Intervista
Asllan Dibrani: Intervistë ekskluzive me intelektualin dhe veprimtarin e çështjes kombëtare z. Ramiz Dërmaku
E shtune, 15.01.2011, 08:00 PM
INTERVISTË EKSKLUZIVE ME INTELEKTUALIN, ANALISTIN, SEKRETARIN E BSH-re, PER BADENWÜRTTEMBERG, VEPRIMTARIN E ÇËSHTJES KOMBETARE z. RAMIZ DERMAKU
Intervistoi: Asllan Dibrani
Këto ishin fjalët e deputetit (18 - vite deputet) të Parlamentit gjerman MATTHIAS VEISHEIT, përfaqësues i partisë së SPD- ës, gjatë një takimi që pati me Bashkimin e Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim, e cila u përfaqësua nga anëtari i kryesisë e zëdhënësi për mjete të informimit pranë BISHM-im, dhe gazetari i gazetës Kombëtare "Bota Sot", z. Ramiz Dërmaku, Rexhep Elezaj, sekretar i BISHM-im dhe Sinan Hiseni, anëtarë i kryesisë pranë BISHM-im. Kjo bisedë dhe intervista që ne i morëm për gazetën kombëtare "Bota Sot" , u botua me 22 shtator të vitit 1997.
Është e vërtetë thënia se gjermanët, më shumë e ç'monjë punën se çdo gjë tjetër në jetë. Nuk është e rastit, që ata sot gjinden në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik e industrial në botë. Prandaj, duke u nisë nga kjo, një pjesë e madhe e mërgimtarëve tanë që punuan, me vite te tëra respektohen e nderohen nga punëdhënësit e tyre - gjermanët, si njerëz të zellshëm, punëtorë, dhe që i kryejnë detyrat me ndërgjegje të lartë. I tillë është edhe bashkëbiseduesi ynë, z. Ramiz Dërmaku.
Ky aktivist i dalluar i diasporës sonë, e filloi bisedën me fjalët e qeta, i radhiste ngjarjet, aksionet, mbledhjet, tubimet, protestat, demonstratat si fletët e një romani. Bisedën e zhvilluam me të, ne një pasë dite të ngjeshur pune . Edhe pse shqiptarët jetuan vite te tëra lagë atdheut, ata lidhjet me atdheun kurrë nuk i ndërprenë. Krahas punës së rëndë që bënin mërgimtarët tanë për ta siguruar ekzistencën e familjeve te tyre, ata zhvilluan aktivitete të mëdha për unitetin e mërgatës, e atdheut (në rastin konkretë-Kosovës), ndihmuan dhe sensibilizimin e çështjes kombëtare në arenën ndërkombëtare; duke organizuar protesta, demonstrata në qendrat kryesore të qyteteve të Evropës, Amerikë, e gjetiu. Falë veprimtarit të madhe të çështjes kombëtare, z. Xhevdet MAZREKAJ, dhe botues i gazetës kombëtare "Bota Sot" , unë arrita të intervistojë: redaktorë e kryeredaktorë gazetash, rektorë shkollash, dekan fakultetesh, kryetarë shoqatash humanitare gjermane, siç janë ; " Diakonisches werk württemberg "," Verien " flüchtlinge und wir "," Caritas Stuttgart"," Albanien hilft demokracy jüngst "," Kolpings Familie", " Die Johanniter " , " Amnesty Internacional", kryetarë komunash, deputetë të Parlamentit Gjermanë; si janë:
Botuesi i gazetës kombëtare , "Bota Sot", z. Xhevdet MAZREKAJ,dhe gazetari i gazetës kombëtare "Bota Sot" , z. Ramiz Dërmaku.
Matthias VEISHEIT, 18-vite deputet në parlamentin gjermanë, anëtarë i SPD-ës,
- Oswald METZGER, përfaqësues i të gjelbërve,
- Alois GRAF WALDBURG; etj, të atij Evropian.
- Kryetaren e Asamblesë së Këshillit të Evropës, z. Leni FISCHER, thekson ndër të tjera zoti, Ramiz Dërmaku.
Zemra shqiptare : Z. Ramiz , Siç po shihet, ju qenkeni gazetar i gazetës kombëtare "Bota sot" por edhe i Zemrës Shqiptare?
R. Dërmaku : Po ashtu është. Unë e ceka edhe më lartë se Gazeta kombëtare "BOTA SOT" , më mundësoi që unë të marrë pjesë në shumë mbledhje të cilat i organizonte pala gjermane ; (kushtuar emigrantëve apo refugjatëve të Kosovës, aksioneve humanitare dedikuar Kosovës) si dhe atyre të komunitetit shqiptarë, duke filluar nga tubimi ndihmave materiale, Fondin e 3 % - shit, të Achenit, të shkollës shqipe n Kosovë, Universitetit të Tetovës, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- UCK-ës. Shkrova për sukseset por edhe dobësitë e shkollës plotësuese shqipe në Gjermani, pas sukseset dhe dobësitë që shfaqeshin në mesin e mërgatës sonë në Gjermani, e më gjerë. Aktivitetet kulturore, humanitare, edukative, sportive, etj. Për dukuritë negative të të rinjve tanë (drogën, duhanin dhe narkomanin) për asimilimin e gjeneratave të reja që po rriten në mërgim, etj, etj por edhe zhvillimi e sistemit elektronik e beri te veten qe te jam bashkëpunëtor i publikimit të shkrimeve te mia në "Zemrën Shqiptare" një ndër faqet ma me influencë tek shqiptarët.
Zemra shqiptare: Pos gazetarisë, me çka jeni marrë, gjatë periudhës se emigrimit tuaj në Gjermani?
Ramiz Dërmaku gjatë manifestimit të 28 Nëntorit në Ravensburg
R. Dërmaku: Morra pjesë ne të gjitha ; protestat e demonstratat, pa marrë parasysh se kush i organizonte ato. I vizitova shumë klube, shoqata, shkruaja për aktivistët dhe aktivitetet e tyre. E informoja opinionin shqiptarë (shpesh edhe atë gjermanë ), me gjendjen e rëndë në të cilën kalonte Kosova. I vizitoja kampet të mbushura me refugjatë shqiptarë. S'bashku me shokë ne organizuam tubimin e ndihmave humanitare për Kosovë. Mbaja kontakte të rregullta me gazetarë gjermanë ; ( mediave; të shkruara dhe atyre elektronike), Radios e Televizionit.
Duke e parë gjendjen e rëndë në të cilën kalonte Kosova, ne formuam; Bashkimin e Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim - ose BISHM-im. Organizuam tubime të shumta me mërgimtarë, mbajtëm protesta,demonstrata, mbajtëm tryeza të rrumbullakëta, si ajo në SINGEN- të Gjermanisë, ku morën pjesë të gjitha partitë shqiptare që vepronin në diasporë. BISHM-im, ne disa qytete të Gjermanisë , organizoi disa ekspozita me fotografi, ku shihej qartë dhuna që ushtrohej ndaj popullit shqiptarë nga regjimi kriminel i Millosheviqit. Krejt atë çka unë kamë bërë për çështjen kombëtare duhet falenderuar editorin e gazetës "Bota Sot" z. Xhevdet Mazrekaj, dhe stafit të tij. Përcolla me dëshirë e vullnet të gjitha aktivitetet e mërgatës sonë.
Zemra shqiptare: Cilat tema keni pasur ma me endje ne shpirt ti publikoni zoti Ramiz?
Shumë shpesh shkrova edhe për dobësitë dhe t'metat e mërgatës sonë. Kritikova mos unitetin e diasporës sonë, shkrova për asimilimin, i cili për çdo ditë po lëshon rrënjë në diasporë. Shkrova për sukseset por edhe dobësitë e të rinjve tanë . Shkrova për mungesën e femrës shqiptare dhe përfshirjen e saj ne të gjitha aktivitetet duke filluar nga ato, arsimore, kulturore, sportive, etj. Si sekretar i BSH-re në Republikën e Badenwürttembergut, së bashku me shokë ; atdhetarin e kryetarin e BSH-re, z. Faridin TAFALLARI - ju si anëtarë kryesie i BSH-re, dhe aktivisti Zenel Krasniqi, jeni iniciatorët kryesore për themelimin e BSH-re, në Badenwürttemberg. Zenel Krasniqi , anëtarë kryesie i BSH-re, pjesëmarrës i luftës në Kroaci, ku sot gjendet në burgun e Zagrebit. Mbi dy vite ndodhet në burgun e Zagrebit. Akoma nuk është dënuar. Kemi organizuar disa protesta e demonstrata në Shtuttgart, kundër dhunës dhe aparteidit që ushtronte regjimi çetnik serbë ndaj popullit shqiptare në Kosovë. Shumë shpesh ne mënyrë të organizuar i kemi vizituar varrezat e martirëve ; Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, dhe kemi vendosur lule të freskëta mbi varrezat e tyre ,etj .
Zemra shqiptare: z. Dërmaku, nëse kthehemi pak prapa, në vitet e më hershme, a mund të na tregoni se si ka qenë fëmijëria juaj?
R. Dërmaku: Fëmijëria ime më duket larg një shekull nga imagjinata e përkujtimeve. Kështu është kur mua dhe brezit tim na ka rënë fati të heqim të zitë e ullirit.; shembjen e komunizmit, ndryshimin e rendi botëror, prishjen e një shteti totalitar dhe me një regjim antishqiptar siç ishte ish Jugosllavia komuniste me dhunën dhe reprezaljet shfarosëse qe përjetuam. Mirëpo, falë politikës së urtë, të mençur dhe paqësore të intelektualit, akademikut, e gjeniut të kombit, simbolit të demokracisë, kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, kryetarit të LDK-ës, e së fundi edhe Kryetar i Republikës së Kosovës Dr. IBRAHIM RUGOVA , si dhe Ushtrisë çlirimtare të Kosovës- UCK-ës , sot jemi fitues u shpreh zoti Ramiz Dërmaku.
Zemra shqiptare: Mund të na flisni pak, për biografinë tuaj?
R. Dërmaku, i lindur me 10. 11. 1956, në fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e Dardanës (ish. Kamenicë). Rrjedhë prej një familje të mesme fshatare por e frymëzuar për lirinë dhe çështjen kombëtare. Babai i im Hesati, ishte murator, e nëna Sadije, amvise. Gjashtë (6) klasë të shkollës fillore i kreu në vendlindje, klasën e VII-të e të VIII-të, në Hogoshtë të Dardanës. Tri vite të gjimnazit i mbaroi në paralelet e ndara të gjimnazit në Hogoshtë, ndërsa vitin e katërtë ( IV ) në Dardanë. Që nga mosha 17-18-vjeçare, pra nga viti i dytë i gjimnazit, i kisha rënë në sy profesorit të Historisë - komunistit të përbetuar Avni Krasniqi. Unë e doja Flamurin kombëtar kuq e zi, i cili ne na ishte ndaluar ta bartnim. I propozova nënës sime të më mbarojë një xhemper kuq e zi. Kërkesën time, nëna nuk e pranoi me dëshirë..., mirëpo unë isha këmbëngulës ,edhe pse ajo i dinte pasojat.., ma mbaroi. Ditën e parë që unë e kisha veshur xheperin, pikërisht në orën e tretë të Historisë, profesori komunist, pasi e shënoi orën në ditar, u ngrit në këmbë, shikoi nxënësit e mu drejtua ! Ty, me këtë xhemper, kuq e zi, nuk do të pranoj në orët e historisë ! Dhe ky vendim i papritur nga profesori, jo që më shqetësoi mua, por tërë klasën tonë ! ? . Unë isha i vendosur dhe kurrsesi nuk pranoja me hequr apo mos ta merrja në shkollë atë xhemper, të cilin ma kishte punuar nëna. Pasi disa orë rresht profesori më largoi nga ora e historisë, unë i tregova babait. Të nesërmen babai erdhi me mua në shkollë. Hymë në lokalet e shkollës u ngjitëm në katin e dytë. Babai im i demoralizuar tej mase më tha: Shko, thirre mësuesin e historisë. Unë hyra në zyrën e profesorëve dhe shkova drejtë tavolinës, ku ishte i ulur profesori i historisë. Pasi i përshëndeta të gjithë, iu drejtova prof. Avni Krasniqi . Prof... babai im ka shpreh dëshirën të bisedojë me ju ! Ai u ngrit nga tavolina, u skuq në fytyrë.., dhe me mua doli në korridor, ku ishte duke na pritur babai . Pasi babai u përshëndet me te, e pyeti ?! A, ju jeni.., Avni .., Krasniqi ..,( dhe i dridhej zëri ) ? ! Ai u përgjegjë me gjysmë zëri Po axhë ! Hyjmë ( dhe nuk mund ti shqiptonte fjalët nga frika) në zyrën time-pasi ai ishte edhe përgjegjës i paraleleve të gjimnazit në Hogoshtë. Jo nuk dua.., i tha babai. Babai ngriti duart lartë para syve të profesorit ( duart e tij të qara nga puna e rëndë e muratorit), dhe tha. Me këto duar të përgjakura mbajë e ushqej 21- anëtarë familje ( babai tani fliste me një zë të lartë). Unë menxi kamë arritur t'ia siguroj këtë xhemper ? !..., e ti kërkon t'ia deshësh..., kurrë kjo nuk do të ndodhë... Pas kryerjes së gjimnazit u regjistrova në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore - dega e Biologjisë, rrëfen, z. Dërmaku.
Zemra shqiptare: Ju që në bankat e shkollës së mesme, e sidomos gjatë studimeve morët pjesë në demonstratat e 11- 26 marsit dhe 1 e 2 prillit, të vitit 1981, edhepse ishit në shënjestër të UBD-ës serbe, por kurrë nuk e ndërpret aktivitetin kombëtar?
Kryesia e Bashkësisë Shqiptare, (BW) viziton varrezat e martirëve të kombit; Jusuf e Barshosh GERVALLA , e Kadri ZEKA, dhe vendosin lule të freskëta mbi varret e tyre. Ramadan dhe Asllan DIBRANI dhe gazetari Ramiz DERMAKU.
R.Dërmaku : Po gjatë 11 e 26 marsit dhe 1 e 2 - prillit të vitit 1981, u mbajtën demonstratat e studentëve, dhe unë isha pjesëmarrës në to. Gjatë atyre viteve ekzistonin ndryshime të mëdha në mes të kushteve ; (materiale, banesore, financiare, ushqimore, programet shkollore, studentore ishin te mbushura me sllavizëm, në shumë fakultete na ligjëronin prof. serb), etj, të studentëve shqiptarë dhe të serbëve, ne nuk mund të qëndronim duarkryq. Në fillim të marsit të vitit 1981 ne studentët u hodhëm në greva dhe shtruam ca kërkesa , që në fillim ato kishin të bënin me përmirësimin e kushteve të jetesës. Por kërkesat e studentëve nga ana e pushtetmbajtësve kaluan në veshë të shurdhër. Me kalimin e kohës kërkesat tona jo që nuk do të pranohen, por ato u shpallen armiqësore e kundër revolucionare, në anën tjetër revolta tek studentët sa vinte e shtohej për shkak të mos shqyrtimit të kërkesave tona nga pushteti kriminel serb, prandaj me 1 - 2 prill, të vitit 1981, shpërthyen demonstrata te fuqishme ( ku studentëve do tu bashkohet i tërë populli i Kosovës) e kërkesat e studentëve tani marrin forma tjera, ndër të cilat lindi edhe kërkesa për Republikën e Kosovës. Si pjesëmarrës i atyre ngjarjeve, u shpalla si " i papërshtatshëm ideo-politikisht", dhe ma ndaluan hyrjen në provime.
Zemra shqiptare: Po pastaj, ç'ndodhi me ju ?
R. Dërmaku: Në vitin 1982, u regjistrova si student i rregullt pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike, SHLP. "BAJRAM CURRI" , në Gjakovë. Unë me disa shokë e shoqe: Nurije Cacaj, Bajram Shehu, , Nezir Fejza, Milaim Elezi, Zenel Krasniqi etj, ishim duke i bërë përgatitjet e fundit për kremtimin e 1- vjetorit të ngjarjeve të 11-26 marsit dhe 1 e 2- prillit të vitit 1981, mirëpo sigurimi serbë na kishte ra në gjurmë dhe me 10 mars të vitit 1982, aty nga ora 12°°, më arrestuan organet e sigurimit serb në banesën time rruga, Mazllum Shasivari nr. 11, në Gjakovë.
Zemra shqiptare: Sa u dënuat, nga gjykata e instaluara serbe?
R. Dërmaku: Po, pas një kontrollimi rutinor qe i bënë organet e sigurimit banesës sime, në fletoren e Anatomisë, do të gjejnë vjershat kushtuar ngjarjeve të 11 e 26 marsit dhe 1 e 2 prillit të vitit 1981 , të huazuara nga gazeta "Liria" e cila ishte botuar diku..., në perëndim po citoj .
Me gjak Kosovë, trupi tu ngjye,
Gazetari, Ramiz Dërmaku, me dy djemtë e tij ; Elbasanin e Valonin, pranojnë, ndajnë dhe mbushin paketat me ndihma humanitare, për Kosovë.
në tokën tënde, qelin yje,
s'guxon ne me na prekë kush,
tokë e qiell, qesin prush.
Kosovë oj Kosovë, pse po rënkon ?
kilometra të tëra tu dëgjuan këto gjëmë, deri vonë do të jemi, pa shpi, e pa zot, të vuajtur e të robëruar, akoma edhe sot.
Në malet e Kosovës,
borë bie pa u ndal,
askush nuk mendon,
se ka njerëz të gjallë.
Një armatë e tërë luftoi,
na e dimë, kurrë s'diti me u ndalë,
prej askujt su frikësua, gjithkujt ja ndali hovin, edhe armikut gjakatarë...., Luftuan si u ka hije trimat (rinia, studentët ) shqiptarë.
Këtë revistë ma kishte sjellur nga Zvicrra, Rahim Rrudhani.
Me një procedurë të shpejtë do të dënohemi nga gjykata e Pejës , me sa vijon: me nga 2- vite burg Nurije Cacaj, Bajram Shehu, Ramiz Dërmaku , me 2 - muaj, Milaim ELezi, Agim Elezi, etj.
Zemra shqiptare: Çka ndodhi me ju pas daljes nga burgu, studimet a i mbaruat stdimet, dhe a jeni penduar për këto veprime, ku u gjetëm një numër i madh studentësh, profesorë e intelektuale të asaj kohe?
R. Dërmaku:Jo nuk u pendova atëherë as pas andej, por as sot nuk jam penduar, sepse ishte një krenari e kohës që të jesh i ndëshkuar nga armiku për çështjen kombëtare. Posa u regjistrova si student i rregullt grupi Biologji-Kimi, pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike " Bjram Curri" , në Gjakovë, edhe aty pas vuajtjes së dënimit me burg , mu ndalua hyrja në provime. Ato që kemi përjetuar në ato vite, nuk ka asgjë të përbashkët me jetën. Për këtë shkak, zaten, erdhi koha kur edhe vdekja dukej si zgjidhje krahas dhunës e okupimit të egër të Serbisë! Por mbetëm gjallë, por pasojat na kanë mbetur të gjithëve. Mashtrohemi nëse mendojmë ndryshe. E vërejmë këtë ne një mënyrë apo tjetrën përditë. Na janë vjedhur shumë vite jetë, secilit prej nesh, pra edhe popullit. Pasuria dhe paratë mund të kompensohen disi, por jo vitet e jetës.
Zemra shqiptare: Në moshën 25 vjeçare, jeni burgosur, sa ju kujtohet ajo kohë, dhe si e përjetuat?
R. Dërmaku: Po në ato vite, jeta jonë ka qenë në duart e atyre që na kanë fyer, që na kanë poshtëruar, që na kanë burgosur e na kanë vrarë. E kemi kuptuar që gjithçka duhet dhënë për lirinë, sepse pa te nuk je Njeri, nuk je asgjë. Mësim i rëndë ka qenë. Ka kushtuar tepër shtrenjtë. Pas daljes nga burgu dhe përjashtimit nga SHLP-ke "Bajram Curri", ndodhesha ne një gjendje të vështirë psikike, shpirtërore dhe materiale , u detyrova të bëjë edhe punë të ndryshme . Pa marrë parasysh se ndaj meje shtohej presioni, dhuna, bisedat informative , etj, veprimtarinë kombëtare, nuk do ta ndali për asnjë çast. Pas sakrificave të shumta që përjetova gjatë rrugës.., arrita në Zvicër, tek shoku i klasës Gani Xhemail Dërmaku, i cili më siguroi një vizë tremujore pune, pra nga shtatori i vitit 1987- deri në dhjetorin e vitit 1991, unë qëndrova ( kuptohet duke punuar) në Luzern të Zvicrës. Në dhjetorin e vitit 1991, bashkëshortja ime ishte e sëmurë rëndë dhe mjekët i kishin propozuar shërim jashtë shtetit. Bashkëshortja ime nuk posedonte pasaportë . Kur ajo e kërkonte pasaportën, punëtorët e sigurimit i thonin : Pa ardh Ramizi.., tek ne, ju nuk mund ta merrni pasaportën. Për çdo ditë gjendja shëndetësore e bashkëshortes keqësohej dhe dhembja ndaj saj tek unë shtohej. Një ditë vendosa të shkoj në Kosovë. Nga Luzerni, mora plaçkat dhe u nisa me një veture . Pas një udhëtimi të gjatë e të vështirë ( sepse në Kroaci, zhvilloheshin luftime arrita në shtëpi. Akoma pa u çmallur me familjen time të ngushtë, në orët e hershme të mëngjesit policia serbe e shoqëruar nga dy inspektorë sigurimi ; Moma e Naseri, e rrethojnë shtëpinë time dhe pas demolimit të teshave, valixheve, etj, me vete marrin veturën time dhe ca libra e gazeta dhe dokumente të cilat nuk i kthyen kurrë .
Zemra shqiptare: z. Dërmaku, na tregoni si u përballet tërë atë forcë, energji, guxim e atdhedashuri për të punuar për çështjen kombëtare?
Kolonel, Tahir ZEMAJ, promovon librin e tij " Kështu foli Tahir Zemaj".Kol. Tahir Zemaj, Ibrahim Ukëhaxhaj, gaz. Ramiz Dërmaku, Shpend Shala, etj. Tubimi u mbajt në klubin, "Bardhosh Gërvalla", në Ludwigsburg.
R. Dërmaku: Që nga rinia e hershme unë kamë filluar ta urrej regjimin në fjalë, duke e parë se si ai pushtet bënte presion, ushtronte dhunë, rrahte, burgoste dhe shpesh i vriste atdhetarët shqiptarë. Unë ndoshta kam pasur "fatin", që nga fshati ynë në çdo kohë dualën atdhetarë, trima e guximtarë, të cilët me të gjitha forcat e tyre mendore, intelektuale e materiale u vunë në shërbim të çështjes kombëtare. Nuk më kujtohet viti, kur nga kazamatet jugosllave lirohej atdhetari dhe patrioti, Hasan J. Dërmaku. Atë mbrëmje vjeshte tërë fshati kishin dalë për ta pritur, z. Hasan J Dërmaku, i cili ishte njëri ndër organizatorët kryesor të demonstratave të vitit 1968. Rreshti i njerëzve që kishin dalë për ta pritur këtë burrë (ne të dy anët e rrugës) arrinte -1 - km. Por më kujtohet kur të nesërmen në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha policore e kishin rrethuar fshatin dhe familjen e atdhetarit Hasan, kishin demoluar orenditë shtëpiake, kishin ushtruar dhunë ndaj disa anëtarëve të familjes së tij. Fshatin tonë pushteti në fjalë jo që nuk e ndihmoi kurrë.., por vetëm sa e pengoi. Ai regjim fashist .., fshatin tonë e quante "çerdhe të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptarë ". Prandaj, duke i parë këto që ne i shënuam dhe shumë tjera të pa shënuara të gjithë ne, jo që e urrenim regjimin në fjalë por kurrë nuk i shërbyem atij. Katër vite kreu detyrën e arsimtarit, pranë Shkollës Fillore "Sadri MISINI", në Shipashnicë të Epërme.
Zemra shqiptare: Si e gjete mërgatën shqiptare në Gjermani, dhe cili është opinioni i juaj?
R. Dërmaku: Përpjekjet për organizimin e Komunitetit shqiptar në diasporë nuk kanë munguar asnjëherë, veprimtarë e atdhetarë të Komunitetit shqiptar në mërgim dhe të tjerë të ardhur nga trojet etnike, ( çdo herë) zhvilluan shumë biseda, debate, këshillime, konsultime, kanë organizuar dhe mbajtur mijëra takime e tubime dhe kanë formuar shoqata, klube, organizata, parti, lidhje, forume, bashkësi ..,etj. Brenda këtij Komuniteti. Mirëpo, përkundër dëshirës së madhe dhe qëllimeve të larta kombëtare, përkundër vullnetit të tyre të fortë, gatishmërisë dhe vendosmërisë së tyre të madhe për ta organizuar , e unisuar Komunitetin shqiptar në diasporë akoma edhe sot nuk kemi arritur ta gjejmë një zgjidhje adekuate.
Zemra shqiptare: Po përplasjet politike për ta gjetur një organizim, të mirëfilltë në mërgatën shqiptare në baza kombëtare dështuan?
Po si te themi këtu partitë politike te dirigjuara nga Kosova janë duke e penguar shumë diasporën shqiptare ta menaxhoj veten në rrafshin kombëtar ku ne kemi synime për tu bashkuar ne një, ( ta quaj bashkësi apo ne një lob shqiptar) asociacion i përbashkët në diasporë.
Zemra shqiptare: Kur jemi akoma te raporti i diasporës shqiptare dhe Qeverisë aktuale , a mendoni se Diaspora shqiptare është duke u anashkaluar nga Qeveria aktuale?
R.Dërmaku:Po pajtojë me mendimin tuaj, se diaspora shqiptare është anashkaluar nga Qeveria dhe Institucionet e saj. Nga diaspora jonë janë derdhur mjete të mëdha materiale për ti rezistuar armikut barbarë Kemi shumë raste kur veten e kemi lënë keq, familjet tona për ta kursyer një para, për ta ndihmuar Kosovën, me të gjitha forcat e mjetet, para lufte dhe pas saj.
Zemra shqiptare: A mendoni se Diaspora shqiptare, ishte promotor i zhvillimit të ngjarjeve ne Kosove?
R.Dërmaku: Po me plot vetëdije e them se Diaspora shqiptare duke filluar nga SHBA-ës, Australisë, e Evropë dëshmoi edhe një herë se kur është në pyetje çështja kombëtare-Atdheu, nuk u dhimbset as jeta. Po ti numrosh ndihmat, humanitare, materiale dhe njerëzore që dha diaspora jonë lirishtë themi se diaspora jonë, ishte ajo që i dha frymëmarrje jo vetëm popullit të Kosovës por edhe për kalitjen dhe pasurimin me armë të UCK-ës. Kjo bëri atë, që sot në liri, s'po mund ta bëjnë Qeveria dhe Institucionet tona. Diaspora ishte "zemra" e UCK-ës. marre para sysh aktivitetin e saj qe nga Amerika dhe shtetet tjera ne Evropë ,plotësisht mund të quhet edhe Lokomotivë dhe para prijëse e veprimeve për Kosovën.
Zemra shqiptare: Sa keni qenë i pranishëm ne mediet gjermane, para e gjatë luftës dhe sa jeni sot?
Veprimtari e nacionalisti, Hysen Tërpeza dhe gaz. Ramiz Dërmaku, me rastin e themelimit të Shoqatës Humanitare, "Metush Krasniqi", në Heilbron-Gjermani.
R: Dërmaku: Ne para lufte, gjatë saj por edhe sot jemi aktiv, sa i përket çështjes kombëtare dhe internacionalizimit të sj në arenën ndërkombëtare. Kemi mbajtur takime me redaktor e kryeredaktorë, gazetarë, të cilëve shpesh u epnim informacione për gjendjen e vështirë që po kalonte populli shqiptarë në Kosovë. Diskutimet tona e shpesh edhe intervistat që u epnim ne, ata i botonin në gazeta të mëdha (me 800 mijë lexues) siç ishte; " SCWÄBISCHE ZEITUNG " , INFO, etj, të cilat shumë shpesh i publikonin në shtypin ditor gjerman, Radio e Televizion, (në nivel lokal).
Zemra shqiptare: Sipas informatave që ne kemi ju me disa shokë, formuat Bashkimin e Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim, ose BISHM-mi, në momentin kur Kosova digjej flakë e tym, ishte gjendje shumë e trazuar çka ju shtyri?
Ramiz Dërmaku: Po ne një grup intelektualësh; Ramiz Kukleci (i vdekur), Rexhep Elezaj, Agim Çelaj (i vrarë në Luftën e Rahovecit), Asllan Dibrani, Ramiz Dërmaku, Azem Ajvazi, Ismet Rugova, Mal Myrtaj, Dr. Ilaz Ilazi, Ramadan Dibrani, Agron Ahmetaj, Sheradin Berisha, etj ,duke e parë gjendjen e vështirë ne të cilën kalonte Kosova, nga terrori dhe dhuna serbe, formuam dhe e regjistruam zyrtarisht tek pala gjermane Bashkimin e Intelektualëve Shqiptar në Mërgim - BISHM-i, ne mënyrë që ta informojmë opinionin gjerman me gjendjen e vështirë në të cilën po kalonte Kosova. (Unë falë gazetës kombëtare "Bota Sot", e cila mua më pranoi si gazetarë ), editorit e veprimtarit z. Xhevdet MAZREKAJ, arritëm të takohemi me; kryetar komunash, redaktor dhe kryeredaktorë të medieve të shkruara dhe atyre elektronike, deputet të Parlamentit gjermanë, si dhe të atij evropian. Gjatë takimeve tona ne posë shpjegimit gojor, posedonim fotografi të shumta të marra nga KPDN-iut, ne të cilat shihej qartë dhuna dhe terrori që ushtronte regjimi kriminel i Beogradit ndaj popullit të pafajshëm shqiptar. Po njashtu ne posedonim edhe Memorandumin e Vaso Cubillovocit, të përkthyer në gjuhën gjermane, dhe ua epnim deputetëve. Materialet tona ua shpërndanim institucioneve kompetente siç ishte Organizata për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut - "AMNESTY INTERNACIONAL", shoqatave humanitare gjermane të cilat merreshin me çështjen e Kosovës. LAG-KOSOVA,ekspozonim fotografi nga dhuna dhe represion serb ne Kosove, dhe shumë të tjera që i ceka më lartë.
Zemra shqiptare: Çka duhet bërë sot, kur Kosova ka Institucionet e veta, ka Qeverinë, ka edhe Ministrinë e Diasporës. Sa është aktive sot, Qeveria e Kosovës e Ministria e diasporës, për një organizim në baza kombëtare?
Atdhetari e dëshmor i kombit Sali Çeku, dhe Komandanti i Brigadës 138, të UCK-së, gjatë një tubimi në Ravensburg, të Gjermanisë.
R. Dërmaku: Pa i mohuar sukseset, rezultatet, aktivitetet, kontributin, dhe ndihmën e madhe që dha diaspora jonë, para lufte, gjatë lufte dhe sot, nuk ka vend për kënaqësi. Gjatë viteve të kaluara diaspora jonë ishte "motor" i zhvillimeve qofshin ato humanitare, materiale, politike dhe atyre kombëtare. Mendoj se sot grupimet partiake në diasporë nuk duhet ekzistuar. Ato mjaftë e ndan dhe copëtuan Komunitetin shqiptar në diasporë. Si rezultat i kësaj është dobësimi pa masë i potencialit të madh njerëzor; intelektual, profesional, organizativ, ekonomiko financiar, politik e moral të Komunitetit shqiptar në diasporë. Këto parti, lëvizje, grupe, shoqata, klube, etj etj, e kanë copëtuar tej mase mundësinë dhe fuqinë e Komunitetit. Është koha e fundit që Ministria e Diasporës ta ketë (apo ti ketë) përfaqësuesit e vetë në Parlamentin e Kosovës. Kombi shqiptar krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve, ka numrin më të madh të emigrantëve, dhe bënë pjesë n grupin e popujve që më së paku kemi punuar e investuar në hulumtimin dhe përcjelljen shkencore të emigracionit si problem i rëndësishëm kombëtar. Popujt që patën plan programe, norma, migrime e eksod vepruan ndryshe; ( portugezët, grekët, italianët, palestinezët ) etj, dhe nga ata duhet mësuar organet kompetente të shtetit të Kosovës, pra se si duhet punuar në aspektin ekonomik dhe politik. Sot kërkohet nga organet shtetërore e Ministria e mërgatës të punohet në luftimin e dukurive negative dhe internacionalizimin e atyre fakteve pozitive të emigracionit. Për ta realizuar sa më mirë këtë gjendje duhet formuar parimet e një politike migruese unike gjithë shqiptare. Këto parime që ne fillim duhet mbështetur në baza reale shkencore dhe politike.
Zemra shqiptare: Z. Dërmaku, ju ishit sekretar i Bashkësisë Shqiptare (BSH-re) , në Republikën e Badenwürttembergut, na tregoni për sukseset e BSH-re, dhe çka ju shtyri ta formoni atë.., kur dihet se sa parti, shoqata, klube, lëvizje, ekzistojnë në diasporë?
R.Dërmaku: Mërgata shqiptare ka qenë dhe vazhdon të mbetet si të thuash një "promotor" dhe gjenerator i fuqishëm dhe tepër koherent i Lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi, shton z. Dërmaku. Për mendimin tim duke shpresuar edhe të gjithë anëtarëve të BSH-re,por edhe të shumë mërgimtarëve tjerë. Bashkësia shqiptare do të ishte baza më e shëndetshme logjistike dhe konspirative e organizimit dhe funksionimit të shqiptarëve si një komunitet i fuqishëm dhe i organizuar.
Mbi baza dhe me një platformë të përgjithshme kobiste.......Siç veprojnë këtu edhe komunitetet tjera të huaja, si një dhe të pandashme, organizimit dhe mobilizimit të përgjithshëm të gjithë shqiptarëve ku do ti vihen themelet me 15 qershor të vitit 1997 , në Kuvendin e mbajtur në Mainheim.
Zemra shqiptare: Zoti Ramiz cilat janë sukseset dhe rezultatet e Bashkësisë Shqiptare gjatë atyre periudhave?
Gazetari, Xhevdet Kallaba, Ramiz Dërmaku, Islam Huruglica, gjatë një takimi në Cyrih, organizuar nga gazeta kombëtare "Bota sot".
R: Dërmaku: Për mos ti cekur të gjitha, falë punës dhe angazhimit tonë në shumë fusha dhe segmente të domosdoshme për kohën dhe rrethanat e atëhershme...! Kryetari i BSH-re për Gjermani , z. Ali Latifi, do t jetë i ftuar mysafir special në Gjykatën e Ndërkombëtare te Hagës, i cili përmes fotografive të shumta materialeve filmike, dëshmive me shkrim nga terreni dhe të tjera të siguruara nga aktivistët e BSH-re, në mënyrë sublime dhe tepër dinjitoze do të dëshmojnë për krimet serbe në Kosovë. Po njashtu gjatë asaj kohe do të animohet dhe sensibilizohet Parlamenti Gjerman. Në anën tjetër , komisioni për grumbullimin e ndihmave humanitare për Kosovën në përbërje ; Tefik Ramadani, Sylë Hasani, Zenel Krasniqi, Ramiz Dërmaku, Ramadan e Asllan Dibrani, etj..., për popullatën e depërtuar shqiptare në Kosovë e Shqipëri, dërguam kontingjente të shumta ndihmash të domosdoshme ushqimore, sanitare, teknike, higjienike, barëra, veshmbathje, etj... Ndihmë të madhe i dhamë UCK-ës. Thënë shkurt: BSH-re në Gjermani edhe pse kishte pengesa e ndërskamca të shumta nga partitë dhe subjektet e ndryshme shqiptare bëri atë që mundi për Kosovën dhe shqiptarizëm !..Meritat më të mëdha padyshim i takojnë z. Martin Çuni, sekretar i BSH-re,për Gjermani, i cili gjatë luftës iu bashkua radhëve të UCK-ës. Duhet cekur edhe z. Faridin Tafallari, Kryetar i BSH-re , në Republikën Badenwürttembergut, z . Prof. Azem Ajvazin , Zenel Krasniqin ju zoti Dibrani etj.
Zemra shqiptare: Si e shpjegoni ju, kur një pjesë e madhe e Intelektualëve kanë mbetur (s'janë kyçur askund) jashtë këtyre grupimeve; partiake, klubeve dhe shoqatave?
R. Dërmaku: Po, për fat të keq, kjo është e vërtetë. Pjesa më vitale e më produktive e tyre, shumë atdhetarë, e shumë veprimtarë me qëllim.., apo pa qëllim .., kanë mbetur jashtë rrjedhave. Shumë intelektualë janë larguar nga aktivitetet kombëtare, sepse në vende të ; aktivëve të LDK-ës, klube, shoqata, parti, lëvizje, klube, shoqata, janë zgjedhur njerëz të cilët nuk e dinë shkrim leximin, (pa i mohuar edhe sukseset e tyre). Po citoj një rast kur kryetari i aktivit të LDK-ës, në diasporë, u thoshte mërgimtarëve tanë: Pa më pyetur mua, ju mos folni asgjë për çështjen e Kosovës !? Apo pa thënë unë nuk mund ta hapni shkollën plotësuese shqipe, etj etj. Ai shkonte aq larg sa bënte orvatje t'i pengojë të tjerët në aktivitete kombëtare.
Me rastin e themelimit të Shoqatës "Metush Krasniqi", në foto ulur ; Emil Kastrioti-Emin Fazlia, Qemajl Morina, Hysen Tërpeza, Xhafer Leci. Në këmbë: Agron Ahmetaj, Njazi Biqku, Ramiz Dërmaku, Gani kryeziu, Selim Latifi, Ramadan Latifi etj.
Zemra shqiptare: Ju jeni marrë edhe me grumbullimin e ndihmave humanitare. Na tregoni shkurtimisht për këtë aksion dhe çka ju nxiti ?
Ramiz Dërmaku: Po, sa i përket grumbullimit të ndihmave humanitare, ne na ka shtyrë gjendja e rëndë ne të cilën kalonte populli i Kosovës, sepse armiku serb shqiptarët i nxori me dhunë nga puna, ua mbylli, fabrikat, uzinat, ua mbylli shkollat.., bëri po çka nuk bëri. Ai ishte regjimi më barbarë që njeh historia jonë. Unë dhe sekretari i BISHM-it, z. Rexhep Elezaj, pas konsultimeve te bëra vendosëm ta ndërmarrim edhe një aksion humanitarë. Në fillim u konsultuam me media e shkruara dhe ato elektronike të Kryqit të Kuq (në Ravensburg) , i cili na e siguroi lokalin për grumbullimin e ndihmave. Gjatë 3-javëve sa ka zgjatur ky aksion , unë dhe Rexhep Elezaj, kemi kujdestaruar (dmth) kemi qëndruar në vendin e grumbullimit të ndihmave. Pas 3-jave i kemi seleksionuar të gjitha, dhe i kemi futur nëpër paketa. Në mesin e ndihmave kishte: Veshmbathje për fëmijë e të rritur, këpucë të të gjitha moshave, të verës, dimrit, patika,
shtretër spitali, biçikleta, lodra për fëmijë, detergjente, barëra, lloje të ndryshme të shamponave, mbulesa të tavolinave, çanta shkolle, mjete konkretizimi për shkolla, vaj, etj. Në qytetin Ysni aksionin e kishte kryer Agron Ahmetaj, me Fitim Kuklecin, ndersa në qytezën Bad SCHYSENRIED, aksionin e kishte kryer Sinan Hyseni. Nga ky aksion humanitar ne arritëm të grumbullojmë mbi 7- mijë kg,. Shpenzimet e transportit ne i kryem vetë, Ramizi dhe Rexhepi ndërsa ne Reutlingen të Gjermanisë një aksion te tillë e kryet ju vëllezërit Dibrani me çka ju mbes mirënjohës edhe sot për atëherë .
Gazetari, Ramiz Dërmaku, viziton kampin e refugjatëve në RYTEMBACH.
Zemra shqiptare: Çka do t'i ofroni lexuesve në Diasporë, dhe me cilat gazeta keni bashkëpunuar deri me tani?
R.Dërmaku: Gjatë këtyre viteve sa unë gjinde në mërgim, lexuesve u kamë ofruar shkrime ne shumë gazeta që botoheshin në diasporë ( "Koha", "Mërgimtari", "Republika", "Jehona", " Bota Sot", " Zëri i Kosovës", "Java Shqipëtare", "Euro Zëri", "Spektri","Koha Ditore", "Zëri", "Bujku",etj) në Shqipëri; " Rilindja Demokratike "," Dardania " . Kohëve të funditë, jamë bashkëpunëtor i faqes informative, "Zemra Shqiptare", dhe disa shkrime në "Albania Press", dhe " Pashtriku", ". Pjesën më të madhe të shkrimeve e kam në gazetën Kombëtare " BOTA SOT", që kryesisht kishim një pasqyrë të aktiviteteve të mërgimtarëve tanë në Gjermani, Zvicër, Kosovë etj.
Zemra shqiptare : Po ju jeni i njohur si gazetare dhe publicist ma tepër, çka më tutje, të vazhdoni kështu apo të futeni ne një krijimtari te mirëfilltë me ndonjë vepër?
Takim pune i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim, mbajtur në klubin shqiptarë ne ULM të Gjermanisë. prof. Azem Ajvazi, DR. Ilaz ILzi, Ilmi bisshi, Naser Kuka, Asllan dhe Ramadan Dibrani.
R. Dërmaku: Po tani jam duke i përgatitur ( radhitur)të gjitha shkrimet për botimin e dy librave. Në këto libra i kamë përmbledhur aktivitetet e subjekteve tona në mërgatë , duke mos i lënë anash edhe aktivitete kulturore, urat e miqësisë me gjermanët, aksionet humanitare, arsimore- shkollat plotësuese shqipe në diasporë, asimilimin, prezantimin e femrës shqiptare . Ka tema që kryekëput janë kushtuar mërgatës, protestave dhe demonstratave të mbajtura në diasporë, ato kushtuar luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- UCK-ës, etj.
Zemra shqiptare: Për fund z, Dërmaku, a keni ndonjë porosi për lexuesit faqes së internetit "Zemre Shqiptare"njëra nder faqet ma prestigjioze në gjithë botën shqiptare ku ne te gjene te gjitha artin,kulturen ,historine ,politiken shkencen dhe shume fusha tjera?
R. Dërmaku: Porosia ime është ta bëjmë bashkimin dhe artikulimin e të gjithë kapitalit tonë ; njerëzor, material, shpirtërore, intelektual, etj, për të shenjtin Atdhe ? Ti ulim flamujt e ndryshëm partiak, ideologjik, klanor, krahinor,dhe të tjerë....Në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtar, kësaj radhe më tepër se kurrë ti bashkojmë mendjet, kapitalin, shpirtin dhe frymën tonë çlirimtare dhe patriotike !... Në Rrugën e Ditës së Nesërme.... i përshëndes lexuesit e Zemrës Shqiptare përzemërsisht. Krejt në fund e falënderoj familjen time, për përkrahjen dhe ndihmën që ma dhanë. Ju falënderoj edhe juve zoti Asllan për intervistën dhe kohën qe e ndatë për neve .
Me qe jemi afër vitit te ri shfrytëzoj rasti tu uroj festën e vitit të Ri 2011. ZOTI E BEKOFTE KOSOVEN dhe popullin shqiptar ne tërsi.
Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim, organizoi shumë ekspozita, me fotografi, për ta informuar opinjonin gjerman me gjendjen e rëndë ne të cilën po kalon Kosova. Ramiz Kukleci -kryetar i BISHM-im, dhe Ramiz Dërmaku , gazetarë dhe anëtar i kryesisë së BISHM-im, kanë hapur ekspozitën me fotografi, ne të cilat shihet qartë dhuna serbe.
Me këto fjalë u ndamë me zotin Ramiz Dermaku që la përshtypjen e një takimi shumë të ngjeshur ,duke e përfshirë një serë aktiviteti të ndryshme të këtij bashkatdhetari të devotshëm dhe të pa lodhur duke u përballuar me një varg kontributesh në te shprehurit e fjalës së shkruar si gazetar dhe publicist i dalluar ,edhe neve po na mbetet që zotit Ramiz Dërmakut t'i urojmë suksese dhe realizim të synimeve të veta...
Kryesia e BISHM-im, gjatë një manifestimi në klubin, "Bardhosh Gërvalla", në Ludwigsburg duke vallëzuar ne mesin e tyre edhe gazetari Ramiz Dërmaku.