E merkure, 13.11.2024, 06:08 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Bojaj: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë esenciale dhe të përjetshme

E marte, 25.01.2011, 07:57 PM


Marrëdhëniet SHBA-Kosovë esenciale dhe të përjetshme

 

Miqësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Republikën e Kosovës ka qenë dhe mbetet e përhershme dhe vëllazërore. Ky konstatim vjen i bazuar mbi kriteret më të larta të demokracisë qytetare, shtetërore e nacionale.

 

Nga Ramiz BOJAJ

 

Marrëdhëniet e Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbesin të përhershme edhe esenciale. Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, nuk janë ndërtuar mbi bazat e interesave bilaterale te shteteve të pavarura, por mbi parimet më të larta të demokracisë njerëzore, humane e nacionale. Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi do t’i mbesin besnik qëndrimit amerikan ndaj çështjes shqiptare në Ballkan, fillimisht ndaj Shqipërisë e më pas ndaj Kosovës.Pra, Shqipëria dhe Kosova, tashmë dy shtete shqiptare në Ballkan janë formësuar ose shpëtuar nga Amerika. Filimisht në vitet e 40-ta, fale vetos së presidentin amerikan Vilson shpëtoi Shqipëria, e cila i ishte ekzpozuar copëtimit të vazhdueshëm nga sllavortodoksët të ndihmuar nga aleatët e tyre tradicionalë. Më pas, falë ndihmës së presidentin Klinton, dhe miqve të tij, si Uesli Klark, Robin Kuk(tashmë i ndjerë), Toni Bler, sekretares Ollbrajt etj., Kosova u çlirua nga zgjedha e pushtimit serb.Historia më e re e Kosovës është e ngjizur sëbashku me miqtë e saj të mëdhenj, të cilët i dhanë fund shfarosjes së shqiptarëve nga hordhitë serbosllave. Pavarësisht luftës heroike të UÇK-së, pa ndihmën amerikane, pasojat do të ishin shumë më të mëdha për faktin se Serbia nuk zgjidhte mjete dhe metoda për eliminimin e civilëve, duke përfshirë edhe pleq, gra e fëmijë. Pra, SHBA-të dhe aleanca  Atlantike në këtë fundshekull bënë një mrekulli përsa i takon zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Kjo gjë duket edhe sot se Amerika bëri që shqiptarët, në përgjithësi të bënin një kthesë të madhe drejt lirisë , demokracisë.

 

Vizita e Klintonit në Kosovë

 

Gjatë vizitës në Republikën e Kosovës, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kërkoi që liderët e Kosovës të bëjnë ndryshimet e duhura, të pajtohen me njëri-tjetrin, të zgjidhin problemet në veri për t'i shërbyer kështu integrimit të vendit. Ajo premtoi se SHBA-të do të qendrojnë gjithmonë krah I Kosovës, por edhe shqiptarët duhet të punojnë për forcimin e demokracisë qytetare në Kosovë. Gjatë takimit me lidershipin e shtetit të Kosovës, znj. Klinton premtoi se ashtu siç kishte bërë bashkëshorti i saj Bill klinton në ditët më të vështira për Kosovës, edhe ajo do të qëndroj po mbi këto parime për tëvazhduar me lobimin dhe njohjet e reja për shtetin më të ri.

 

Ajo theksoi se duhen përmbushur shumë standarde për integrimin në Evropë, por është në interesin e Brukselit dhe Shteteve të Bashkuara integrimi i mbarë rajonit në Unionin Evropian.“Kini durim, punoni fort sepse këmbëngulja do t'ju sjellë sukses”, porositi Clinton , duke theksuar se në vizitën që do të zhvillojë sonte në Bruksel, integrimi i Ballkanit do të jetë temë e rëndësishme e bisedave. “Integrimi i Kosovës është me interes të veçantë dhe të rinjtë e këtij vendi kanë çelësat e se ardhmes në dorë”, tha pos tjerash znj. Klinton, duke përmendur edhe çështjen e veriut të Kosovës, për të theksuar se statusi i veriut është i zgjidhur dhe bëri thirrje që njerëzit në këtë pjesë të integrohen. Kryediplomatja amerikane bëri thirrje që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të nisë sa më parë, në mënyrë, po qe nevoja të mund të diskutohet edhe për ndonjë problem kufitar në mes të dy shteteve. Sekretarja amerikane e Shtetit krejt në fund premtoi se do të vazhdojë punën e saj për të zgjeruar njohjen e pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

SHBA-Kosovë, konfirmim i demokracisë

 

Kosova shtet i pavarur dhe Sovran, i lirë dhe i pavaruar është ndërtuar në bazë të ndihmes amerikane. Prandaj, demokracia e vendosur në këtë pjesë të Ballkanit është e përjetshme, ashtu siq është e përjetshme edhe pavarësia e Kosovës dhe vëllazëria shqiptaro-amerikane. Marrëdhëniet e SHBA-ve me Kosovën, do të zgjasë gjithmonë duke përfshirë edhe në vitet që vijnë, kishte thënë kohë më parë ambasadori amerikan, Kristofer Dell, i cili vazhdon të dëshmojë përkrahjen amerikane për forcimin e demokracisë në Kosovë, duke ndihmuar të gjithë qytetarët e shtetit të ri, pa dallim feje e nacionaliteti, duke dhënë shembullin e vizionit të paqes e të demokracisë në vendin tonë.  “Jo vetëm miqësia jonë në të kaluarën, por miqësia jonë do të zgjasë edhe viteve që vijnë”, kishte thënë Dell, duke falënderuar institucionet e Kosovës për respektin e vazhdueshëm që tregojnë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ShBA, gjithashtu vlerësojnë dhe janë mirënjohëse për miqësinë dhe partneritetin  e saj me Shqipërinë dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Ashtu siq kishte thënë dikur, presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, se “marrëdhëniet Kosovë-ShBA, do të jenë të përhershme dhe të natyrës speciale”, kështu vazhdojnë të thonë edhe liderët e tashëm të shtetit të Kosovës, duke dëshmuar kështu lidhjet e historike mes dy shteteve demokratike, SHB-Kosovë. Miqësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Republikën e Kosovës ka qenë dhe do të jetë e përhershme dhe vëllazërore. Kjo bazuar mbi kriteret më të larta të demokracisë qytetare, shtetërore e nacionale.

 

(Shoqata: Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora