| E diele, 20.02.2011, 07:57 PM |
Trevjetori i Pavarësisë së cunguar
Nga Naim Bajrami
Kryetar i SBASHK-ut dega në Podujevë
Unë mendoj si arsimtar dhe si qytetar i Kosovës se nuk jam i kënaqur me këtë pavarësi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht dhe kombëtarisht të dështuar.
E them këtë mbi bazën e argumenteve, dhe mbi ngjarjet e zhvilluara në terren e sidomos në enklavat ose provincat , tokat shqiptare të shndërruara në toka serbe dhe komuna serbe që mendoj në decentralizim të dështuar.
Mbas andej në objektet kulturore , trashëgimia jonë e kaluar (shqiptare) mitet , gjaku , adetet , zakonet , traditat e që janë shekullore.
Bie fjala monumentet , kishat e kthyera ne skllave e që historikisht kanë qenë tonat (katolike) p.sh patrikana e Pejës dhe shumë të tjera si toponimet topografike e që janë trajtuar nga historianët tanë dhe studiuesit më të shquar , dhe akademikët bashkë me institutin albanologjik në Prishtinë e që politika jonë e mjerë nuk i pyet fare.
Ne jemi dëshmitar të vërtetë se Serbia në bisedimet në Vjenë delegacioni i tyre me vete mori njerëzit profesionist më të mëdhenjtë që kishte , për ne kjo nuk vlen sepse bëhen gjëra kush është më i forti dhe cila parti po fiton poenë politik dhe jo të fitojë Kosova dhe kombi në përgjithësi.
Pra individët janë më të mëdhenj se shqiptarët dhe shqiptaria, kjo vlen për institucionet tona dhe partitë politike.
E vërteta tjetër është ne nuk i kontrollojmë kufijtë e Kosovës , doganat , policinë , shenjat , simbolet etj.
Po ashtu kemi dy sisteme paralele të arsimit ne Kosovë me dy lloje pagash njëra nga buxheti i Kosovës tjetra nga Serbia kjo vlen për serbët e Kosovës.
Doganat nuk kontrollohen pika 1 dhe 31 ku bëhet kontrabandimi në mënyrën më të egër.
Simbolet kombëtare gjithashtu nuk respektohen që janë të lejuara me kushtetutën e Kosovës flamurin Serbë e sheh duke u valëvitur në territorin e Kosovës , mbishkrime në gjuhën serbe , pagesa të rrymës , shkrime të mjekëve serbë që ju lëshohen pacientëve është fjala për ambulancën në Shtërpcë.
Ka 12 vjet makinat qarkullojnë lirshëm nëpër Kosovë me targat e Beogradit e Nishit Kraleves këta të cilët e dogjën Kosovën qindra e qindra fshatra u vranë e u persekutuan me fjalë tjera bëri gjenocid ndaj shqiptarëve dhe institucionet tona nuk dorëzojnë një raport zyrave ndërkombëtare si OKB-së , këshillit të sigurimit për gjenocidin që ka bërë Serbia ndaj Kosovës.
Me fjalë të tjera Serbia bënë agresion me Kosovën në forma të ndryshme , e vërteta tjetër kemi varfëri të madhe në Kosovë , varfëria është e skajshme.
Papunësia mbi 40% ngritje e çmimeve çdo ditë dhe nuk ka kush ti kontrollojë nuk funksionon shteti nuk kemi rezerva të shtetit si bie fjala të (miellit) , mjerisht kemi sindikata të lodhura të korruptuara , të harxhuara të njëjtit emra me 10 vite në skenë , të dëgjueshëm karshi pushtetit të paguar për ti lënë punëtorët në mëshirë të fatit.
Kemi një vendim për ngritje pagash mbi 70 mijë punëtorë nga shtatori i vitit të kaluar kemi kërkuar me greva dhe me ndërprerje të mësimit , kemi të bëjmë me shtyrje afatesh por tash kemi një vendim të qeverisë për ngritje 50% për arsimtarët pranuam listat e pagave të janarit i nënshkruam dhe nuk i morëm.
I dhamë kohë qeverisë një muaj kanë mbetur edhe 12-13 ditë dhe afati do të skadojë çka më tutje.
Ne si sindikalistë çka ju themi arsimtarëve dhe mësuesve tone të dashur dhe të vyeshëm që janë shtet ndërtuesit më të mire të kësaj që ne po e gëzojmë sot , bashkë me heronjtë kombëtar , dëshmorët , martirët , ushtarët , veteranët që kontribuuan për ditën e sotme.
Unë mendoj shtyrje nuk do të ketë më unë lutem çdo ditë që këta arsimtarë ti marrin pagat me ngritje sepse pasojat do të jenë të paparashikueshme.
Shpresoj që buxheti të aprovohet deri në fund të këtij muaji se për ndryshe nesër do të jetë vonë.
Kërkoj nga BSPK-ja Haxhi Arifi kryetar dhe SBASHK-ut Ali Shabanaj kryetar që vendimi të zbatohet dhe arsimtarët ti marrin pagat sepse kemi presione të mëdha nga anëtarësia jonë në fund të fundit ata paguajnë kuotën e tyre për ti mbrojtur ne.
Për ndryshe është rreziku shumë i madh që ata të largohen nga sindikata ose të mendojnë për diçka tjetër që unë nuk e dëshiroj dhe nuk e pëlqej.
Në rrafshin kombëtar nuk ka një unifikim të studiuesve shkencëtarëve , historianëve për zgjidhjen e problemeve si p.sh plan programet mësimore , kurrikulat , ligjet , simbolet , unë mendoj e mira e së mirës kishte me qenë që ta kemi një abetare për të gjithë shqiptarët dhe të punohet më shumë për bashkimin e trojeve etnike.