Mendime
Hysni Bytyçi: Ambasador po, por jo edhe mëlmes
E diele, 06.02.2011, 07:28 PM
Ambasador po, por jo edhe mëlmes
Nga Dr. Hysni Bytyçi
Vitëve të fundin dy ambasador në Ballkanm në dy shtetët shqiptare me seli në Prishtin dhe Tiran na u kanë bërë si melmesa që i qitët gjellës. Nuk ka TV emision i lajmëve, gazet ditore apo agjensi lajmsh, si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri që nuk përmendët ambasadori amerikan.
Mabasadori amerikan tha kështu, ambasadori amerikan tha ashtu, ambasadori amerikan bëni këtë, ambasadori amerinak bëri atë...
Po ndali or burra, se çka do të kishim bë nëse amerika i terhjek ambasadorët e vet?
Ambasadori amerikan në Prishtin është personi numër një në poltikën kosovare, ati i del punë edhe me zgjedhje, edhe me shitjën e telekomit, edhe me shitjen e aerodromit edhe me formimin e qeveris edhe me ...
Në Tiran gjithëashtu. Ambasadori amerikan, thot duhët ngjarjet e 21 janarit me i investigue hetusia, zgjedhje të parakohëshe nuk duhët me patur...
Po çka jënë morë këta njerz dhe çka jemi neve shqiptarët? A keni ndëgjue donjë herë dhe donjë tjeter shtet që përzihën ambasadorët kaqë shumë? Unë jo vallahi kurr!!! A keni ndëgjue donjë herë, që tha kështu apo ashtu ambasadori francez, gjerman, autriak... Po edhe ata jënë në të njëjtën pozitë si ambasadorët amerikan!!!
Është e vertet se SHBA janë tregue si miqë të neve shqiptarëve, por jo vetëm amerikanët. Si miqë të mir jane tregue dhe gjermanët, francezët, italianët, por zëri i ambasadorëve të tyre nuk ju ndihët, përveq kur donjë here gazetarët bëjnë donjë intervju.
Ambasadorët duhët të vëprojnë sipas konventave nderkombëtare që e rregullojnë këtë materje e jo më u bë si melmes e qdo gjelle!!! Por në fund të fundit edhe nuk po habitëm më këta ambasadora, sepse qdo kush tenton me shkue deri në skaj të mundësive të veta, faji ma i madhë dhe ndoshta dhe kryesor është të politikanët shqiptar që jënë bë aqë sërvil ndaj amerikanëve. Miqët janë të mir se ardhur, por zot shtepije duhët të jët pronari, jo mysafiri!!!