E marte, 18.06.2024, 12:17 PM (GMT+1)

Mendime

Hysni Bytyçi: Edhe humaniste edhe jo antishqiptare!!!

E hene, 17.01.2011, 08:57 PM


Edhe humaniste edhe jo antishqiptare!!!

 

Nga Dr. Hysni Bytyçi

 

E nderuar redaksi, faleminderit që keni botuat tekstin e z. Afrim Mustafa: Natasha Kandiq , “ humanitare”, apo antishqiptare ???

 

Po most të ishte botue ky tekst nuk do të kishim ditur se sa i pa informuar qënka zoti Afrim Mustafa.

 

Sa i përket pjesmarrëjes në UÇK, si që thotë një fjal popullore: Ia hjemim kapuqin [plisin, kapelën, sheshirin...], aferim!!! por pjesmarrja në luftë nuk i jep të drejt me shkrue lloj - lloj shkarravinash, të pa vërteta dhe shpifje.

 

Zoti Afrim Mustafa shtron pytjën: a është Natasha Kandiq Humanitare apo Antishqiptare dhe pastaj e akozon jo vetëm atë, por dhe Karla Del Ponte dhe Dick Marty pa asnjë të vërtet.

 

Në kohën kur zoti Afrim Mustafa ka marë pjesë aktive në UÇK, humanitarja, zonja Natasha Kandiq ka angazhuar [paguar] avokat  për mbrotjën e qindra, qindra shqiptarëve të akuzuar nepër gjyqe, cilet gjindëshin nëper burgjet e Serbis. Natasha Kandiq dhe Fondi Humanitar, të cilin e drejton kjo zonjë shumë e vyeshme dhe e sinqert i ka zbulue shumë e shumë raste antinjerzore të kryera kunder shqiptarëve, boshnjakëve dhe tjerëve nga makinerija q’faruese e Millosheviqit. Rasti i Suharekës [familja Berisha] dhe i Podujevës, ku kjo zonjë drejt për drejt i ka përfaqësue në gjyqë familjet e damtura e deshmojn këtë fatk të pa mohueshëm.

 

Është e vërtet se kjo zonjë gjithashtu ka hulumtue dhe ndoshta ka zbulue ose do ta zbulojë donjë krim të kryar edhe nga shqiptarët. Po çka ka këtu të keqe? I lumtë pra nëse është e vertet dhe hiq mos të ndalët! Krimi duhet zbulue dhe deshkue, kjo është alfa dhe omega e demokracis. Kriminelët duhet nxjerr para drejtësis.

 

Afrim Mustafa nuk ka nevoj me na tregue krimet e makineris të Millosheviqit, në Reqak e tërë Kosovën. Për ato fort  mirë është i informuar opinioni vendor dhe ai nderkobëtar me kohë. Disa prej kriminelëve ose janë denuar ose gjindën akoma duke u gjykue [për fat të keqë jo të gjithë], por krimët e asaj makinerijë shkatërruese nuk na japin të drejt neve shqiptarëve që ti mohojm krimet eventuale të kryera nga shqiptaarët.

 

Shumë po i zë për të madhe zotit Afrim Mustafa, por jo vëtëm këtij. Kohëve të fundit po lajmrohën shumë “patriot”, që po i perzien drithë e millë bashkë. UÇK-në dhe kombin shqiptar mos e barazoni me kriminel ore zoterinjë. Mos i shtrëmbëroni faktët. Kushë e ngrit zërin kunder krimit, nuk do më thanë se është antishqiptar. Antishqiptar po bëhen ata që po trumbëtojn dhe po shpifin.

 

Deshmoni ju lutëm vetëm një rast, kur dhe ku, Natasha Kandat i ka sulmue shqiptarët si kombë? Kur dhe ku, Dick Marty i akuzon shqiptarët dhe UÇK si kombë dhe ushtri në tërsi? Ku dhe kur, Karla Del Ponte i akuzon Shqiptarët dhe UÇK në tërsi?

Vetëm një rastu ju lutëmi të na ofroni, ta dijmë dhe ne, publiku i gjërë, të bashkangjitëmi dhe ne në akuzat e juaja!!! 

 

Nëse dikush  e shfaq një dyshim të bazuar ose fare të pa bazuar, kunder dikjut dhe drejtohën me emer e mbiemer apo një, dy,  tri... grupe,  kjo nuk d.m.th se atakohët i tërë kombi apo ushtrija! Mos e përzini UÇK dhe kombin më këto akuza se as kombi as UÇK nuk po akuzohet, apo ma mirë të thëmi askush nuk e vë në të dyshim kombin dhe UÇK në tërsi. Ta ndajmë shapn prej sheqerit ore zotëri!!!

 

Çdo dyshim për krim duhet të verifikohët, nëse investigim dhe drejtësia nuk i vertetojnë akuzat, të dyshuarit mbesit të paster si loti dhe politikisht dalin ma të fortë!!!

 

Autori ka qënë avokat i qindra patriotëve shqipëtarë nëper gjykatat e Kosovës dhe Serbisë, të akuzuar vitëve 90-ta, të cilët i ka mbrojtur pa pagesë - gratis.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora