Mendime
Isa Mulaj: Vrasja e një Protestuesi: Metodologjia Specnaz GRU dhe Ligji i Tretë i Njutonit
E hene, 24.01.2011, 08:59 PM
Vrasja e një Protestuesi: Metodologjia Specnaz GRU dhe Ligji i Tretë i Njutonit
Nga Isa Mulaj
Dy pamje filmike nga protestat e dhunshme në Tiranë më 21 janar 2011 kanë lënë dyshime për vrasjen e një protestuesi se cili mund të jetë autori i vrasjes: i) roja nga ndërtesa e kryeministrisë, apo ii) ai çubardhaku (gjithashtu protestues) aty afër viktimës së ardhshme. Në këtë analizë do të përdorim Ligjin e Tretë të Njutonit për të gjetur se kush mund të ketë qenë vrasësi, por duke marrë parasysh se e tëra është bazuar në dy pamje xhiruese me kamerë. Xhirimin e parë mund ta shikoni në këtë adresë:
http://www.youtube.com/watch?v=YRjRqCefA7U
Çka thotë Ligji i Tretë i Njutonit, ose Ligji i Aksionit-Reaksionit?
“Forcat e ndërsjella të aksionit dhe reaksionit ndërmjet dy trupave janë të barabarta, të kundërta dhe kolineare (drejtvijëzore), kjo do të thotë se kurdo që trupi i parë vepron me forcë F në trupin e dytë, trupi i dytë tendosë një forcë ?F në trupin e parë. F dhe?F janë të barabarta në përmasë, dhe të kundërta në drejtim. Ky ligj nganjëherë është i njohur si Ligji i Aksionit-Reaksionit, ku F quhet "aksioni" (veprimi) dhe ?F "reaksioni" (kundërveprimi). Aksioni dhe reaksioni janë të njëkohshëm, por në rastet kur objektet ose trupat nuk e kanë të njëjtën masë, nxitimi (në fizikë i njohur edhe si “akceleracioni) i dy trupave mund të jetë i ndryshëm.”
Në bazë të asaj që shihet nga xhirimi, duket sikur plumbi ka ardhur nga ndërtesa e kryeministrisë. Viktima bie papritmas prapa në shpinë. Cili ishte aksioni i drejtimit të këtij kundërveprimi nga plumbi i cili nuk shihet? Sipas Ligjit të Tretë të Njutonit, forca e ushtruar në trupin e viktimës ka ardhur ana e përparme ose drejtimit kah shikonte protestuesi (më vonë viktima) – ndërtesa e kryeministrisë, dhe kjo shkaktoj rrëzimin e tij në anën e prapme, çka është normale. Ai njeriu çubardhak aty përbri viktimës, po ta kishte qëlluar, viktima do të binte anash ose në anën e djathtë po që se çubardhaku do ta godiste në anën e majtë, e jo prapa.
Përjashtime:
Nga kjo analizë përjashtohet lloji i municionit të përdorur dhe kalibri i tyre. Supozojmë se të dyja palët kanë mundur të kenë qasje në municione të ndryshme. Nuk mund të jemi të sigurt se çfarë municioni ka pasur policia në karikator në ato momente, pavarësisht deklarimeve se nuk e përdorë municionin ose plumbin me të cilin është qëlluar viktima. Referenca në llojin e municionit mund ta përforcoj dyshimin se vrasja mund të jetë inskenuar nga ndërtesa.
Nëse e shikoni me kujdes xhirimin dhe e përcillni viktimën prej fillimit e deri në fund, asnjë protestues tjetër nuk ka qene më paqësor se ky (për atë pjesën që shfaqet në xhirim).
Vrasja e të njëjtit protestues nga pamja xhiruese tjetër
Xhirimin e dytë mund ta shikoni nga kjo adresë:
http://www.youtube.com/watch?v=T6sZ1BY6nS8
Nga ky material shihet se viktima nuk qenka rrëzuar prapa në mënyrë drejtvijëzore siç e thotë Ligji i Njutonit, por së pari qenka përkulur bukur fort në anën e djathtë. Viktima bie për tokë në vend pas lëvizur asnjë këmbë, që lë përshtypjen se ai mund të jetë qëlluar nga afër, ose ai çubardhaku. Goditja nga largësia më e madhe me plumb, në bazë të Ligjit të Njutonit, ka nxitim më të vogël (kushedi se për sa të qindëshet e sekondës!), dhe reaksioni ndaj forcës goditëse ndoshta do të ishte më i ngadalshëm (edhe këtu kushedi se për sa të qindëshet e sekondës!), ceteris paribus (përjashto llojin e municionit, plumbit, raketës, etj.).
Vrasja Specnaz e protestuesit më paqësor nga çubardhaku
Pamja e dytë ku shihet Aksioni-Reaksioni, e ndryshon dukshëm hipotezën se viktima është qëlluar nga gardiani në ndërtesën e kryeministrisë.
Hipoteza 1: Arma e gardianit nuk mund ta qëlloj viktimën (incizimi i dytë)
Arsyetim:
Xhiruesi me kamerë (“kameramani”) nga News24 gabimisht po e shënjon me rreth të kuq pozicionin e gardianit, a pastaj të viktimës. Shikoni me kujdes të madh se si viktima është gati plotësisht i maskuar nga rrethoja e hekurt ose dera e kryeministrisë. Dera me shufra metalike qëndron pjerrtas dhe mbulon drejtimin e pozicionit të gardianit për ta qëlluar protestuesin. Bashkoni dy pikat me vijë të drejtë prej pozicionit te gardianit deri te viktima. Trajektorja e plumbit nuk është e dredht por e drejtë. Po të shkrepej arma nga ai pozicion, plumbi do të ndalej nga rrethoja e hekurt. Mandej, shikoni se si rrethoja është më e lartë se shtati i viktimës, dhe pozicioni i gardistit thuajse në kat përdhes. E vetmja gjasë që plumbi i gardianit ta godas viktimën, ndoshta është dora e djathtë e viktimës ndonëse edhe me këtë rast është dashur precizitet i lartë për të mos u ndalur plumbi nga rrethoja e hekurt e derës, e cila në atë pozitë të hapur nuk lejon përshkueshmëri të plumbit prej gardianit te viktima.
Hipoteza 2: Gardiani do të qëllonte dikë tjetër
Arsyetim 1:
Siç u theksua më lartë, të dy incizimet e paraqesin viktimën si protestuesin me të qetë. Gardiani ka mundur ta godasë këdo tjetër jashtë oborrit të kryeministrisë ku të gjithë ishin më të lëvizshëm, e disa gjuanin me gurë, pra ishin më të dhunshëm.
Arsyetim 2:
Incizimi i dytë tregon rrethin e kuq në pozicionin e gardianit saktësisht në kohën kur fare brenda oborrit është futur një çun me pantallona me shirit të bardhë anash. Gjersa gardiani merr “plumbat” (gurët) e çunit, dhe çuni e zbraz gurin e fundit në drejtim të gardianit dhe ia kthen shpinën për të dalë jashtë oborrit, protestuesi pranë çubardhakut shtrihet përtokë.
Pyetje:
Pse gardiani në atë kohë nuk e qëlloj me plumb në shpinë (ose më herët n’lul t’ballit, ose gjoks) atë çunin që ishte me i dhunshmi me gurë dhe kishte hyrë fare brenda në oborr, por goditi protestuesin më paqësor jashtë oborrit, madje e kishte të pamundur ta godas për shkak të pengesës së rrethojës ose derës me shufra metalike?!
Hipoteza 3: Reaksioni i përkuljes në anën e djathtë të viktimës si pasojë e goditjes nga ana e majtë
Arsyetim:
Shikoni se si i ofrohet me afër ky çubardhaku viktimës dhe i duket dora vetëm deri ne bërryl (pjesën e përparme e ka te drejtuar me armë kah viktima). Nxjerr revolen dhe godet diku nën kraharor ose në stomak viktimën. Vrasja duket se bëhet me dorën e majtë kur çubardhaku fut dorën e majtë me revole nën sqetullën e dorës së djathtë. Pasi bie përtokë viktima, çubardhaku tek atëherë lëshon dorën teposhtë dhe i duket e tërë dora (para kësaj i dukej vetëm prej kraharorit deri në bërryl). Këtë e përforcon edhe xhirimi i parë ku i thinjuri duket duke bërë diçka me duar (duke manipuluar me revole për ta fshehur).
Refuzim i shenjave të New24 në xhirim:
Hiqeni për një moment vëmendjen nga rrethi i kuq i shënjuar nga News24 tek pozicioni i gardianit, dhe shikoni se çfarë bënë çubardhaku në atë moment. Atij i duket dora duke lëvizur në drejtim të stomakut të viktimës. Pas kësaj lëvizje të dorës në drejtim të viktimës, viktima bie përtokë. Menjëherë tmerrohen të gjithë protestuesit që janë disa metra larg. Çubardhaku që e kishte në krah viktimën dhe ishte ngjitur me të, i kthen shpinën viktimës dhe fillon të ecë i qetë në drejtim të shtyllës ku përforcohet dera dhe grilat metalike të rrethojës së kryeministrisë. Pas vrasjes së viktimës, çubardhaku para se të filloj të ecë i qetë në atë drejtim, duket se i jep diçka në dorë një çuni i cili vjen nga drejtim ku do të shkoj çubardhaku.
Provë 1:
Shikoni me shumë vëmendje sekondat 11-12 nga xhirimi i dytë: http://www.youtube.com/watch?v=T6sZ1BY6nS8
Dora e çubardhakut duket qartas duke ekzekutuar në stomak viktimën – protestuesin.
Provë 2:
Në momentin kur fillon të bie viktima, nga pozicioni i gardianit i shënjuar me rreth të kuq nga News24 nuk vërehet ndonjë e shtënë. Në fakt, në të njëjtën kohë vërehet dora e çubardhakut e drejtuar kah barku i viktimës.
Provë 3:
E shtëna nga pozicioni i gardianit vërehet (në formë të pikës së bardhë) në të qindëshet e fundit të sekondës 13 dhe fillimin e sekondës së 14-të. Në këtë kohë viktima është tërësisht e shtrirë përtokë.
Hipoteza 4: Xhirimi i parë vërteton xhirimin e dytë – dorën e çubardhakut – dorasin
Shikoni më vëmendje sekuencën e xhirimit ndërmjet sekondave 12-13-14, ose momentin kur viktima fillon të bie përtokë! Ç’dreqin bënë diçka me dy duart me një objekt (pos çadrës) që i shihet çubardhakut?
Provë:
Shikoni me vëmendje se si në sekuencën e filmuar tek sekondat 21-23 çubardhaku nxjerr një mjet të zi (duart i duken të bardha) dhe shumë qartë shihet duke e futur atë mjet në çadrën e tij pak të hapur.
Arsyetim:
Revolja ka ngjyrë të zezë dhe kurrfarë tjetër në xhirimin e parë.
Përfundim: Protestuesin e ka ekzekutuar çubardhaku aty afër
Nëse plumbi e ka goditur protestuesin çoftë vetëm një centimetër në atë që njihet si gjysma e majtë e trupit, atëherë vrasjen e ka kryer çubardhaku. Ekzistojnë gjasa shumë të vogla që gardiani të ketë mundur ta godas protestuesin, dhe atë siç u theksua më lartë, me precizitet të lartë vetëm në dorën e djathtë ose një pjesë të djathtë të kraharorit për shkak të pengesës metalike e cila qëndron si “cover” (mburojë) e protestuesit kundrejt pozicionit të gardianit.
Nuk vërehet e shtëna e gardianit kur fillon të bie përtokë viktima. Vërehet çdo gjë në të dy xhirimet në veprimet e çubardhakut se ai është ekzekutori.
Ligji i Njutonit nuk gabon, përndryshe duhet ta flakim nga përdorimi shkencor, ose të ofrojmë alternativë. Xhirimi i parë lë përshtypjen se e shtëna ka ardhur nga krymenistria, ndonëse në asi drejtimi ka mundur të shkrep edhe çubardhaku, sepse dora (pëllëmba, shuplaka dhe gishtat) është manovruese dhe e lëvizshme në të gjitha drejtimet. Edhe në rastin e vetëvrasjes, dora mund ta drejtoj revolen në çfarëdo pozite në pjesën e përparme të trupit që të duket se ka ardhur nga ndërtesa e kryeministrisë.
Xhirimi i dytë tregon se viktima nuk u rrëzua në mënyrë drejtvijëzore me pozicionin e gardianit por fillimisht kishte përkulje të dukshme në anën e djathtë. Kjo përkulje ishte reaksion i goditjes nga ana e majtë, që dukej se ishte në formë të pjerrtë, pra pozicioni ndërmjet anës së majtë dhe drejtimit kah kryeministria të viktimës, ose një lloj këndi diku 45 shkallë ndërmjet drejtimit kah pozicioni i gardanit dhe çubardhakut (duke mos përfshirë dorën e këtij të fundit që u zhvendos para dhe ia drejtoj protestuesit aty përbri revolen nga 45 apo më shumë shkallë).