E premte, 25.04.2025, 05:08 AM (GMT+1)

Kerko: a

Sokol Demaku: Intervistë me këngëtaren e re Agnesa Drenvoci

E premte, 28.01.2011, 09:56 PM


MERGIMI ËSHTË BRENGË DHE NJË BREJTËS PËR MERGIMTARIN

Thot e reja Agnesa Drenvoci nga qyteti Nössjö i Suedisë

 

Nga Sokol DEMAKU

 

Mergimi është vuajtje. Kjo është një breng, ky është një mall që ne e kemi në shpirt, malli për atëdheun dhe vendlindjen që të djegë shpirtin.

Unë mendoj se jeta ma e lumtur është në vendlindje në Kosovë sepse rrethi i yt, populli yt, njerzit tu pra gjithcka është ytja d,m.th diqka tjetër është në vendlindje me një fjalë tjetër merrë frymë shqip, kudo flitete gjuha shpirtrore e njeriut pra gjuha e nënës. Mërgimi është brejtës për mergimtarin.

Une së bashku me moshataret e mi jemi të kenaqur me ate që kemi arritur ketu por malli per vendlindjen është nje brengë për ne të rinjët shqiptar këtu. Kushtet dhe mundësit për të shkuar përpara janë e atëhere vetëm duhet angazhimi ynë dhe sukeset janë prezente.

Mjafton se ne takohemi dhe shkëmbejm së pari gjuhën tonë e pastaj bëjmë

aktivitete të ndryshme dhe të jemi së bashku cka është më kryesore per ne të rinjët në mërgim. Prindërit i kemi pran gjithëherë, na ndihmojn që ne mos të harrojmë vendlindjen dhe të mbajmë gjallë traditat tona kombëtare.

 

Kisha me ju lute per nje prezentim të shkurtër

 

Quhem Agnesa Drenovci jam nga Miradia e Ulët komuna e Fushë Kosovës,

përndryshe e lindurë në Gjermani mirëpo tani jetoj në qytetin Nössjö të Suedisë.

 

Përvecse një nxënëse shembullore, jeni edhe këngëtare e rem e plot entuziazëm që jeton dhe veproni vite me radhë? në emigracion. Do te ishte më interes te mësonim nga ju më shumë për jetëne të riut në mërgim?

 

Unë jam e re vetem 16 vjeqare mirëpo jeta në mërgim unë mendoj se nuk është edhe aq e lumtur dhe e lehtë siq e përshkruajnë moshatarët e mi. Mergimi është vuajtje. Kjo është një breng, ky është një mall që ne e kemi në shpirt, malli për atëdheun dhe vendlindjen që të djegë shpirtin.

Unë mendoj se jeta ma e lumtur është në vendlindje në Kosovë sepse rrethi i yt, populli yt, njerzit tu pra gjithcka është ytja d,m.th diqka tjetër është në vendlindje me një fjalë tjetër merrë frymë shqip, kudo flitete gjuha shpirtrore e njeriut pra gjuha e nënës. Mërgimi është brejtës për mergimtarin.

 

Ju jeni nxënëse e klasës në qytetin suedez Nössje, cfarë mund të na thoni për jetën shkollore ketu si dhe mësimin e gjuhës shqipe në diasporë?

 

Po unë ndjek mësimet në Nössjö këtu ku banoj dhe jamë shumë e kënaqur këtu me organizimin e mësimit në Gjuhën shqipe, ku nuk mund pa e permendur dhe pershendetur arsimtaren Sanije Selmani nga Prishtina e cila me përkushtim të madh na mëson gjuhen e bukur shqipe dhe traditat tona kombëtare, historinë e kombit tonë dhe gjografinë e atëdheut tonë. Une së bashku me moshataret e mi jemi të kenaqur me ate që kemi arritur ketu por malli per vendlindjen është nje brengë për ne të rinjët shqiptar këtu. Kushtet dhe mundësit për të shkuar përpara janë e atëhere vetëm duhet angazhimi ynë dhe sukeset janë prezente.

?

Ju jeni shumë aktive në jetën kulturore të të rinjëve shqiptar këtu, cfarë është ajo që ju interson ju më shumë në këtë drejtim?

 

Po, përveq mësimit në shkollë merrem edhe me muzikë e vallëzim modern.

 

Kur kemi te bejmë më këtë duhet tu them se kam dëgjuar se ju jeni shumë e talentuar sa i përket muzikës, sa cendron kjo?

 

Unë muzikën e dua shumë prandaj një pjesë të kohës së lirë ia kushtoj muzikës ku në shkollën e muzikës ushtroj disa orë në javë.

 

Cili zhaner i muzikës ju pëlqen dhe sa dëgjova këtu mësova se kënga është hobi i juaj, sa është e vertetë kjo?

 

Muzika më pëlqen në përgjithësi, mirpo si e re e adhuroj më tepër muzikën moderne.

 

Kur është paraqitur para publikut për herë të parë Agnesa dhe cfarë rezultati keni arritur ?

 

Për herë të parë jam paraqitur para publikut në moshen 6 vjeqare para publikut të qytetit  Nössjö  me rastin e festeë së 28 Nëntorit më një këngë e cila quhet Jam nji shqipe nga kosova e cila u prit shkelqyeshem nga publiku dhe prindërit e mi, e cila me bëri te guximshme ta vazhdoj këtë rrugë.

Pastaj asnjëherë nuk jam ndar nga muzikës, duke marrë pjesë në aktivitete të ndrryshme në komunën tonë, ne aktivitete të shkolles etj.

 

Ju keni tri kengë tuajat të cilat po thuajse janë berë hite këtu, për cilat këngë eshtë fjala?

 

Kënga e parë eshtë "Po e shijoj jetën" pastaj  "Të pres" dhe ajo e treta si thone e verteta"Finalja".

 

Ju keni punuar edhe një spot muzikor këto ditë, për cfarë spoti dhe cilën kengë eshtë fjala, kur do ken mundësi adhuruesit tuaj ta dëgjojnë ketë?

 

Eshtë fjala per këngën ”Finalja” të cilën së bashku me spotin e kamë bërë tani e të cilën shpejt do të ken mundësi dëgjuesit ta ndëgjojnë.

 

 

Si kalon një ditë Agnesa kur kemi të bejmë me shkollën dhe muzikën?

 

Në radhë të parë është shkolla pastaj muzika, të dyjat bashk e kompletojnë njera tjetrën tek unë dhe jam më se e lumtur më ate cka unë kam arritur në këtë moshë të re. Besoj se të ardhmen une e kam përpara.

 

Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende tek të rinjët shqiptar në diasporë cfarë do bëje?

 

Se pari do ti kshilloja bashkëkombasit e mi se ne mund te arrijmë më shumë sa i perket shkollimit pastaj unë vet të kontriboj aq sa munden për vendlindjen time për Kosovë.

 

Cka mendoni sa keni ndihmë nga shoqatat kulturore shqiptare ne diasporë ju të rinjët, njashtu edhe nga prindërit kur kushtet dhe mundësit këtu janë shumë të mëdha për zhvillimin kultutorë të të rinjëve?

 

Mjafton se ne takohemi dhe shkëmbejm së pari gjuhën tonë e pastaj bëjmë

aktivitete të ndryshme dhe të jemi së bashku cka është më kryesore per ne të rinjët në mërgim. Prindërit i kemi pran gjithëherë, na ndihmojn që ne mos të harrojmë vendlindjen dhe të mbajmë gjallë traditat tona kombëtare.

 

Cka mendon për të ardhmen Agnesa, ku do e gjejë vetën, tek kënga apo është dicka tjeter që e intereson Agnesën më shumë?

 

Besoj tek kënga po duke mos lan anash edhe ndonjë profesion që e kam pasion të madh, mbetet të shofim mos të premtoj shumë koha le ta zbuloj.

 

Përveç mësimit dhe aktivitetit me këngën, si e kalon kohen e lirë Agnesa?

kam pasion libri lexoj shumë.

 

Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

Familja dhe rrethi im shoqror.tani jam e re nuk me mundon asfjë momentalisht.



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx