E hene, 23.12.2024, 06:49 AM (GMT)

Mendime

Hysni Bytyçi: Analizë e njëanshëm, me hamëndje

E shtune, 12.02.2011, 06:40 PM


Analizë e njëanshëm, me hamëndje

 

Nga Dr. Hysni Bytyçi

 

Me vëmendje e lexova analizën e nënshkruar nga Enver Bytyçi, dhe po ja zë për të madhe që shprehet si analist. Analist po, por i njëanshëm dhe i pa dijshëm.

 

Nuk mundi ta kuptoj si mundi me i dhanë të drejt vetës, me e mbush një paqe të webfaqës me banalitetët e veta. Analaza e tij nuk ka asghjë të bëj me analitikën e mirfilltë.

 

Enver Bytyçi nder tjera thotë: “...Dhe kjo shfaqje e mjeruar për një personalitet të vetëquajtur “i pavarur” i dha skenës së ekranit të vogël gjithashtu mjerimin e institucioneve të shtetit shqiptar.”

 

Jo zotërinjë, prokurorja nuk është as e mjerushme e as e vetëqujtur personalitët i pavaruar. Pavarsia e prokurorës del nga Kushtetuta e shtetit, a mjerushmëria del nga goja dhe koka jote.

 

Institucioni i prokuroris është rregullue me Kushtetut dhe norma ligjore, kurse Komisioni hetimor është një organ i formuar AD HOC. Zonja prokuro veproi konform me normat ligjore. Ajo pati rrespekt dhe shkoi në Komision hetimor vetëm për ta rrespektue atë por nuk foli asgjë sepse prokuroria veq kishte fillue hetimet për të njëjtin problem. Po të ishte përgjigjë ajo në komision do ti shkelte normat ligjore. A keni dijeni ju zotëri analist qka d.m.th. pushteti i ndar?

Nëse nuk e dini urdhëroni përgjegjen. Legjistativa, Ekzekutiva dhe Gjyqësia janë plotësisht të pavarura.

Pra Komisioni hetimor i Salih Berishës askun nuk qëndron ne aktin ma të lart të shtetit, në kusshtetutë.

 

Shumë analistë çeshtjen e trajtojnë me njëanshmëri, kur “shqetësohen” se “Berisha përpiqet të shtijë në dorë institucionet e tjera të shtetit”. Më së shumti këtë e kemi dëgjuar nga eksperti spiun dhe “bandit”, Fatos Klosi.

 

E pse zoti “analist” nuk e paskan të drejt kur shqetësohen se Berisha përpqet ti shtij në dorë institucionët e tjera të shtetit? Me far të drejte ti po i hudhë analizat e tjerëve, a mos keni donjë titull “mbianalist?” Pas taj ju thoni eksperti dhe “bandit”, Fatos Klosi?

 

Ju nuk keni dhanë bile një deshmi pse ai është bandit?! A është njeriu bandit vëtëm që ju paqska përzan juve nga Shqipëria? A kishte ai atëbotë donjë arsytim për atë, me qka mirrëshi ju zoti “analist” atje atëbotë? Këta na mbetet borgjë. Pse nuk treguat ku ishte problemi, te Enver Bytyçi apo Faatos Klosi? A ishte interesi përsonal i Fatos Klosit apo shtetëror?

Problemet e juaja private jënë vetem të juajat dhe  mos na mundëni me ato cikrrime.

 

Ina Rama dëshmoi më së paku paaftësi profesionale. Por edhe u përpoq që të luajë rolin e ngarkuar për ta sfiduar parlamentin e Shqipërisë. Me këtë veprim ajo ngazëlloi jo pak manëkinë të tjerë mediatikë e politikë në Shqipëri, të cilët janë të implikuar direkt ose indirekt në veprimtarinë kriminale kundër institucioneve të shtetit shqiptar.

 

Ku e merrni ju atë të drejt me qmue prokurorën shtetërore që ështe e paaft profesionale? A nuk ju vjen aspak turp a? Po ku e morri ajo diplomën e fakultetit? Me siguri jo në univerzitin e odave, garazhave dhe bodrumëve?

Po kur ishte Ina Pama e paaft profesionale, pse Berisha e propozoi atë? E propzoi, zoti “analist” se mendoi që do ta kë vegel për veti. Kur ish prokurori Sollaku e hapi dosjën kundër ish ministrit të transportit, Sokol Basha, për keqëpërdorimin e milionave tw dediktuar për autostradë, Berisha e keqperdori parlamentin dhe mori vendim për ta largue. Pasi që për largimin e tij duhej dekreti i kryetarit të shtetit, cili tha: para se ta shkarojm duhët kontrollue veprimin e tij, nëse ka gabime e shkarkojm. Komisioni i shta antarësh eminenta jurista të Shqipëris veprimtarin e prokurorit e vlersoi konform me normat ligjore dhe Kryetaru Moisiu nuk e shkarkoi. Berisha priti deri u zgjodh kryetari tjetër i partis së tij, cili dekretin e parë në detyr të re e firmosi për shkarkimin e Sollakut. Pra prokurori dhe kryetari i shtetit janë “produkte” të Salihit. Ai kishte llogarit së tërë kohën do ti ka nën ndikim, por nuk i doli ashtu dhe tani rrëxon gurë e dru mbi ta.

 

Kërcënimi më i madh demokracive të njëmendta u vjen nga konspiracioni i tillë çfarë duket sheshit në mes katër segmenteve të pushtetit në Shqipëri - keut të Bashkisë së Tiranës, kreut të shtetit, kreut të prokurorisë dhe kreut të SHISH-.

 

Akoma jo vëtëm prokuroria por as i ashtuquajturi Komisioni hetimor nuk e kan mbarue punën, ku po i merrni zoti analist këto të dhëna-deshmi se kërcënimi i madhë po vjen nga ky konspiracion: kreut të Bashsisë së Tiranës, kreut të shtetit, kreut të prokurorisë dhe kreut të SHISH? A jeni analist apo gjushja Vanga Në Sofje?

 

Po e përfundoj me kaq mëgjithëse qdo fjali mundë në këtë analiz mundë të kritikohët, por mos të zëmë vënd ma tepër se edhe kjo është mjat. Nuk po e mbroj Bamir Tipin, Ina Ramën, kreun e SHISH-it apo Edi Ramën, asë që më shkond mendja, por po i mbroj institucionët shtetërore, kushtetutënë cila është themeli i shtetit. Demokracija nuk rrezikohët kur organët shtetërore të pavarura i kruen detyrat konform normave ligjore, demokracia rrezikohët kur një organ si që është tani ekzekutiva e Shqipëris tenton ti futi të gjithë nën kontrolin e vet, duke u thirrë në shumicën minimale në parlament.

 

Një sistëm të ngjashëm e kan patur dhe Jakobinnët [Diktatura Jakobinne], atë sistëm e ka patur dhe gjenarli Pinoqe në Kilë dhe Enver Hoxha në Shqipëri, por ato kohëra shyqyr janë tejkalue. Jëmë ma së i sigurt se dhe diktatura Berishinae nuk do të këtë sukses.

 

Sipas Enver Bytyçit dhe nderkombëtarët që po e vizitojnë këto ditë Shqipërin dhe po i japin krahun prokurores, thojnë se prokurorija duhet krye hetimë, qënkan rradhit në konspiracion kundër Salih Berishës!?! 



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora