E hene, 23.12.2024, 06:46 AM (GMT)

Mendime

Faik Krasniqi: Diplomacia arti i shprehjes me dorëza

E enjte, 10.02.2011, 07:57 PM


Diplomacia arti i shprehjes me dorëza

 

Nga Faik Krasniqi

 

Nëse politikanët nuk do të kishin në dorë armën e diplomacisë, nuk do ishin të tillë. Diplomacia për ta është arma me të cilën ata u duhet të mbrohen ndaj tjetrit (përfshirë këtu kolegët e vet diplomat dhe populli). Mënyra se si e përdorin këtë armë ndaj nesh bën të mundur grumbullimin e opinioneve se ''x-personi'' është shumë i ''zoti'' dhe ''na gënjen'' shumë më mirë se ''y-personi''.

 

Një pjesë e mirë e politikanëve e kanë ''zanat'' apo si profesion ''gënjeshtrën'' mashtrimin etj. Por nuk mund të them se këta politikanë janë diplomatë. Këta janë mashtrues që nën petkun e ''iluzionit të diplomacisë'' synojnë të vishen duke kombinuar kështu disa klounë, me një qeshje fallco në fytyrë.

 

Diplomacia është të kuptuarit se e vërteta është me nuanca.

 

1. Sa dhe si e përvetësojnë këtë instrument intelektual, gladiatorët politikë në arenën politike, që të reprezantojnë interesat kombëtare me vigjilencë, në diplomacinë internacionale.

2. A është diplomacia një art me të cilin në mënyrë elegante duke përdorë fjalorin politik, fshehim qëllimet tona, e cila iu mungon ose nuk i mungon politikanëve tanë.

3. Kosova në të ardhmen si shtet modern demokratik duhet të posedoj me një strukturë politike, e cila duhet patjetër të ketë aftësi që të përdorë mekanizmin e diplomacisë, që të hapë perspektivat ekonomike dhe politike në arenën ndërkombëtare, e cila është një fushëbeteje e pamëshirshme dhe sa janë të gatshëm politikanët e Kosovës të zbatojnë këtë art, edhe nëse duhet të ulen në tryeza politike me armiq, poashtu politikanët nga Shqipëria.

4. Si të ushtrohet diplomacia  që të zbusim konfliktet dhe të arrijmë kompromis në favorin tonë, kur dihet se kontratat ndërkombëtare arrihen duke bërë "tregti" me diplomaci globale.

 

5. Imuniteti  diplomatik si ushtrohet ky koncept, dhe sa e posedojnë administratorët e lartë në Kosovë e Shqipëri këtë imunitet.

6. Diplomacia biletarale si formë më e vjetër e diplomacisë, që ushtrohet në mes dy shteteve (dy palëve) dhe sa jemi të gatshëm për marrëdhënie bilaterale me shtetet tjera.

7. Diplomacia multilaterale si formë që ushtrohet në mesin e shumë shteteve (shumë palëve), që të arrihet në një qëllim, në një kompromis, pra konkret çështja e zgjidhjes së Kosovës-aktuale, dhe sa merr pjesë Kosova në këtë diplomaci që të ndikojë pozitivisht në interesin e saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora