se Kosova nuk mundet pa Serbinë se populli serb i dhimbset se është një popull i mrekullueshëm etj etj e mer guximin të kandidoi për Kryetar të Kosovës.

Fillimisht të gjithë e kemi ditur se Pacolli ka mbështetje të parezervë nga Rusia dhe pse jo edhe nga Serbia po asnjëher nuk është menduar se do ta mer mbështetjen edhe të disa atdhetarëve të cilët sot lirisht mund të themi se shkelën mbi gjakun e dëshmorëve në krye me Hashim Thacin.Në jetën time nuk kam pasur urrejtje e as simpati për Hashim Thacin dhe ju bëj me dije se po flas pa asnjë ngjyrim politik. Po me të vërtetë është tëpër e habitshme se si ndodhi e tërë kjo kur dihet fare mirë se Pacolli pikërisht ditën e masakrës në Prekaz”fluturoi” nga Moska ne Beograd dhe u takua me Milloshevicin në cilësinë e përfaqësuesit të Kosovës në një kohë kur Kosova kishte përfaqesuesit e sajë legjitim dhe populli i Kosovës shumë pak dinte se kush ishte Pacolli.Është lehtë të kuptohet misioni i tij në ditën kritike…

Behgjet Pacolli kurrë nuk ju përgjigj qeverisë së athershme të Kosovës Ai asnjëher nuk e dha 3%-shin,Ai nuk e ndihmoi luftën clirimtare të Kosovës,Ai nuk e ndihmoi popullin i cili kalonte momentet më të vështira në pesëdhjetëvjecarin e fundit,nuk e mbështeti asnjë shoqatë humanitare në Kosovë,Ai akuzohet edhe për vrasje në Kosovë(është fjala për T.Riza).Në Kosovë nuk mund të gjindet një urë,një rrug,një shkollë apo ambulancë që mund të thuash se e bëri Pacolli Ai nuk ndihmoi asnjë familjarë dëshmori që të studioi Brenda apo jashtë vendit,me një fjalë Behgjet Pacolli nuk i dha Kosovës as mund,as djersë,as para as gjak dhe asgjë të mirë vetëm se cka i mori.Nga qytetarët e thjeshtë kam dëgjuar se Pacolli ka marrë dhjetëra të rinjë nëpër kohë të punojnë në tepmeratura të ulëta deri në 40 grad nën zero të punojnë në Kazakistan thonë se i ka mbajtuar nga pesë a gjashtë muaj dhe në fundë i ka paguar vetëm për dy muaj(këtë e kam dëgjuar thjeshtë në rrugë dhe kafene).

Kosovën nuk mund ta qoj përpara njeriu që cdo gjë e ka të lidhur me armiqtë e Kosovës,Pacolli që ka lidhje vec të tjerave edhe emocionale me ata që nuk e duan Kosovën dhe popullin e sajë.Unë nuk e marë dot me mend se si ka mundësi zonja e parë e Kosovës rusja Masha Pacolli t’ju bëj nderim Dëshmorve të Kombit tim kur në luftë mund të jetë i vrarë edhe ndonjë i afërm i sajë nga Rusia kur dihet mirë se ka pasur mjaft mercenarë rus në Kosovë në mbështetje të serbëve dhe luftës së tyre kriminale,c’lavdi mund t’ju dhuron zonja në fjalë e aq më pak kur nuk ka asnjë fjalë të gjuhës shqipe në fjalorin e sajë.Behgjet Pacolli është një mashtrues i tipit te tij.Para ca muajsh më rastisi të jem në një lokal i cili ndodhet afër ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork,ishim afër edhe me tavolinën në të cilën ndodhej Ai me”suitën”e tij dhe në një rast kur pronari e pyeti se si shkonte biznesi Ai u përgjigj:Shumë mirë sot e nënshkrova një kontratë 560 milionë dollarë. Ishte fjala për një shtet të varfër për të cilin në mbrëmje mund të dëgjoje në media se Pacolli loboi për Kosovën në këtë shtet.Dhe tani mund ta pyesim veten nëse Pacolli ishte atje për kontratën apo për Kosovën?,përgjigjja mbetet e qartë…

Lidhjet e Pacollit me Hashim Thacin jan të hershme,sa i përket anës materiale lirisht mund të themi që nga paslufta në Kosovë.Këtë e sqaroj edhe me faktin kur unë para ca viteve doja ta botoja një shkrim me karakter kritikues për Pacollin në gazetën(vegël të Thacit)Epoka e Re ,ca miq të mi aty zyrtarë të gazetës më thanë se është e pamundur të botohet dicka kundër Pacollit sepse na jep shumë para dhe shefit(Thacit)nuk i pëlqen dhe vërtetë shkrimi nuk u botua kurrë.

Dita e sotme që rezultoi me kryetar Pacollin nuk ofron aspak siguri në asnjë fushë për të nesërmen as nga populli e as nga Pacolli.Nga populli asesi se askush nuk e ka pritur këtë që ndodhi as 30%-shi i votuesve që mori pjesë në zgjedhjet e dhjetorit e lëre më 70%-shi që nuk doli fare në këto zgjedhje,është rrezik që situata të dalë jashtë kontrollit.Mjafton rebelimi i familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës,ata nuk pyesin për cmim… kurse nga Pacolli jo vetëm që nuk pritet ndonjë gjë e mirë po është rreziku i përhershëm për ndonjë të keqe të jashtëzakonshme për Kosovën dhe popullin shiptarë.

Hashim Thaci sot i ka zhgënjyer thellë zgjedhësit e tij dhe popullin kosovarë që përmes “pazarllëqeve”të tij me Pacollin dhe për etjen e cmendur për pushtet e solli në krye të vendit njeriun që s’ka as dy autobusë me njerëz në mbështetje të tij përvec ca pseudointelektualëve të blerë me para jo më shumë sesa vlenë lëkura e tyre prej myku.Thaci sot bëri shkelje tejet të rëndë edhe të rregullores së Kuvendit dhe të Kushtetutës së Kosovës duke detyruar ndërprerjen e seancës gjë që ishte e paarsyeshme dhe e paligjshme dhe vec asaj 5 minutat e kërkuar prej tij arritën në pesëdhjetë.Në këtë pauzë padyshim që ndodhi kërcënimi ndaj deputetëve që votuan kundër në dy raundet e para dhe u detyruan të ndërrojnë qëndrim sikundër edhe ndodhi.Këtë e qartësoi më së miri edhe kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi ku me ironi tha:Pauza ishte e suksesshme dhe e bëri të qartë se ndërprerja e seancës ishte veprim kundërkushtetues.Sot Hashim Thaci me dashje a padashje e ka vrarë edhe njëher Adem Jasharin dhe të gjithë dëshmorët e Kombit i ka fyer rëndë familjarët e tyre dhe të gjithë ata që hodhën një gur’ për ndertimin e Kalasë së lirisë.Pacolli në asnjë mënyrë as sot nuk do të vinte në pushtet sepse edhe vet depuetët e PDK-së që ishin më syqelë nuk deshën t’ja japin votën.Atë e pruri Hashim Thaci i cili do të ketë përgjegjësi historike për këtë veprim më shumë se të pamatur.Thaci ka bërë mjaft llapsuze gjatë qeverisjes së derikëtushme e sidomos në fushatën e fundit zgjedhore ku ndër të tjera në Drenas me zë shpërthyes tha;Ju lutem kemi qenë të diskriminuar për 60 vjet mos e lëshoni momentin tash.

Pra nëse e deshifrojmë këtë e shofim se cili është mendimi naiv.Përvec kësaj arkitekti i tërë kësaj është zotëri Thaci.Vendimi për ish Kryetarin Sejdiu nga Gjykata Kushtetuëse nuk ishte gjë tjetër vecse realizim i qëllimit të Thacit me mendimin se në zgjedhjet e ardhshme mund ta ketë tërë pushtetin PDK-ja matematikë kjo që rezultoi e gabuar.Për tu bindur me këtë mjafton fakti i parë në Botë me votëbesimin e Qeverisë në Parlament.Askund në Botë nuk ndodhë të mos e merrë besimin e partisë së saje Qeveria aktuale dhe prap të dalin të njëjtat fytyra(jo figura)para popullit e ti thonë se ne të qojmë përpara dhe ja ka ja filluan fundin…

Thaci me shumë vlera të tij të përmbysura sot ka mundësi të hapë edhe ndonjë ndërmarje tregtare në artakësi me Pacollin.Për t’ja kujtuar zoteri Thacit gabimin që ka bërë ja kujtoj kohën kur zotëri Haradinaj bëri kualicion me Rugovën këta shkuan deri aty saqë një pjesë e mirë e quajtën tradhëtar njeriun Hero të gjallë.Padyshim se Ibrahim Rugova ishte milionaherë më i mirë se Pacollovici

Sot me zhgënjim të thellë dhe me shpresën e vetme se populli do' e bëj atë që duhet e kjo qeveri dhe ky kryetar të mos kenë jetë më të gjatë se tre muaj mund të them se Kosova duhet ti ule Flamujt në gjysmështizë dhe të mbajë zi për ditët që po i vinë.Kosova duhet të ketë orientim proamerikan e jo prorus sic e ka filluar sot… Populli e ka fjalën e fundit!