Mendime
Vullnet Mato: Prova sekrete e vajzës
E diele, 13.02.2011, 07:57 PM
Tregim
Vullnet Mato
PROVA SEKRETE E VAJZËS
Nila ishte një topolake me ngjyrime brune në trup dhe me ëndrra të guximshme në mendje. Ndryshe nga shoqet e moshës së saj, ajo me të mbaruar shkollën e mesme të minierave në Përrenjas, hyri në një kurs për shofere. Të gjithë në familje e porositën të kishte kujdes me këtë profesion, sepse duke filluar qysh në guidat e kursit, meshkujt lakmitarë do t’i binin në qafë për çdo lehtësi që mund t’i bënin. Nila u përgjigjej të gjithëve: “Ju lumtë atyre po më gjetën budallaqe !”
Instruktori i kursit, një shofer nafte me përvojë, e filloi pretendimin e vet, jo me gojë, por me gishtat e dorës së majtë. Sa herë duhet t’i mësonte ndërrimin e marsheve, nga krahu i pasagjerit të parë, ku qëndronte zakonisht për ta mbajtur nën kujdes kursantin, ai bënte sikur nuk e shihte levën dhe i prekte gjurin.
- Profesor, leva e marsheve është prej hekuri, jo prej mishi!- i tërhiqte vëmendjen ajo.
-
Nila, si vajzë e mprehtë dhe me pasion për punët që niste, e mbaroi kursin shkëlqyer si në teori edhe në praktikë. Me të marrë patentën shkoi në sektorin e komunales dhe mori një furgon të vjetër për të punuar në transportimin e plehrave. Vuajti disa muaj me radhë, duke e çuar mjetin e amortizuar herë pas here te ofiçina e parkut automobilistik për riparime, të cilat s’kishin të mbaruar. Sa ndreqej njëri defekt, shkaktohej tjetri. Dukej sikur edhe hekurat e ndryshkur ia bënin me inat daljes së saj femërore në një punë të tillë. Shpesh detyrohej t’u jepte xhenerikëve edhe ndonjë shpërblim nga rroga e pakët që merrte.
- Lere, atë dreq furgoni më të vjetër se unë! - i thoshte i ati i moshuar. - Ai qafir nuk kërkon vetëm krahët e tu, po edhe paratë e djersës!
- Nuk e lë! - ngulmonte ajo. - Të paktën ushtroj zanatin.
Nila mori vesh se në drejtorinë komunale të rrethit kishte ardhur një furgon i ri fringo, për të cilin drejtori Sinan Puria, nuk kishte vendosur ende kujt do t’ia jepte nga katër shoferët pretendentë të ndërmarrjes se tij. Dikush nga ata, i kishte ofruar një shuk me të holla, që ta merrte mjetin fringo, pa hyrë në garë aftësie me të tjerët. Nila vrapoi t’i lutej drejtor Sinanit, që jo vetëm ta merrte si femër, por edhe t’i premtonte punë të palodhur për ta mbajtur Përrenjasin të pastër si oborrin e një nikoqirje të mirë, mjafton ta merrte atë mrekulli vezulluese. Aq më tepër kishte bindjen, se drejtori i moshuar nuk mund të pretendonte kurrsesi trupin e saj të njomë e topolak në këmbim të atij furgoni.
Pasi e pa mjetin të parkuar në fund të oborrit të drejtorisë, ajo hyri me një frymë te zyra e drejtor Sinanit, duke pasur brenda vetes një ngasje e tundim të paparë ndonjëherë. Me buzagazin e saj engjëllor iu lut atij atë mesditë, aq sa ishte gati t’i falte shpirtin, vetëm ta merrte atë furgon të mahnitshëm.
Drejtor Sinani e dëgjoi qetësisht të gjithë lutjen e saj të përgjëruar, duke u lëngëzuar brenda gojës e duke picërruar sytë te gjoksi i saj mollëzak, dhe në fund i tha krejt gjakftohtë:
- Furgoni qëkur erdhi më tha një fjalë: Jam me moshë te re dhe më fiton, kush fal për mua dhuratë nga mosha e re e vetes...
Nila e kuptoi ku rrihte çekani i ndryshkur i drejtorit dhe e kundroi me keqardhje në fytyrën e zhubrosur nga rrudhat gjashtëdhjetë e ca vjeçare. Por ajo mendoi se diçka duhet të bënte, për ta bindur atë plak kërkues thesaresh vajzërore, që të mos i shpëtonte nga duart një rast kaq i shkëlqyer. Ndonëse pa përvojë në marrëdhënie me meshkujt, ajo mori parasysh të përpiqej shumë, derisa ta çonte plakushin pushtanik në shtatë çezma, pa i dhënë të pinte nga uji i kulluar i trupit të saj.
- A nuk ka zgjidhje tjetër, sikur të lija rrogën gjashtë muaj pa marrë? - pyeti ajo me drithtirë gjymtyrësh.
- As furgoni vetë po ta pyesësh, nuk besoj se pranon zgjidhje tjetër nga një vajzë si ti! - i tha ai duke lënë të kuptohet se mund ta merrnin me lekë, ata që e kishin trupin me gjemba, jo me lule të freskëta siç e kishte ajo...
Nila heshti një grimë dhe tha më së fundi:
- Do ta shohim edhe atë gjë!... - vendosi duke hedhur sytë e turpëruar te muri i zyrës së drejtorit, ku ishin afishuar disa tabela me fotografi e shifra nga arritjet e ndërmarrjes dhe përfund tyre ishte mbështetur një divan i butë prej sfungjeri të veshur më lëkurë të zezë. “ Këtu do të më shtrijë, - mendoi vajza me trishtim, - në këtë divan të zi, për të më zhyer vajzërinë time të bardhë, që nuk kam pranuar t’ia lejoj as atij djalit që kam dashur në shkollën e mesme. - Dakord, o drejtor, po si do bëj, që ta marr furgonin? - e pyeti ajo drejtorin pas pak, gjithnjë me një drithtirë trishtuese në trup.
Sinani e çoi buzën lapurake vesh më vesh nga kënaqësia.
- Meqë je dakord ta marrësh, shko te administrata, thuaji asaj të bëj gati dokumentet për firmë. Dhe do vish prapë tek unë në zyrë, në orën pesë pasdite të marrësh çelësat e furgonit... - i shpjegoi ai me neps të dukshëm në sytë e tij epshorë.
- Mirë! - u gjegj Nila dhe pasi i dha Sinanit një puthje falënderimi të sinqertë në faqe, doli për të shkuar në zyrën e administratës.
Dokumentet u bënë shpejt dhe pasi firmosi vetë Nila, shkuan bashkë me punonjësen e administratës te zyra e drejtorit. Ai i tha punonjëses të linte aty dokumentet e të shkonte në zyrën e saj dhe Nilës të ulej në karrigen përballë. Pasi firmosi edhe vetë në sytë e vajzës, drejtori i futi shkresat në sirtarin e tij.
- Tani furgoni akull i ri është i yti! E paç hallall!- i tha asaj me një pamje tepër entuziaste, pas së cilës vajza do të priste pasdite me zemër të ngrirë pasojën e hidhur të kësaj fitorie.
Fjala “Akull” ia akulloi edhe asaj krejt trupin, duke e venë në mendime të ankthshme, si mund të bënte që pasdite, kur boshatiseshin zyrat, të mos këmbente rininë e saj me një organ mashkullor prej akulli shumëvjeçar. Ndjeu se gjendej në një dilemë të tmerrshme. Sikur ta merrnin vesh prindërit, sidomos babai, atë kusht llahtarshëm që kishte pranuar, asaj jo vetëm do t’i shuhej menjëherë ajo ëndërr e bukur me xixëllime fringo, por do të futej në dhe e gjallë. O zot, tha me vete, pse na ke bërë ne femrat, të paguajmë kaq shtrenjtë edhe për sende që meshkujt mund t’i marrin pa poshtëruar veten kaq shumë!... Në ankthin e këtij halli, iu kujtua çfarë i kishte treguar ajo shoqja e saj, që e zgjati zhvirgjërimin në disa takime, duke i larguar vëmendjen mashkullit, për të mbaruar pa arritur depërtimin. Do provoj sekretin e saj, tha me vete, dhe po e pashë keq, do i shkas nga prehri si ngjalë.
I dha dorën drejtorit dhe shkoi hëngri drekë fare pa oreks te një restorant i rëndomtë. Dhe pasi u soll përqark nëpër dyqane të shtynte kohën, në orën pesë pa pak, u paraqit te dezhurni i zyrave të ndërmarrjes. Ai i porositur nga drejtori, i tha të ngjitej menjëherë te zyra, duke menduar se Sinani kishte bere sevap që ia kishte dhënë furgonin kësaj vajze te re.
Nila hyri te zyra e drejtorit, duke përfytyruar me dridhje të tmerrshme në gjunjët e saj, se si pas pak do ta mposhtte organin e akullt të këtij plakushi, në trupin e saj të virgjër.
Sinani u çua nga karrigia dhe e ftoi vajzën të rehatohej te divani. Shkoi i vuri çelësin derës dhe iu ul fare pranë, duke shtrirë dorën nën fustan, deri ne thellësi të kofshëve të saj. Rrëshqitja deri afër fundbarkut të saj e një miu të qullur nga ata të gjirizeve, mbase do t’i dukej më pak rrëqethëse dhe e frikshme në ato çaste. Plaku përkuli kokën dhe e ngjeshi mes kofshëve te saj me një puthje e lëpirje gati prej bulldogu. Pastaj e shtriu trupin e saj të ngrirë tejpërtej divanit dhe i hoqi të mbathurat. Puthi sërish e lëpiu i verbuar nga vështrimi pa syze në afërsi të organit femëror. Së fundi u bë gati të përdorë organin e tij, ende pa arritur formën e gatishmërisë së nevojshme burrërore.
Vajza ndjeu diçka paksa të fortë në afërsinë fundore të trupit. Pikërisht në atë çast të frikshëm, mendoi të provonte atë që kishte dëgjuar nga shoqja e saj. Atëherë për t’i larguar vëmendjen eksituese, Anila e pyeti me sytë nga fotografitë e tabelës te muri sipër kokës:
- Drejtor, cili sektor ka dalë fotografi këtu?...
- A, a, kush?... - tha ai i jargavitur dhe ngriti kryet përpjetë nga tabela.
Anila ndjeu se kallëpi i akullit në afërsi të trupit të saj filloi paksa te zbutej. Ky fakt i çuditshëm i dha kurajë ta nxisë me tej:
- Ja, ja, ky, ky këtu !...
Sinani u kapërdi me fytin krejt të thatë.
- Aha, janë ata të pastrim gjelbërimit !... - tha ai dhe filloi sërish të hungërojë e të mundohet me masazhe dore për të marrë veten.
Kur ajo ndjeu serish tendosjen e akullt pranë trupit të saj, i tha edhe njëherë duke vënë gishtin te një pikë mbi fotografi:
- Po kjo këtu, unë jam ?....
- Ku ? Ku?... Nuk e dalloj dot ...
- Këtu te kjo ku kanë dalë shumë veta...
- Lere ta llafosim më vonë, se i kam lënë syzet te tavolina!... - tha ai dhe kuptoi se ishte lëngështuar krejt nënvete, pa arritur të bënte gjë.
Vajza ndjeu se tashmë kallëpi i akullit të tij kishte shkrirë tërësisht. Ai u mundua edhe me tej, por nuk mundi ta ngjallte sërish atë send të vdekur.
Pas kësaj drejtor Sinani u tërhoq te fundi i divanit, ngriti pantallonat dhe i tha vajzës me keqardhje të thellë:
- Çou vogëlushe, vish të mbathurat, se nuk funksionova dot sot ! Pata emocione të çuditshme. Një herë tjetër. Ne tani jemi miq...- tha ai dhe shkoi te tryeza i dha çelësat e furgonit.
Anila nënqeshi e gëzuar deri në thellësi të shpirtit dhe tha me vete: “Po arrite edhe një herë tjetër të shtrish trupin tim nën akullin tënd të qullosur, të lumtë ty, o rrapatuç plak!... Dhe tani që ta mora furgonin, po më re prapë në qafë, do shkoj të tregoj atje ku duhet, të të shkrihet edhe akulli i shpirtit tënd!