E diele, 22.12.2024, 04:25 PM (GMT)

Mendime

Bledi Prishtina: Asimilimi i kombit - turpi i shtetit shqiptar!!!

E diele, 20.02.2011, 07:58 PM


ASIMILIMI I KOMBIT-TURPI I SHTETIT SHQIPTAR!!!

 

Nga Bledi Prishtina

 

Kur mungon shteti, populli është jetim, është rob, i varur dhe i shtypur nga sunduesit e huaj. Mirëpo, kur e ke shtetin, sikurse që është Shqipëria, e populli shqiptar ballafaqohet me asimilimin, me varfërinë, me papunësinë, me ekzodin sistematik etj. Ky është absurd i papranueshëm dhe fatkeqësi edhe më e madhe, sesa kur nuk fare shtetin tënd.

Sot,në Shqiëri janë mbi 1 milion të papunë, të varfër dhe të braktisur nga shteti. Mbi 1 milion të tjerë e kanë braktisur Shqipërinë /1990-2011/, duke ikur në Greqi, në Europë, Amerikë, në Australi etj.

Mirëpo, krahas këtyre dukurive shëmtuese, Shqipëria po ballafaqohet edhe me virusin infektiv të asimilimit të shqiptarëve brenda kufijve të saj administrativë artificialë(1912-2011).

 

(1) Virusi epidemik grek

Sipas nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, Shqipëria po ballafaqohet edhe me procesin e greqizimit të popullsisë shqiptare. Ai, para, ca ditësh, me rastin e vizitës zyrtare të tij, që u bëri gjykatave të Korçës dhe të Gjirokastrës, deklaroi se, deri tani, në Korçë, mbi 190 shqiptarë e kanë ndërruar kombësinë e tyre në atë greke. Në në Gjirokastër mbi 1600 shqiptarë e kanë ndryshuar kombësinë shqiptare në atë greke. Ndërkaq në Permet mbi 500 shqiptarë kanë ndërruar kombësinë shqiptare në kombësinë greke. Gjithashtu, kanë ndryshuar edhe emrat, mbiemrat dhe fenë e tyre në atë greke.

Shfaqja e këtij fenomeni negativ antishqiptar, në asnjë mënyrë, nuk mund të jusitifikohet se, shqiptarët kinëse kanë qenë të shtrënguar të konvertohen në kombësinë dhe në fenë greke, për shkak të politikës dhe të propagandës kishtare dhe shtetërore greke, ose për shkak të gjendjes së rëndë sociale, si dhe beneficeve të tjera, të ofruara nga shteti dhe kisha greke.

Në këtë rast, fajtor dhe përgjegjës është shteti shqiptar (të gjitha institucionet e tij: presidenti, qeveria, parlamenti, drejtësia etj., sepse ato, në vend se t’i mbrojnë interesat vitale të kombit dhe të shtetit shqiptar, janë bërë robër të vetëvetës, duke ndjekur vetëm interesin dhe përfitimin e tyre personal, grupor dhe partiak, duke luftuar për pushtet, jo për popull, as për shtet), e jo kursesi, nuk janë fajtorë as shteti e as kisha greke, sepse strategjia e tyre “Megali idea” qysh nga shekulli i 19-të, është e gjallë, koherente, agresive dhe, në funksion të greqizimit permanent të kombit shqiptar, si dhe të pushtimit të territorit të Epirit Ilir-Shqiptar-Shqipërisë Jugore.

 

(2) Virusi epidemik serb

Duke qenë se nuk funksionojnë institucionet dhe organet përkatëse në shtetin e Shqipërisë, populli shqiptar atje ballafaqohet edhe me një dukuri anakronike, që në asnjë periudhë të shtetit shqiptar qoftë nën Monarki, qoftë nën komunizëm, nuk ka ndodhur që me dhjetra e qindra vajzave shqiptare, të eksprotohen për t’u martuar me serbë në fshatrat më të varfëra dhe të shpopulluara të Serbisë dhe me bullgarë në “Maqedoni”. Fatkeqësisht, këtë biznis të turpshëm të shitjes së femrave shqiptare në Serbi dhe në “Maqedoni”, e kryejenë agjenturat e ndryshme private në Shqipëri, kryesisht në Shkodër dhe në rrethet e saj.

