Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Presidenti Barack Obama në shërbimin përkujtimor për viktimat në Arizona
E premte, 14.01.2011, 07:58 PM
Presidenti Barack Obama në shërbimin përkujtimor për viktimat në
Nga Frank Shkreli
Presidenti Obama mori pjesë mbrëmë në një shërbim përkujtimor për viktimat e sulmit në shtetin Arizona të Shtunen që kaloi, ku mbetën të vrarë 6 përsona, përfshirë një vajze 9 vjecare, një gjykatës federal dhe u plagos rendë një anëtare e Dhomes se Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.
“Unë kam ardhur sonte këtu si një Amerikan, i cili si të gjithë Amerikanët, ulem në gjunjë për tu lutur me ju sot, dhe për të qenë me ju nesër”, tha Presidenti amerikan.
Presidenti Obama foli në universitetin e Arizonës në qytetin Tuscon para mijëra pjesëmarrësve duke u përqëndruar kryesisht mbi secilin prej viktimave. Ai pranoi haptazi dhe me ngulm së është e pamundur të dihet se c’e shtyri të dyshuarin të vriste 6 veta dhe të plagoste 13 të tjerë, një tragjedi këjo që tronditi të gjithë vendin. Në fjalimin e tij, Presdenti Obama tha se kujtimi i të rënëve të jetë i përhërëshëm dhe i paharrueshëm, dhe në të njëjtën kohë i bëri thirrje kombit që të përdorë këtë moment për reflektim.
“Unë besoj se ne mund të jemi më të mirë,” tha Zoti Obama. “Ata që vdiqën dhe ata që shpëtuan shumë veta gjatë sulmit, më bëjnë të besoj se mund të jemi më të mirë.” “Ndoshta ne nuk mund të ndalojmë të gjitha ndodhitë e këqia në botë – por e di se mënyra se si trajtojmë njëri tjetërin është krejtësisht në duartë tona”, tha Presidenti Obama. Ai u bëri thirrje të gjithë amerikanëve që të mos e përdorin këtë tragjedi si një rast tjetër për të kritikuar njëri tjetërin dhe në vend të kësaj, tha presidenti, le të degjojmë më me kujdes mendimet dhe pikëpamjet e njëri tjetrit.
“Në një kohë kur diskutimi politik është aq i polarizuar – në një kohë kur të gjithë ne jemi gati të ngarkojmë me faj, për të gjitha problemet tona, ata që mendojnë ndryshe nga ne – është e rëndësishme që të gjithë të bëjmë një pauzë dhe të reflektojmë me qëllim që të diskutojmë me njëri tjeteërin në një menyrë që nxitë pajtimin e jo lëndimin e njëri tjetërit,” tha presidenti Obama.
Ndërkohë që në qarqe të ndryshme është komentuar nëse retorika politike në vend kishte luajtur ndonjë rol në këte sulm tragjik, Zoti Obama, në fjalimin e tij, u përpoq të qetësojë ketë retorikë duke thënë se “të keqiat ndodhin dhe se të gjithë duhet të ruhemi nga shpjegime të thjeshta se pse mund te kene ndodhur tragjeditë”. Ai foli gjithashtu edhe për dinjitetin dhe bujarinë e popullit amerikan duke thënë se “forcat që mund të na ndajnë nuk janë aq të fuqishme sa ato që na bashkojnë.”
Tragjedia në Arizona e detyroi Presidentin Obama që të ngushëllojë dhe të ndajë dhimbjet me qytetarët ashtu sic bënë para tij Presidenti George ë. Bush me rastin e sulmeve terroriste me 2001, Presidenti Bill Clinton pas shpërthimit të një bombe në Oklahoma City me 1995, dhe Presidenti Ronald Reagan me rastin e shpërthimit të anijes së hapësirës së lartë “Challenger” më 1986.
Në delegacionin e Presidentit Obama që shkoi mbrëmë në
Edhe në Kongresin amerikan dje nuk kishte mbledhje e fjalime politike me kauza partiake, por te gjithë antarët ofruan lutje e shpresa për shërim sa më të shpejtë të kolegës së tyre, kongresistes Gabrielle Giffords.
Kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani John Boehner, me lotë në sy, tha se nga shokimi, Kongresi ende nuk ka patur kohë të mjaftueshme për të reflektuar mbi këte tragjedi të rëndë, duke thënë se “zemërat tona janë të lodhura, por morali ynë nuk është thyer... Ky është një rast qe Dhoma e Përfaqsuesve të bashkohet në lutje për të rënët dhe për të plagosurit dhe, ne të njëjtën kohë, te zotohemi se do të vazhdojmë dialogun demokratik. Ka mundësi që të mos kemi të gjitha zgjidhjet përfundimtare të problemeve me të cilat përballet vendi, por ama për një gjë jemi të sigurt: “se ne jemi Amerikanë dhe si të tillë do të kalojmë edhe këte periudhë të vështirë.”
Në të njëjtën frymë, Zyra e kongresistës së plagosur Gifford lëshoi me këte rast një deklaratë me te cilën falënderoi të gjithë Amerikanët për përkrahjen e tyre të jashtzakonshme duke thënë se “bile edhe gjatë momenteve më tragjike, kapaciteti i kombit tonë për të shprehur ndjenja mirësie e simpatie, na kujton popullin më të mirë (në botë)”, thuhet ne deklaraten e zyres se deputetes se plagosur Gabrielle Gifford.