E enjte, 14.11.2024, 06:41 AM (GMT)

Kulturë

Petraq J. Pali: Priftëresha

E enjte, 13.01.2011, 07:04 PM


Petraq J. Pali

 

Priftëresha

 

Ngjarja është e ndodhur dhe më se e vërtetë, po që Ju, ta kuptoni sa më mirë , më duhet që të vendos heroin e saj në vetën e parë, por asnjë herë mos gjykoni dhe mos mendoni se heroi është vete autori i këtij rrëfimi,këtë nder duhet të ma bëni domosdo, që unë t’ju a tregoj !

Mos u nisni nga Titulli, se Priftresha pati rol dytësor në këtë mesele dhe të dy sinkronizojnë të gjithë rrëfimin.

Emigrantët e atjeshëm  e dinë ndodhinë, dhe e shikojnë i flasin...hë xha Beqo, c’thote Papadhjaja...(priftëresha)!

 

***

 

Isha i porsa ardhur në Kurbet,dhe i kisha vënë qëllim vetes që të punoja me nder, të ushqehesha me punën time dhe me djersën e ballit, pa mu dridhur qerpiku nuk i trëmbesha punëve të rrëndomta për vetë arsyen se isha në atë kohë i ri një meso burrë dhe mjaft i fortë fizikisht,para se të isha kurbetlli deri ditën që mërgova krahas punëve të përditshme meresha edhe me sporte të ndryshme ne qytetin tim nga isha nisur, e kam pasë dashuruar sportin notin, futbollin, alpinizmin,volejbollin, mundjen... dhe isha marë me të gjitha, jo ndonjë sportist i shkëlqyer me emër po ja ashtu një i dashuruar pas sportit. Kur ika në kurbet me thënë të drejtën vec halleve të tjera më mbetej peng edhe sporti që nuk mund ta ushtroja më.

Harova t’ju thonja se kur erdha në kurbet isha i martuar dhe me fëmijë, ata, ishin të gjithë krahë pune, unë doja dhe nëndë vjet të bëhesha pesëdhjetë e dy .

Atë ditë sinqerisht isha mjaft i mërzitur, ose të themi më shumë se ditët e tjera, se cdo ditë në kurbet je i mërzitur, se asnjë herë punët nuk venë mirë, je pa gjuhë pa përkrahje pa punë me demek i huaj ,kishim gati tetë muaj që kishim ardhur dhe nuk kishim siguruar ndonjë punë të stabilizuar, delnim të gjithë turmë atje tek vëndi që mbildheshim, ashtu si edhe përcmoheshim nga vëndësit se u zinim rrugën, lulishten, bllokonim trafikun, kaqë keq, sa policia po thuaj përditë e për cdo cast na përzinte, kishte nga ata që kundërshtonin, i rrembenin me forcë dhe i kthenin mbrapsh ne “kluvë” dhe ne foribot...e prej andej ne “mëmedhe”.

Eshtë mesele e madhe dhe nuk mund të shkruash dot për atë periudhë, mbasi të duhen vitëra të rrefesh historitë tona.

Sic thashë humori më kishte ikur atë ditë, se harova t’ju them që jam një tip që më pëlqen humori  kaqë shumë sa më mirë lermë pa bukë dhe pa ujë se sa të më pengosh të qesh, jam tip ngacmues dhe shume hokatar, vë re cdo lëvizje të vogël në jetë, shikoj ndonjë që ikën shtrëmbër ose me mimikë të deformuar ose dicka tjatër dhe me një herë u a bëj të ditur miqve shokëve u tërheq vëmendjen dhe duke futur ndonjë nofkë apo sajoj ndonjë barsoletë që përshatatet situatës me pak fjalë kudo që të ndodhem do kem alegri me shokët dhe përshtatem si tip me kedo bashkëbisetues sikur edhe i pa njofur të ketë qënë.

Ishte kohë e bukur, mëngjes, dielli sa kishte lindur andej nga mbas mali, vetëm ai mal ishte se ketej nga perëndonte nuk kishte të tillë, dielli, humbiste pak e nga pak në perëndim mbi suprinën e detit që si në një  pasqyrë e reflektonte dritën e tij jetëdhënese deri sa zhdukej  për të bërë ritualin e tij shekullor pas 24 orësh.

Ishim mbledhur të gjithë grupe grupe, dikush rinte ne stolat e lulishtes në zëmër të qytetit, dikush në trotuarët poshtë pemëve, dikush para ose brenda magazinave të shumta që si një amfitheatër e rrethonin këtë shesh që quhej OKORAS, se nga e kishte marë këtë emër asnjë nga ne që jetuam kaqë vjet atje nuk u bëme kureshtarë të mesonim, e fundi i fundit ç’na duhej, mirë ishte ta dinim, po ja që se mësuam kurrë.

Në kulmin e muhabetit se kur prisnim për punë do ziheshim njëri me tjetrin për politikë, për gjëndjen në shqipëri, për mafiozët që sundonin atje e për budallallëqe të tjera, jo sport, jo komente kundër policisë që po na merte frymën e po na kallte datken me operacionet e tyre te koduara si “fshesa”apo “alvani” e të tjera e të tjera, gjithsesi kur ndaloi makina e priftit dhe ai ju drejtua turmës për të marë puntorë krahu, une mbaja “fjalimin” e rradhes, gjë që me sa kuptova më pas prifti i kishte venë re.Të gjithë lanë bisetën dhe ju drejtuan me vrap“uratës” që t’i merte në punë, unë s’lëviza nga vëndi, jo pse nuk desha punë, po aty gjithmonë kishte emigrantë më te rinj, dhe “afendikojtë” ata preferonin, se siç shifeshin skllavët nga dhëmbet në ato kohëra ashtu shikonin edhe ata parallinjtë të mernin puntorë sa më të fortë.

Dhe mirnin domosdo, më të fortin , më të shkathëtin, natyrisht ta cfrytëzonin...!

Prifti, piketoi nja dy djem dhe u tha me plot gojën në greqisht a doni punë...?

Djemtë nuk e pyetën me thënë të drejtën, c’farë pune do bëjmë sa do na paguash, a është larg puna, a do na japish drekë, kur të mbarojmë a do na sjellësh sërish këtu e disa pyetje të tjera që përdoreshin në atë kohë të veshtirë, a vjen policia, atje, a e keni ndërtimin me leje se po na kapën e paguajmë ne...!.

Qëndrova me thënë të drejtën indiferent, duke menduar se prifti do ketë ndonjë punë bujqësie ndërsa ne ishim një  grup specialistësh që mereshim me ndërtime, bënim mure guri, suvara, catira, shtronim pllaka, me pak fjalë ndërtusa.

I mori prifti djemtë me një kamiocinë tip “Misubishi”i mbarkoi lart dhe gati po nisesh, kur nga makina doli e shoqja serioze dhe pak si e acaruar në kohën që prifti sapo i kishte futur marshin...makinës...priftëresha doli kur makina sa filloi të lëvizte përplasi derën dhe u nis drejt meje, ishte një meso grua shumë shumë e bukur ndoshta mbi te pesëdhjetat , e gjatë bjode e hollë dhe mjaft elegante, veshur me një palë xhinse atlete të bardha dhe një bluzë trecerekshe lino me ngjyrën e flamurit të tyre. Ishte një.“zonje”e vërtetë.

Në fillim nuk më tërhoqi vëmëndjen, por kur e pashë që sytë i kishte dhe po vinte drejt meje u përqëndrova ,dhe me mirësjellje e prita. Në natyrën time gjat gjithë jetës i kam lakmuar gratë e jo më ato të bukurat.Gjithsesi unë isha emigrant dhe nuk doja që të meresha me kësi punësh, nga atdheu e kisha një epitet të tillë...dhe kisha shumë historira...ndoshta si cdo burrë, por jo duke përgjithësuar...!

Greqishtja ime në atë kohë ishte copë copë...kuptoja shumë po flisja me vështirësi...Ajo, sic duket i bëri përshtypje qëndrimi im kur djemtë u turën drejt makinës sa u qas prifti, ndërsa unë ndënja indiferent, ndoshta më pa më parë që “fjalimin” para ardhjes së tyre e mbaja unë, mbasi më përshëndeti më dha dorën më pyet me një tangërllëk të madh duke shtëmbëruar edhe buzën.. Zotni, ju nuk kërkoni punë ? U mendova një cast dhe aty për aty Ju prezantova...Unë jam “mastora” ju nuk keni punë ndërtimi...nga e dini Ju më thotë ?...unë i them se Papai nuk e tha një gjë të tillë, ajo kthen kokën me inat, dhe i drejtohet priftit me shënjë të fikë makinën dhe të qasej me ne ?

Të gjithë ata shokë të mitë emigrantë që ishin me mua në bisetë më parë, u grumbulluan serish, por me një ndryshim që tani ishte prifti dhe prifteresha në epiqëndër.

Zotni, si quheni më tha prifti...unë i them pse Ju duhet emri im ?... e qorton priftëresha priftin ...në cast, mirë thotë pse ju duhet emri...aty për aty, unë e kapa situatën dhe i them me plot gojën serioz unë quhem Beqir Shkëmbi...si... jeni turk ?  ..Jo ! I them, unë jam puro shqiptar por i besimit musliman...në regull në rregull më thotë prifti...sërish e qorton e shoqja duke e përbuzur , e c’farë rëndësie ka kjo ,njerëz të zotit janë të gjithë...në rregull në rregull thotë prifti.

Aty për aty i them me ironi dhe për ta tërbuar...Papa, Juve ju duhet puna nukju duhen emrat, ato i shikojnë të tjerë...duke aluduar për spiunët që s’ishin të paktë dhe për asfalinë !

Priftëresha, u bë më serioze dhe gati po e hante priftin me dhembë, u kuptua që ajo bënte ligjin mbi të, më vonë mësuam se kudo që të shkoje në cdo shtëpi greke ato bënin komandën, po kjo është histori tjatër.

Ne, më thotë e shoqja e papait, me shumë buzagas dhe mirësjellje kemi shumë punë ndertimi, po qe se jeni dakort, hajdeni shikoni punën, na thoni për çmimin për sa kohë e mbaroni po ramë dakort dhe menjëherë fillojmë nga  puna.Të gjitha materialet do ti marim ne Ju do të na jepni cmimin e punës krahut .

Në regull u thashë nuk kam ndonjë kundërshtim, por mua më duhet të bisedoj me grupin dhe së bashku me ortakun tim, vijmë neser dhe bisetojmë.

Kështu e lamë. Lamë orën kur do vinin në shesh, përshëndetemi me ta me mirësjellje.

Prifti zuri vënd në makinë dhe u nisën me dy shqiptarët lart në karoceri.

Menjëherë prej atij casti e deri sa ndenja ne Greqi emri im ishte Usta Beqiri. Shokët për të më ngacmuar ata që më njifnin në çdo kohë me thërisnin e usta Beqiri....më vonë, edhe vëndësit tek të cilët kisha punuar më therisnin me shumë respekt duke quajtur një vepër të mirë burrërrinë time që thonja të “vërtetën”se vëndësit në cdo kohë thoshin a me të vërtete janë të gjithë këta shqiptarë  vorioepirotë ???

Një pyetje qe më vonë hapi shumë punë nga vetë qeveria Greke që kërkonte përcarjen tonë, ata, përfituan nga hallet e emigrantëve dhe bënë si deshën duke i dëbuar apo duke përdorur dhunë mbi gjithë familjet e tyre.Nga fshati im  vetëm se kishin emra të dyshimtë (si ortodoksë) i dëbuan dy tre herë disa vëllezer me familjet e tyre.

Mu desh të përballoja edhe emrin e ri Beqir Shkëmbi me policinë vëndese, e cila sa herë bënte raprezalje me kërkonte dokumentin, unë në fakt isha me emër tjatër në dokumenta orgjinale, dhe përpiqesha në cdo stuatë që tu mbushja mendjen atyre se ishte emri i dytë që më flisnin në Shqiperi qysh kur kam qënë ushtar në kufi, ca e hanin , ca se hanin, ca bënin verifikime dhe unë qëndroja në rregull, gjithsesi më pas edhe për gallatë më tepër ky emër i dytë nuk mu nda, qoftë nga vëndësit qoftë nga emigrantet e tjere, si miqtë e mi po edhe të rradhes.

 

_2

 

Gjithsesi, e filluam punën tek prifti dhe priftëresha, ishte punë e madhe që do të na merte të paktën pesë muaj edhe më, kishte ndërtuar me konstruksione beton/arme një tre katësh me sipërfaqe katrore gati 220 m çdo kat, do benim muret me tullë, si perimetralët në dopjo me felizol në mes  edhe ndarjet me mur tek me breza betoni..., me pas suva jashte e brënda dhe çatinë të improvizuar mbi soletë nga temperaturat, për pllakat, nuk kishte besim tek ne më tepër për cilësinë se sa për çmimin, që natyrisht që ndryshonte dhe kishte diferenca të mëdha me utallarët vëndës.

Filluam punën, javën e parë javën e dytë, një punë me shumë silësi dhe me sasi .

Grupi përbehej nga Unë Beqir Shkëmbi, nga Kostaqi që ishte usta i mirë por jo burrë i mirë, nga Loloçua, (Thedhoriu) po usta, dhe nga Trekua që ishte njeri i mirë dhe puntor i mirë.Të gjithë të martuar dhe me fëmijë.

Me thënë të drejtën kaluam mrekullisht në fillim , ata silleshin mirë me ne ,dhe ne përpiqeshim të ishim korrekt dhe të rregullt duke ditur hallin që kishim nuk donim të kishim probleme as me njerzit ku ndërtonim por as edhe me policinë se sado të ishte një ankese sado e vogel ndoshta dhe pa baza , ata lajmeronin “asfalinë”dhe pastaj dihej... !

Irena, ishte një ukranezë e bukur që shërbente priftëreshes në punët e shtëpisë. Ajo, si emigrante që ishte me thënë të drejtën u lidh shumë me ne, përpiqej e shkreta të bënte ç’të ishte e mundur të na ndihmonte dhe na qeraste më çdo kohë me të gjitha të mirat...! Por edhe prifti e prifteresha  ishin bujarë...e nuk u mungonte gje...!

Humor gallatë,qyfyre, kalonim ditët, bile në shumë raste ngacmonim priftin se na vinte tek llaçi me bizhama e pa uniforme e na dukej si dordoleci në misër, ai tërbohej pse qeshim, ne i sajonim lloj lloj qyfyre duke i thënë që e kemi me njëri tjatrin...! Priftëresha e kuptonte dhe na shkelte syrin.Unë e ngacmoja priftëreshën edhe ne sy të priftit dhe i thonja papait qe je burri më i lumtur ne botë që ke këtë zonjë grua të bukur në krevat...papai qeshte dhe thoshte plot mburje isha unë më i mirë prandaj kjo erdhi  me vrap...papadhjaja qeshte dhe prishte buzët me fjalët e tij....hë thonja me vete do pëlcasë kjo punë....ndonjë ditë...priftëresha e bënte priftin për lemzë në syrin tonë e injoronte e dërgonte pesedhjetë herë me ditë ne dyqan a ku të deshte...kot së koti...ajo nuk ndahej me orë të tera nga “ustallarët’ punët i bënte tjetër kush.

Kaluan nja dy javë pas dhe mua s’më punohej fare me thënë të drejtën me gjithë që isha si kryatar grupi, se punën e gjeta unë, kur e gjënin të tjerët ishin ata, kështu ishte bere muhabeti qysh kur bashkuam krahët, në atë kurbet, mereshim vesh me njëri tjatrin dhe kalonim mrekullisht, sa pa hyrë xhelozia.

Unë , si kryeusta jo për ndërtim, por si qejflli grash, mendoja çdo natë si të shtija në dorë ruskën po e po, po si të shtija në dorë edhe priftereshen se e shikoja ose më mirë të them  e kuptoja se edhe ajo ishte qejflleshë si edhe ukraneza, te cilën qe javën e trete e bëra për vete pa shumë mundime e të lutura pa kurfarë përpjekje, sa i thashë do dalim për kafe ndonjë ditë ajo pa kurfarë problemi më thotë se vetëm të shtuanave ishte e lirë gjë qe e kisha vënë re me kohë deri sa punoja aty.

E “mbyta” ruskën pa kurfarë mëshire, ishte një femer që të bënte për vete, e mbël, e paster. Ledhatare, seks, e ndezur zjarrm ,strall e mrekullueshme gazmore në komunikim.Kalova kohë në shoqërinë intime të saj.

Më e mrekulluashmja në botë Uratë e zotit.Kurrë s’kam për ta haruar sa të jem gjallë dhe me frymë.

I lutesha të mos më kuptonte priftëresha që kisha lidhje me të, duke e trembur se mund të më spiunonte në polici dhe më pas si ‘mysliman’ që isha do më debonin me dhunë dhe me pasoja.Prifteresha nuhaste çdo gjë dhe shpesh Irini më thoshte se ajo e ka kuptuar...mirë i thonja unë ajo nuk duhet të mësojë kurrë të vërtetën nga ty ajo, le te mendojë ç’farë të dojë ty kadekorisht mos ju hap asaja...se nga xhelozia do të dëbojë dhe nga puna...ne takohemi dhe bejmë punën tonë vetëm të shtunave kur Ju keni liri dalje nga orari 24 oresh...,natyrisht edhe kur gjëjmë ndonjë rast që ata nuk ndodhen aty...kjo është punë midis nesh.

Dhe kështu u veprua. Unë nga ana tjatër  shpesh nuk shkoja në punë të shtunave, njëherë si i sëmurë një herë me pretendim se kam marë një punë të vogël më vete dhe se lë dot në mes..! me pak fjalë marifete. !

 Irena, ishte shumë besnike aq sa ishte dhe e bukur dhe unë më pas i besoja shumë sekrete, aqë sa ajo më lidhi edhe me prindet e saj në telefon në Danjesk...nuk e kishte fare problem e ëma dhe i ati të më luteshin të kisha kujdes për të bijën e tyre e cila kishte qënë e divorcuar dhe me një çun. Unë sillesha me të ashtu siç di shqipua të mbajë besën, besën...të dashurën desha të them në këtë rast.

Natyrisht bëja punën time dhe ruhesha nga “gojët” e liga shqiptare qe të mernin më qafë nga zilia nga cmira apo nga intrigat e tyre...! si gjithmonë duke qarë hallin e botës...!

Nuk më zinte gjumi, se çdo ditë po e trashja muhabetin me priftëreshen...dhe e shikoja që ajo, kruhesh, Irena në anën tjatër i kuptonte deshirat e saj, as e çante kokën të behej xheloze....asaj i thonja...duhet të miqësohem dhe me atë për të mirën tënde, për të të garantuar punën, se në qoftë se unë e bej “mike” atë, Ju nuk do të pësoni kurrë gjë të keqe, e shikoj që priftëresha do marë reston në një të ardhme, juve ju intereson , ndërsa unë do detyrohem ta bëj për Ty...Irena nënëqeshte me qesëndi më thoshte...e kuptoj i dashuri im, se do ta bësh për mua...këtë sakrificë kaqë të madhe të besoj...unë e shkreta si mund t’ju ndihmoj...! E kuptoja që tallej... por punët u pleksën keq, me të dya !

Puna nuk ecte si më parë, shokeve u pata thënë që me Irinen kam miqesi...ajo me duket sikur i tërboi, u bënë shumë xheloze që të tre aqë sa kishte raste që thoshin do ta lemë në mes punën, merna keto leke për sa kemi bëre...s’punohet kështu...Ore çkeni u thoshja, kush nuk vjen ne punë s’ka ditë pune...sa ditë unë nuk vij, ju e shikoni mbahen paratë...po mirë thoshte “ortaku” e ku ka ortak sot.....s’është puna aty po ja gjithë ditën e kalon me muhabet...unë punoj u thashë, bile hajde të vëmë metron dhe çdo kush të shëpërblehet për ç’ka bën...ohu..kot që jemi shoqëri...pastaj më thonin... ashtu e kështu...,me pak fjalë mori të krisur muhabeti. Asnjëri nuk e kishte problem për njëri tjatrin zoti është për të gjithë astu siç është edhe Dielli mbi dhe, përfundimisht u ndamë. Unë ja besova punën disa dibranëve të cilët e mbaruan para kohe me plot bujari dhe ndershmëri , aqë sa prifti e shtoi dozën e birave nga tre herë ne ditë ne pesë herë në ditë veç drekes...!

Prifteresha, më kuptoi që shokët e mi më” tradhtuan” nga miqësia ime me të...sa një ditë më pas si u prish grupi...i them...degjo këtu zonjë e nderuar, mos të të vijë keq se u prish grupi...t’ju vijë keq për mua që po prishem nga mëntë për Ju. Ju lutem shumë në qoftë se keni kuptuar unë jam i dashuruar pas Jush...!

Dëgjo Beqir  Skëmbi...(.nuk e thoshte dot SHënë...)Unë kam kuptuar që ditën e parë ju (juve) dhe me vjen çudi që nuk ke folë shpejt.... (më) unë e prisja këtë,pse me kaqë vonë...(vonesë) Unë di ,Ti ,Irena , më vjen inat, po ajo është grua mirë (e) dëgjo ti je njeri mirë (i) bukur , unë simpati prandaj do lafosemi (ll). Nga unë mos ki frika (ë) Papi, do bira tërë dita....!

Ah, thashë me vete ...më dole vetë në shteg...!

Donte afër një muaj të përfundonte  puna tek papai, një ditë mu dha mundësia dhe ngela pak çaste me priftereshen vetëm, se dibranëve nuk ju isha hapur fare për “udhën’ e shtrëmbër që kisha filluar me Irenën...mora kurajo, e kapa nga dora të “bekuarën”e papait, e afrova sa munda afër vetes i dhashë një të puthur alla ustallarçe si me venduze...duke e thithur fort në buzë...dhe i thashë plot seriozitet se së shpejti çmëndem në qoftë se ju nuk bëheni e dashura ime...Ju Lutem ,Ju Lutem....!

Ajo, qeshi dhe më kapi më shtrëngoi fort me të dy krahët dhe më pështolli me keq me të puthura....sa më la pa frymë duke mu lutur mos mu ndaj, s’agapao...sagapao...më ke hyrë në zëmër , unë të lutem ty, se qysh kur të pashë të afrova me atë qëllim...ty je burrë i bukur i zoti dhe i zgjuar....të lutem...! Natyrisht mora guxim nga fjalët e saj duke i thenë....që ne shqiptarët kemi zakon që atje ku hamë të mos bëjmë  gjëra të këqia...dhe atje ku bëjmë gjëra të këqia nuk hamë......Ne, do të lidhemi bashkë sa të mbarojë puna këtu.Të betohem që unë do ta mbaj fjalën...Nuk e di për JU...!

 

 Është larg....ju doni dhe një muaj....Po Ke të drejtë, unë do mundohem t’ju them shokëve të nxitojmë dhe ta dorëzojmë për tre javë, bile do shtojmë akoma ustallarët. Dakort dakort....!

Po fluturoja nga gëzimi, kisha kohë qe më brente diçka nga brënda për priftëreshën...! Atje, në atë kohë u bëra si Baltazar Kosa....!

Nuk durova dhe të shtunën e ardhshme ja thashë të gjitha Irenës....ishim në një hotel ku e frekuentonim shpesh .Duke pirë verën e stafidheve  me kana të bakërta ne restorantin e atij hoteli me nga një qefull të madh në fajancë....plot garnitura deti...ajo, u ngrit nga tavolina, më rrembeu duke më mbështjellë në krah ja dha vajit....s’është e thënë....emigranti ka lindur për të vuajtur, të dashurova zoti Skëmbi s’a s’ka më...e dija që do vinte kjo ditë...e kuptova, më duket sikur po më çkulet zëmra nga vëndi....papadhjaja, eshte e mirë është afërsisht me moshën tuaj....unë jam e re....kam udhën time dhe s’dihet s’e në c’farë dore përfundoj...ne jemi pa mbështetje pa përkrahje, prandaj jemi lidhur kurdoherë me shqiptarë....se ju jeni besnikë s’keni qëllime ç’frytëzimi nuk rrëmbeni as para as gjë materialisht...ju jeni vetëm për seks si edhe ne....ju kur bëni seks dukeni se bëni qilizëm ne ashtu duam...më parë se të njifesha me Ju kam pasë një mik shqiptar, ne Athinë....sillej shumë mirë me mua e donja shumë...vdiq në aksident me motor, me atë motor që unë isha e përnatshme me të....ne disko në hotele, taverna e restorante....ai, me telefonoi dhe erdhi për të më marë por nuk mbriti dot...Unë sa pashë dhe njofa Juve kujtova atë...nuk i kisha premtuar se nuk do ta tradhtoja.......e qava shumë bashke me Lenen dhe Ksenjën....dy shoqet e mia....të cilat më morën me vete dhe më larguan nga Athina mbasi edhe ato kishin humbur dashuritë e tyre aty....por jo me shqiptarë...me bashkëkombas të tyre....!

Dëgjo më tha me lot në sy....Unë qysh nesër do largohem këndej e di që do të marë malli si edhe mua, por unë dua të të shpëtoj ty për shumë arsye që kuptohen.

Me bllokoi, më gufosi...qaja dhe nuk besoja për ç’më thoshte...Irena, e tunda disa herë ajo, s’ishte në gjëndje të fliste më...pagova paratë dhe u ngjita ne hotel....u përmend nga mesi i natës...hidhërimi dhe vera e shumtë e kishte droguar...!

 

 

 

Epilog  !

 

Irena , pas dy ditësh me dëshirën e saj me mirëkuptim  të plotë te Priftëreshes dhe të Priftit, nën kujdesarinë time së bashku me të dya shoqet, u larguan nga ishulli në drejtim të metropolit Grek ku jeta e saj vihet në rrezik çdo çast, Ajo iku për të mos e parë më.....duke më lënë një dhimbje të madhe  në zëmër,që nuk shërohet kurrë.!

U hidherova shumë për fatin e saj....humba një dashuri.

 

Kaluan ditë....natyrisht i hidhëruar, i mërzitur, s’shkova në punë për gati dy javë..., deri sa më thanë miqtë e mi dibranë që ishin burra të ndershëm dhe u bënë me të vertetë miqte e mi më pas, se puna perfundoi me sukses...bëmë llogaritë u ndamë me të zotet e shtëpisë të nderuar....duke shtrënguar duart e duke ngelur miq...”Papi” fluturonte nga gëzimi duke na shpërblyer shumë më tepër nga c’patëm llogarinë....!.

 

 

Në qoftë se do të më pyesni per priftëreshën po Ju them sinqerisht e shpirtërisht  se ukraneza më kishte mberthyer si krishti me ato fjalë, isha hidhëruar për të për jetë !.

 

Kaloi një javë dy....e shikoja priftereshen me makinën e saj pa priftin që i vinte sheshit të OKORAS...vërdallë duke pyetur shqiptarët....a mos keni parë gjë Beqir Skembin...atë ustanë e bukur....me sytë bojë qielli ! Ishte bërë si e marosur....!

 

Më thoshin ditë për ditë miqtë shokët......more usta Beqiri të kërkon...priftëresha...sa vjen ajo ti zhdukesh....qeshja dhe largohesha me dhimbjen e zëmrës...nuk isha mësuar të falja....-çdo gjë e kisha ndërtuar vetë...pse të më ndodhte keshtu...unë u mundova për këtë lidhje...po s’më linte rehat dhimbja që kisha pesuar në zemër.

 

Vendosa do pyes shtatë a tetë dhe do bej si di vetë siç thotë populli.

U nisa për në spital ku shkoja për ditë...një miku i ngushtë imi specialist i dëgjuar në Shqipëri ishte i sëmurë me kancer dhe i kishte ditët  e numuruara të jetës po lengonte dhepo luftonte me vdekjen..., i shkoja për natë....!

Më priste....Ju luta të shoqes së Tij dhe të afërme të tjerë ....të më linin ca çaste vetëm se donja ta pyesja dicka privatisht, pa pjesëmarjen e tyre...më respektuan dhe me degjuan, dualën...jashtë pa komente si dhe qysh....?

 

I spegoj gjithë historinë, nuk kisha bërë kurrën e kurrës muhabete të tilla me të....me quante dhe më çmonte për njeri të ndershem (unë i tillë isha se te dashurosh nuk do të thotë te jesh i pa ndershem...po kur ështe dashuri jashtë martesore....quhesh automatikisht i tille. Unë ashtu jam  B.S)

 

Më degjoi me vëmendje i ngrati....s’mund të me shpegonte dot... i thashë të kam shumë mik...të shpegova historinë të qava hallin...të thashë dhimbjen që më mundon në zëmër....të Lutem me thuaj....?

Folë si të veproj...?

 

 

Me sytë të lotuar....me dhimbje të pa duruar mbas me tepër se gjysëm ore nuk më tha asnjë fjalë....më shtrëngoi dorën...dhe u mundua që unë të lajmëroja familjen dhe miqtë që ishin jashtë...që të hynin brënda...ai,po dridhej i tëri, sytë i mbertheu tek tavani, u alarmuan të gjithë....duke uluritur ai ishte mirë...-ç’pati....më tha e shoqja e lebetitur...-ç’farë i thatë veças neve të lutem z Beqir S...-c‘farë ndodhi ?

Urgjent erdhen mjekët...!

 

Në kohën që ata, po përpiqeshin të na nxirnin jashtë ai, u ngrit ne bythë me shumë zor....dhe më thotë....Beqir S...të mos shkosh do të bejnë budallë, shko të shlirosh dhimbjen...!

 

Nuk kaloi as një orë më pas, dhe miku im më i ngushtë një personalitet njeri i ditur dhe shume njeri i lartë ndroi jetë.....!

 

Edhe një javë tjatër kaloi me ceremoninë dhe shërbimet e varimit të tij....!

 

Mua më tingëllojnë akoma sot ato fjalë...mos të shkosh.....je budallë ! (ai, fliste dialektin Tiranas)

 

U detyrova, dhe një ditë të bukur pa hiç humor u futa në makinë të priftereshës.

 

Ju betohem keshtu i ka ndodhur mikut tim Beqir Skembi, që është dhe autor i këtyre rradhëve.

 

AMIN !

 

 

Tetor 2010-10-19 VA/USA

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora