| E marte, 11.01.2011, 07:56 PM |
Spiro Gjikondi
GODITJET E GJAKUT
(Fragment)
Treni i ores pesembedhjete arriti ne stacionin e Tiranes shtate minuta me vonese. Leshoi nje fishkellime te zgjatur sikur te donte te kerkonte ndjese per kohen e humbur, u lekund si nje i dehur qe nuk mban dot drejtqendrim dhe ndaloi.
Nga vagoni i trete zbriti nje grua e veshur krejt ne te zeza, me nje borsete, gjithashtu te zeze, ne qafen e dores. Pas saj kerceu ne toke nje djale dhjete-dymbedhjete vjecar, me pantallona te shkurtra dhe me nje xhakete te zbardhur nga dielli. Gruaja i beri me koke djalit ta ndiqte pas dhe hyri ne mes te turmes. Here – here ajo kthehej per te pare se mos i shkeputej i biri dhe mundohej te cante grumbullin e njerezve duke levizur brinjas.
- Hidhi kembet!- i thirri ajo te birit.- Mos mu largo! Ketu nuk te njeh njeri. Kerkon te humbasesh! Ma jep doren!
Djali u bind ne heshtje dhe te dy bashke ecen ne drejtim te bulevardit kryesor pa shkembyer asnje fjale.
Per djalin ishte hera e pare qe vinte ne Tirane. E ema kishte ardhur edhe here tjeter, por kishte ardhur para luftes dhe nuk ruante pothuajse asnje kujtim. Kishin kaluar shume vjet qe ahere.
Ajo ndaloi nje cast, hapi borseten dhe kerkoi neper te nje cope leter ku kishte shkruar adresen e te vellait. E pa ate leter te zhubrosur si te vetmen shprese te bardhe, si te vetmen pikembeshtetje ne kete toke qe lekundej.
Duke shkuar drejt qendres pyeti shume qytetare. U tregoi letren. Ku gjendej valle ky breg shpetimi? Ne c’krah? Nga duhej te mbante? Prej nga duhej te kalonte per te arritur atje?
Dikush i tha:
- Do te kalosh nga sheshi “Skenderbej”. E di? Ja atje, perpara. Ne te majte, ku duket Partizani i Panjohur, do te kthehesh ne Rrugen e Barrikadave. Do te ecesh deri tek Muzeu i Luftes. Pastaj do mbash ne te djathte ne rrugen “Qemal Stafa”. Nuk e di, me ndjek?
- I mban mend djali, - tha ajo.
- Ndiq krahun e majte. Do shikosh nje tabele te bardhe me germa te zeza: Rruga “Riza Cerova” Shtepia qe kerkon duhet te jete ne krye te rrugices. Ke keni aty?
- Tim vella. Milo Konika. Punon ne ministri, - sqaroi ajo.
- Ne ministri punojne shume njerez, - tha tjetri me te qeshur.
Ajo e falenderoi duke u perpjekur te mbante mend te gjitha spjegimet e tij.
- Si tha? - iu kthye ajo te birit.
Djali perseriti nje per nje te gjitha pikat orientuese. Sheshi, “Partizani i Panjohur”, Rruga e Barrikadave, Muzeu i Luftes…
- Mire, mjaft!- e nderpreu ajo me nervozizem.- Cdo gje sikur mban ere lufte.- tha pastaj neper dhembe.- Edhe gurret, edhe rruget, edhe sheshet…
Iu duk se, per te arritur tek i vellai, do t’i duhej te kalonte neper te gjithe luften. Kaq larg ishte ai?
Shtepia numur tre ne rrgen “Riza Cerova” ishte njekateshe, e mbuluar me tjegulla marsejeze, e ndertuar me tulla te kuqe dhe e rrethuar me nje avlli nje boje njeriu te larte. Kishte nje oborr te madh, te mbushur me peme dhe nje porte te rende metalike qe kerciste kur hapej. Deget e kumbullave, te hurmave dhe te manit dilnin siper catise. Aty banonte Miloja.
- Kush banon ne shtepine tone ne fshat ?- pyeti djali te emen kur ndaluan para portes metalike.
- Ata qe e moren, - tha ajo prere.
- Cilet?
- Ata qe na katandisen ne kete gjendje. Ata qe kane frenat ne dore…
- Edhe daja?
- Mjaft tani !. Daja nuk eshte nga ata…
Nusja e Milos erdhi dhe hapi deren. Ajo ecte me nallane dhe e perplasura e tyre ne kalldrem degjohej deri larg. Ajo sa i pa leshoi nje pasthirrme habie.
- Zonja Urane?!
- Sic e sheh…!
- Djali?
Te tre bashke kaluan neper nje rrugice te ngushte, midis dy gjerdhe kallamash, ngjiten shkallet e verandes dhe hyne ne nje koridor te erret. Kater dyer te vendosura perballe njera tjetres te conin ne kater dhoma te vecanta.
- Miloja ka dale ?
- Nuk eshte kthyer akoma, - tha nusja.
- Kaq vone?
- Me siguri ndonje mbledhje. Ky avaz eshte gjithmone. U mesova me te. Ndoshta vjen… Kur iku ne mengjes nuk me tha gje…
Ishte errur kur erdhi Miloja. Dukej i lodhur e i merzitur kur hyri te takonte motren dhe nipin. I tha te shoqes ti bente nje kafe te forte.
- Ranoja ka pire? - pyeti pastaj.
Ai u mbeshtet ne minder dhe i nguli syte mbi fytyren e se motres.
- Qenke tretur shume, Rano!
- Nga te mirat! - tha ajo dhe psheretiu thelle.- Na erdhen te gjitha bashke, ca hallet, ca fjalet e te tjereve, ca puna…
- Ke filluar pune? - e nderpreu Miloja.
- Duam te hame, te jetojme. Pa punuar s’te jep gje njeri. Keshtu thoni ju…
Nuk ishte veshtire te kuptohej nje ton i ashper ironie ne te gjitha sa thoshte ajo. Miloja nuk deshi te flitej keshtu ne shtepine e tij. Ktheu koken, pa rreth e rrotull, sikur te verente se mos, kushedi, neper mure ishte ndonje vesh qe degjonte, pastaj u mjaftua duke i thene te motres se nuk bente mire qe fliste keshtu, ne mos per vete, te pakten per te birin.
-Ke te drejte, - tha ajo.- S’duhet folur. Duhet duruar …
Atij iu duk e pamundur ta nderpriste kete lloj bisede. E ndjente vehten te pafuqishem perpara se motres. Ajo ishte me e madhe ne moshe. Pastaj, ajo kishte plaget e saj. Miloja e ndjeu se diku, ne thellesi te vetvetes, ne nje skaj te erret, iu shkaktua nje fare dhimbjeje te cilen u mundua ta mbante te ndrydhur. Ndezi nje cigare.
- Ma jep edhe mua nje!- tha Urana.
- E ke filluar?
- Pi kur me teket.
- C’te duhet!
- Shume gjera s’me duheshin, por ja qe me zune dhe do ti heq.
Urana e thithi cigaren me etje. Nje therrime duhani i mbeti ne buze dhe ajo e hoqi me majen e gishtit te madh te dores.
- Ti si vete me mesime? - iu kthye Miloja djalit qe s’ishte degjuar gjer ahere.
Urana, sikur ta gjuante kete rast, nderhyri:
- C’do te behet me tim bir, Milo?
Sikur te mos e kish degjuar fare, Miloja nuk ktheu asnje pergjigje. Ai kafshoi doren dhe ngriti supet duke i mbajtur syte perdhe.
- C’mund te behet?!
Urana u mendua pak. Dukej sikur i vertiste fjalet neper goje.
- Sikur ta le ketu?!- tha pastaj, me teper duke shprehur nje mendim sesa duke pyetur.
- Ta lesh ketu?!- Miloja shtangu.
- Dy-tre vjet, sa te mbaroje uniken, pastaj te futet ne ndonje zanat dhe le ta nxjerre vete buken e gojes. Te them te drejten, per kete kam ardhur. E vertita nga te gjitha anet dhe pashe se s’kam nga t’ja mbaj. Ja, do te mbaroje edhe kete pjese qe i ka mbetur, pastaj? Kush do ta ndihmoje ate atje? Kush na e jep doren neve? Ketu, te pakten, do te jete me ndryshe. Te ka ty. Ti do ta ndihesh te ngrihet…
Miloja vazhdonte te thithte cigaren. Ishte prere ne fytyre. Shkembeu nje veshtrim me te shoqen por syte e saj nuk thoshnin asgje. U mendua nje cast duke ferkuar mjekren e parruar, pastaj, me nje ze te brendshem dhe pa e pare te motren ne sy, tha:
- Kjo eshte e pamundur, Rano. Nuk e bej dot.
Uranes iu duk se dicka gjemoi perpara saj, po e mbajti nje shprese se nuk kishte degjuar mire.
- E ke me te vertete?
- Po, Rano, e pamundur.
- Pse?- Urana nuk ja shqiti syte.- Te mungon shtepia dhe s’ke ku ta vesh per te fjetur, apo te dhimbset nje cope buke qe do t’i japesh? Une do te dergoj para per ushqim dhe per veshmbathje. Sa te duash ti. Dy, tri, kater mije… Hap gojen dhe jam gati te te pergjigjem.
Miloja beri ne ajer nje levizje te papercaktuar.
- Nuk eshte aty puna. Nje luge me teper, nje luge me pak, as ngre dhe as ul peshe. Me kupto, nuk e bej dot ate qe kerkon.
- Si?- pyetja e saj doli papritur.- C’ka ketu te keqe?
Djali qe deri ahere vazhdonte te shikonte pllakat decorative me viza te verdha qe qarkonin dhomen, ngriti syte, por jo vetullat dhe i mbertheu ne fytyren e dajes, e cila here egersohej papritur dhe here binte ne nje zymtesi te heshtur.
- Si pse? Nguli kembe ne te tijen.- C’do te thone njerzit kur te marrin vesh se une kam future ne shtepine time… kete djale?
Ai perseri u permbajt.
- Ke frike nga njerzit?
- Jo, por… Nuk e di… Mos me kerko me shume.
- Ku ta coj une ate? Do te me robtohet djali! Mbi kazme ka per te vdekur. Do te shtroje rruget. Si une…
- Pune eshte edhe ajo. Ai do te punoje dhe do te jetoje si gjithe te tjeret.
- Ku?
- Pune ka sa te duash. Pa pune nuk te le njeri.
- Ne zift?
- Edhe ajo pune eshte. Ku te shkojne shoket edhe ai.
Urana filloi te ferkonte gjurin.
- Po ky dreq c’ka qe me dhemb? - tha ajo dhe perseri u kthye nga i vellai.- Merma djalin,- iu lut.- Mos ma ler qe te vuaje. Jepi po deshe mbiemrin tend. Nuk dua qe djali te me rritet keq. Nuk dua. Merma tim bir, - iu lut perseri.- Kush te ndalon ty? Je njeri me pozite. Ke luftuar. S’ka kush te te thote gjysem fjale. Nuk te kerkon njeri llogari per nje miturak qe nuk di akoma se c’eshte bota.
- Jo, - perseriti Miloja.- Nuk mund ta mbaj. Me kerko cfardo tjeter, vetem kete jo.
Ai e kaloi doren mbi koke ku shkelqente lekura pjeserisht pa floke. Urana dridhej sikur te ishte hapur nje cezme me uje te ftohte pas shpines se saj. Djali vazhdonte te shikonte pllakat decorative qe qarkonin dhomen. Nje vije zigzake sperdridhej reze mureve.
- Domethene s’behet?- tha Urana dhe ndjeu se po i zihej fryma. Hapi gojen dhe thithi nje grusht me ajer. - Po kush ka mbetur nga njerzit e mi kur edhe ti po me kthen gryken e dyfekut? Merma djalin dhe mos ma lere te ma vdesin keta!
Urana mundohej t andante vellane nga “ata”, te tjeret. Ndriste nje reze drite diku, ne jeten e saj, ne te kaluaren dhe ne te ardhmen. Ishte ndoshta gjaku qe rridhte me force neper damaret e fryre. Miloja u mbulua nga nje fare zagushie. Kujtoi se po mbytej. Ajri ishte i rende. Ai u perpelit me mundim dhe doli perseri prej andej.
- Ky eshte djali i Niles… - tha ai me ne fund duke mos mbajtur asnje reserve.
- Ky eshte imi,- tha ajo dhe syte i flakerinin.
- Zonja Urane, pijeni kafen se u be akull,- nderhyri kunata.
- Helm me mire!- ngriti zerin Urana.
- Na lere vetem!- urdheroi Miloja te shoqen.
- C’ka bere im shoq qe nuk mbeti njeri pa e permendur?- pyeti Urana kur degjoi emrin e te shoqit te shqiptuar nga buzet e te vellait ashtu sic e kishin shqiptuar edhe shume te tjere para tij.
- Ti e di mire, - tha Miloja.- Me mire se kushdo…
- Shume po i bien ne qafe, atij edhe mua.
- Jo kot. Kete nuk e them vetem une. Ne kohen qe ne ndiqnim italiane e gjermane, ai kerkonte te vinte dhjame…
- Lufte ishte,- tha Urana.- Im shoq mbajti nje ane, ashtu sic i tha mendja.
- Anen me te keqe…
- Ate s’e dime… Sidoqofte, ai nuk do te sillej keshtu me ty. Nuk eshte sjelle keshtu… Ti e di. Ne ato vite, kur kerkoje shkolle, ai te mbajti. Paguante napolona per ty. Dhe shkollen prej tij e mbarove. Nuk e haron?
- Po me permend borxhet?
- Jo une. Jeta.
- Ashtu?
- Une s’vij te kerkoj lemoshe per dynjane…
- Sa here i pata thene te bashkohej me ne? Nuk me degjoi. E kishte mendjen te dyqanet. Kujtonte se… U gabua rende. Nuk me degjoi. Ne do ta dish mire… Mund te ishte dergjur “brenda” per shume vjet. Une nderhyra dhe e zbuta ceshtjen. Perfitova ngaqe s’kishte dokumente qe ta komprometonin me armikun. Ti nuk e di dhe nuk ke nga ta dish. U kritikova dhe mora verejtje ahere. Akoma kerkon te bej per te?
Miloja u ngrit dhe beri dy xhiro te rrembyera. Pastaj ndaloi prane dritares. Jashte u duk hieja e tij, e zmadhuar, por pa asnje tipar te percaktuar qarte.
- Lere Nilen,- u pergjerua Urana.- Mos e trazo te vdekurin se nuk eshte mire! Mos me rendo me ato qe thua. Ai iku dhe nuk ka nevoje as per mua, as per ty. Une erdha ketu per tim bir. Do me ndihmosh?
Miloja heshti. Beri dy hapa para, mori nje cigare tjeter nga kutia qe ndodhej persiper minderit, e vuri ne buze, por nuk e ndezi.
- Jam motra jote,- e nxiti Urana.
Miloja vazhdonte te heshtte.
- Nje babe dhe nje nene na ka pjelle…
- E di…
- Nje gjak kemi…
- Edhe kete e di. Te gjitha i di. Por nuk bej dot te pamunduren.
- Ashtu e quan?
- Ashtu eshte.
Djali e kishte lene vijen gjarperuese dhe degjonte kokulur.
- Lere dajen, - tha ai dhe e preku te emen per menge.
- Prit ti!- i bertiti ajo te birit dhe u kthye perseri nga i vellai.- Paske ndryshuar shume!- tha.- Tjeter ke qene. Harrove c’kam bere per ty…
- Jo,- tha Miloja me gjysem zeri.
- Mbi kurriz te kam mbajtur qe femije. Te kam lare skutinat. Me kalbeshin sheget dhe ftonjte ne senduk derisa te vije ti. Harrove njerzit, dashurine, te gjitha, dhe s’te ka mbetur asnje pike gjak ne damare. Ti qofsh! - Ajo u ngrit papritur.- Beno, eja te shkojme! Nuk ka vend per ne ketu. Na u mbyll edhe kjo dere.
Miloja nuk kuptonte se c’po ndodhte para syve te tij.
- C’beni keshtu? Ku shkoni?
- Po ikim,- tha Urana e vendosur.
- Jeni ne vete?
- Lerme te shkoj!
- Po eshte nate…
- Per mua nate ka per te qene gjithmone.
- Po prisni, ku shkoni ne kete ore?
- Ne sketere…
Urana dhe Benoja dolen ne verande. Miloja mbeti ne mes te dhomes si nje trung i ngrire… Ndjeu se u shkermoq dicka brenda tij. Per disa minuta, ashtu si neper mjegull degjoi here zerin e se shoqes, here ate te se motres. Pastaj u degjua e kercitura e zakonshme e deres se jashteme. Ai u afrua te dritarja, menjanoi kortinen dhe dalloi dy hije qe rreshqiten matane avllise duke u larguar pa e kthyer koken pas. Mbi kalldrem me nje qetesi dhe ftohtesi prej akulli, ishte perhapur nje drite e zbete argjendore. Ishte drita e henes…
Dy ore ai nuk levizi nga vendi. Nje vale turbullire shkumbezonte brenda tij me nje gurgullime shurdhuese. Imazhi i Uranes, ashtu sic i mbeti ne castin e fundit, veshur me te zeza, kerrusur mbi guret e kalldremit, ne ate ikje te befte e tronditese, i ngriu ne bebe te syve. Ai filloi te dridhej e ti shkonin mornica neper trup. Thuajse e humbi kontaktin me veten dhe kontrollin ndaj saj, madje harroi kush ishte, dhe, ashtu si ne caste spazmash tonike, ne nje gjendje delirante, me nerva te acaruara, ai e ngriti doren lart dhe, pa e kuptuar se si, e leshoi perpara derisa ajo preku ne xhamin e ftohte, i cili u thye me zhurme, kraaaauuuu… duke e lene doren te kalonte matane kufijve qe e ndanin dhomen nga hapesira e jashteme. Copra xhami rane mbi parmak, mbi dysheme. Nje pjese tjeter mbeti ne kuadratin e kornizes si tehe thikash te mprehura e te pergjakura. Ai mori fryme thelle, por s,ngopej me ajer. Sec ishte hapur diku nje vrime, ndoshta ne mes te mushkerive qe e rridhte ajrin e nuk e mbante. Ai kapi jaken e kemishes dhe e terhoqi me shume force. Nje kopse e bardhe u keput e ra. Ne gjoks mbeten zhubra te panumurta. Dhjetra dhe qindra plasaritje te imta… tri-kater pika te kuqe te cilat sa venin e zmadhoheshin. Pika te tjera rane mbi dysheme e mbi pllakat decorative me vija te verdha.
Ne ate cast u hap dera e dhomes dhe hyri e shoqja. Ajo dukej teper e alarmuar.
- C’ndodhi?
- Asgje ,- tha ai ftohte pa e kthyer koken.
- Milo!
Asnje pergjigje. Britma e saj jehoi shurdhet ne te gjithe kubaturen e dhomes. Perdet prej tyli tundeshin nga era sikur t’u shkonin mornica. Rezet e bardha te henes thyheshin ne tehet prej xhami.
- C’po ndodh me ty, Milo?! Perse nuk me pergjigjesh? C’ngjau, perse u thye xhami?
- Nuk e di, - tha ai duke murmuritur. - S’di se si… Degjova se u thye dicka brenda meje. Mu duk sikur mora rrokullimen, sikur po bija ne nje humnere te llahtareshme. U perpoqa te mbahesha. Vetem kaq…