Deri tani, në rrethet e qytetit Rashka të Serbisë janë martuar mbi 200 vajza shqiptare nga Shqipëria. Mirëpo, kot reagime, as punë konkrete për parandalimin e shitjes së vajzave shqiptare në Serbi dhe në “Maqedoni”, deri tani, nuk janë bërë nga asnjë institucion dhe nga asnjë organ shtetëror, as fetar të Shqipërisë!!!

Këtë dukuri të shëmtuar anqishqiptare, e dëshmon edhe rasti i “Luma Miliqeviqit, e cila, para tre vjetësh, ishte martuar me Radisav Miliqeviqin nga fshati Guberovo i Golisë së rrethit të Rashkës së Serbisë”.

Sipas masdemdiave serbe të Beogradit(www.tanjug.com dhe b92.net, 18 shkurt 2011: “Pas martesës me Radosavin, nusja shqiptare Luma Miliqeviqit i lindin dy djemë, Millani dhe Martini. Mirëpo, burri i saj i vdes në një aksident në pyll, duke mbledhur drurë për ngrohje. Tani, ajo jeton me vjehrrën dhe me dy djemtë e saj. Pas tri vjetsh martese, dhe pa asnjë dokument ligjor të identifikimit, Luma tash ka fituar certifikatën e shtetësins serbe, të cilën,në mënyrë solmene, në Pallatën e Drejtlësisë në Beograd, ia ka dorëzuar personalisht, Uvica Daqiq, zevendskryeministri dhe Ministri i Policisë Serbe.”

Trafikimi i vajzave shqiptare nga Shqipëria për t’u martuar në Serbi dhe në “Maqedoni” bëhet nga kontrabandistët shqiptarë të agjenturave të ndryshme, me çmime shumë të larta parash, të cilat i paguajnë serbët e shtyrë në moshë për të përtëritur “lozën” e tyre të natalitetit dhe për ta ringjallur jetën e tyre në fshtarat e brakstisura nga vajzat dhe femrat serbe.

Qëllimi i blerjes së vajzave shqiptare shumë i qartë ruajtja dhe ripërtëritja demografike e Serbisë, kurse qëllimi i trafikantlve të shitjes së vajzave shqiptare, mbushja e xhepave të tyre me para të shkaut.

Shitja e vajzave shqiptare “si macën në thes” sikurse në kohën e gurit dhe të skllavopronarisë etj/., rigorozisht është e ndaluar me ligjet ndërkombëtare për shitjen e robërëve.

Shitja e vajzave shqiptare për para, me qëllim të shtiutimit të numrit të popullsisë serbe dhe “maqedone”, si dhe të përfitimit material të agjencive të ndryshme ndërmjtësuese nga Shqipëria, është krim i dënueshëm, por jo edhe për ligjet dhe drjtësinë e Republikës së Shqipërisë!?

Kjo është faqja e zezë dhe e turpshme e të gjithë atyre që udhëheqin ato organe dhe institucione shtetërore, të cilat qe njëzet vjet, (si “gladiatorlt” dikur), luftojnë me njëra-tjetrën për pushtet, e popullin e kanë shndërruar në mall konsumi, duke e lënë në “mëshirën” e hajnave, të trafikantëve, të shfyrtëzuesve, të kontrabandistëve dhe të vrasësve të ndryshëm, të cilët për para e pasuri, pa kurrfarë turpi po shesin edhe vajzat shqiptare në Greqi, në “Maqedoni” dhe në Serbi!!!

Turp, i vraftë buka, i vraftë Zoti dhe, i vraftë e vërteta shqiptare të gjitha ata që shesin shqiptare e shqiptarë dhe, të gjitha ata që lejojnë dhe, nuk marrin kurrfarë masash parandaluese kundër kësaj dukurie tragjike dhe të turpshme që çon në shkombëtarizimin, në asimilimin dhe në shthurjen e qenies biologjike dhe fizike të shqiptarëve etnikë në Ballkan.

Edhe sikur Shqipëria të kishte qenë koloni e shekullit të mesjetes, shqiptarët (për asnjë çmim në botë) nuk do të duhej të pranonin që t’u shisnin motrat e veta serbëve, grekëve dhe “maqedonëve” për të shtuar farën e flliqur sllave në Ballkan.

 

Meqë shteti ka dështuar në luftimin e kësaj dukurie të turpshme masive, vetë shqiptarët, duhet të mobilizohen dhe të ngrihen në kombë, që të mos lejojnë grabitjen dhe shitjen e vajzave shqiptare në Serbi, në Greqi, në “Maqedoni” apo në Itali, se do t’i mallkojë Zoti, kombi dhe historia.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora