Mendime
Halit Bogaj: Hashim Thaçi për Rugovën
E merkure, 26.01.2011, 07:59 PM
HASHIM THAÇI PËR RUGOVËN
Nga Halit Bogaj
Se kush ishte presidenti Rugova, më në fund e pa, apo e kishte pare qysh moti por kishte heshtur deri në momentin e duhur, edhe Kryeminsitri Hashim Thaçi, I cili organizoi Akademi përkujtimore me rastin e 5 vjetorit të vdekjes së Presidentit Rugova.Kjo ishte një befasi e madhe për të gjithë ne por edhe një ngjarje e papritur por shumë e domosdoshme e cila do të ndikojë pozitivisht në bashkimin e faktorit shqiptar , të cilët duke vepruar si fëmijët, për fat të keq janë bërë’’ pike e pesë’’. Janë bërë që të mos na marrë malli as të flasim për ta të cilët më së paku e paskan dashur shtetin në relacion me pushtetin e këndshëm dhe kolltuqet të cilat u janë ngjitur prapa dhe nuk I lënë të lëvizin asnjë hap!.Me fjalë të tjera,janë bërë ‘’Si të çartur’’për pushtet duke qenë në gjendje që të përlajnë gjithçka që gjejnë përpara.Inatet e tyre tradicionale nuk mund të pushojnë në asnjë rast.Secili prej tyre e konsideron veten më meritor se tjetri, duke mos u shkuar fare mendja se dikush tjetër ishte shumë më rrotel se ata I cili na I krijoi të gjitha ato miqësi nëpër botë.Ata të mjerë e treguan fytyrën e tyre të vërtetë vetëm pas vdekjes së atij, të cilin edhe Hashim Thaçi do ta quajë ‘’Personaliteti më I madh shqiptar I shekullit të shkuar’’dhe’’Se e kishte nderin që kishte punuar me të’’.Mbase dikush do të thotë se vonë I ka rënë në mend Thaçit që të bindet dhe ta vlerësojë si duhet personalitetin e Presidentit tone historik, por vjen në shprehje ajo thënia’’Më mirë vonë se kurrë’’.Kështu si Thaçi pati vepruar edhe kolosi Ismail Kadare I cili/duke u bazuar në mendimet e dikujt tjetër/kishte thënë në një rast se’’Rugova nuk dinte të bënte asgjë tjetër, përveç të buzëqeshte’’gjë që pas kritikave miqësore që do t’i jenë bërë atij apo mbase edhepse është mbushur mend edhe vetë, prapseseparë e pati pranuar duke u shprehur tejet pozitivisht për presidentin tonë ,duke u shprehur për vetëveten ’’Se edhe ai mund të gabonte’’,çka, për fat të keq, nuk ndodhi as sot e atë ditë me Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen/natyrisht nga inati I sëmurë që kishin për të/duke mbetur tragjikisht si dy qyqe të vetmuara intelektuale në raport me botën tjetër shqiptare që e adhuroi aq tepër Dr.Rugovën.
Pra fjalët e Hashim Thaçit ishin një ogur I bardhë, një sihariç I madh dhe një tentative e re e kryeministrit për ta bashkuar faktorin e defaktorizuar kosovar I cili është bërë sikur të ishin shkie mes vetes dhe përpiqen t’ia nxjerrin sytë njëri tjetrit!!!.Nga kjo del se edhe nëse nuk e ka çmuar shumë në fillim presidentin Rugova, ai këtë po e bën tani këtë dhe sipas mendimit tonë dhe të gjithë shqiptarëve, ai po vepron drejt dhe në kohë shumë të duhur, ngase Kosovës tani vërtet është duke iu dashur një emër I madh, një lider dhe një pris që do ta shpiente këtë vend atje ku dëshironte Rugova dhe ku e kemi vendin.Tashçi po e bën këtë në një kohë kur të gjithë ne po e ndiejmë më së tepërmi mungesën e presidentit tone historik, në mesin e të cilëve gjendet edhe vetë kryeministri I cili sërish I fitoi zgjedhjet e fundit.
Me përgatitjen e Akademisë kushtuar Rugovës nga ana e Thaçit, del në dritë edhe mundësia e krijimit më të lehtë të koalicioneve të cilat duhet të flasin gjithsesi në një gjuhë dhe ta rrahin të njejtin tel,në mënyrë që të mos I shkaktojnë dëm të mëtejm këtij vendi, aq më tepër kur po dihet se në qeverinë e ardhshme të Kosovës nuk do të ketë njerëz me duar të ndyera.