Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Takimi i nivelit të lartë amerikano - kinez
E marte, 18.01.2011, 07:40 PM
TAKIMI I NIVELIT TE LARTE AMERIKANO – KINEZ
Nga Frank Shkreli
Këtë javë, në Shtepinë e Bardhë fillon takimi i nivelit të lartë amerikano-kinez. Vizita e Zotit Hu Jintao është vizita e parë e një udhëheqësi kinez në Washington ne 14 vjetë. Marrëdhënjet amerikano-kineze, sipas Sekretares së Shtetit Hillary Clinton, janë në një pikëkëthesë kritike. Të dy palët presin shumë nga ky takim mjaft i reëndësishëm jo vetëm për të dy vëndet, por edhe për marrëdhënjet ndërkombetare dhe për paqën në botë. Sekretarja amerikane e shtetit, Zonja Clinton, në një fjalim në Stejt Departmentin amerikan javën që kaloi, tha se Shtetet e Bashkuara – në marrëdhënjet me Kinën -- janë duke ndjekur një strategji që sipas saj përfshinë angazhimin e gjithanëshëm tëAmerikës në zonën e Azisë dhe të Paqësorit; punën e vazhdueshme në mbeështetje të shtimit të besueshmërisë midis Kinës dhe Shteteve teë Bashkuara; dhe angazhimin për të zgjëruar bashkpunimin në fushat ekonomike, politike dhe të sigurimit. Pritet që bisedimet, ndër të tjera, të perfshijne cështje sic janë të drejtat e njeriut, cështjet monetaro-financiare dhe mosbalanci tregtar midis dy vendeve.
Në përgatitje për takimin me Zotin Hu, Presidenti Obama pati një takim me dyerë të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë me pesë peërkrahës të të drejtave teë njeriut në Kinë, hera e pare qe ai ka berë një gjë të tillë, që sic duketë është një përpjekje këjo e Presidentit amerikan për të ri-fokusuar vëmendjen mbi të drejtat e njeriut në Kinë. Ky takim I Presidentit Obama me përkrahës të të drejtave të njeriut ne Kine, shikohet si shumë pozitiv, sidomos kur të merret parasyshë shtimi i përsekutimeve nga ana e autoriteteve komuniste kineze te përkrahësëve të demokracisë, të grupeve etnike, te katolikeve, dhe grupeve te ndryshme te shoqerise civile, në vitët e fundit.
Përvec cështjes së të drejtave tënjeriut, gjatë vitit të kaluar janë venë re periudha tensionesh në marredhënjet dy-paleshe, duke përfshirë shitjen e armëve amerikane Tajvanit, sulmet vdekjeprurëse të Koresë seë Veriut kundër Koresë së Jugut, ceshtjet monetare, ushtrimi i kontrollit të internetit nga qeveria kineze, si dhe mosmarrveshjet territoriale në Detin Jugor te Kines. Si rrjedhim këto cështje shqetsuese për palën amerikane, sic duket, do të jenë në tryezën e bisedimeve.
Nga ana e saj, Kina thotë se marrëdhënjet me Shtetet e Bashkuara i konsideron si serioze dhe shumë të rëndësishme. Nën-ministri i jashtëm kinez, Zoti Cui Tiankai u tha diplomateve të huaj në
Sekretarja e Shtetit, Zonja Clinton tha se në shekullin 21, Kina duhet të luaj një rol më të rëndësishëm në politiken botërore, “duke marrë përsipër obligimet e njëfuqie të shekullit 21, gjë që do të ndihmojë në realizimin e një të ardhëme me mundësi të pa-imagjinueshme për popullin kinez. Por këjo, tha Zonja Clinton, do të thotë gjithashtu se Kina është gati të marreë përsipër edhe përgjëgjësinë e barrës për të ndihmuar nëzgjidhjen e problemeve të përbashkëta, duke ndihmuar në zbatimin e rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare”.
Në fjalimin e saj, javën që kaloi, Zonja Clinton tha se ajo e di se Kina hedhë poshtë shqetsimin amerikan në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë, por shtoi se “Kina si një anëtare themeluese e Kombeve të Bashkuara është angazhuar që të respektojeë të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj. Këto janë të drejta universale, të njohura nga I gjithë komuniteti nderkombëtar”, shtoi Zonja Clinton.
Megjithë këto deklarata, administrata e Presidentit Obama e gjënë veten në një situatë pak si delikate, pasi është duke pritur në nje vizitë shteteërore udhëheqsin e një shteti që është duke mbajtur në burg fituesin e Cmimit Nobel për paqë, disidentin Liu Xiaobo.
Thirrjet për reforma në sistemin politik kinez kanë filluar të degjohen kohët e fundit edhe brenda Kinës. Rëvista gjysëm-zyrtare Yanahuang Chunqiu në numërin e fundit i bën thirrje partisë Komuniste që të ndërmarrë zbatimin e reformave në sistemin politik. Redaktori I revistës tha se autoritetet kineze nuk kanë ndërmarre reforma politike dhe se nuk ekziston një balancë pushteti. Ai shtoi gjithashtu se korrupsioni po bëhet gjithnjë e më i rëndë për shoqërinë kineze. Sipas kësaj reviste, “trazirat shoqërore sa vinë e shtohen, duke paralajmëruar një krizë dhune, nëqoftse nuk zbatatohen reformat”.
Gjate takimit te nivelit te larte amerikano-kinez këte javë në ëashington, zyrtareët amerikanë duke përfshirë Presidentin Obama dhe Sekretaren e Shtetit Clinton, do të bëjnë thirrje, nder te tjera, për lirimin e të burgosurve politikë duke përfshirë edhe fituesin e Cmimit Nobel Liu Xiaobo dhe për një shoqëri të lirë që respekton të drejtat e njeriut si edhe për transparencë në marrëdhënjet dy-palëshe. Por ish-Sekretarii Shtetit Amerikan, Zoti Henry Kissinger, njëkohësisht edhe arkitekti i afrimit të Shteteve të Bashkuara me Kinën gjatë 1970-ave, në një artikull botuar ditët e fundit, paralajmeroi kundër pritjes së rezultateve të menjëhershme nga takimi i nivelit të lartë amerikano kinez. Zoti Kissinger shkruan se “ndersa diplomacia amerikane dëshiron dhe pret përfundime specifike …negociatorët kinezë e shohin procesin e bisedimeve si një kombinim te elementëve politikë, ekonomikë e strategjikë dhe presin që rezultatet të arrihen nepërmjet një procesi afat-gjatë”, shkruan Henry Kissinger.