Mendime
Agron Shabani: Në vetën e parë...
E diele, 02.01.2011, 07:57 PM
Nga Ditari në mërgim:
Në vetën e parë...
Nga Agron Shabani
Pranvera e hershme e vitit 1993(lëxo: 5 maj të vitit 1993) do me gjëj në Gjermani së bashku me mikun(kolegun) tim të paharruar dhe redaktrorin e dikurshëm të Radio Prishtinës, z.Mark Marleku në cilësinë e gazetarëve të akredituar dhe misafirëve special të Bashkësisë së Degevë të PSHDK-së në Gjermani.Pas vetës asokohe i kishin lënë popullin(kombin) dhe atdheun tonë të dashur nën pranga dhe zinxhirë.Ishte pra kohë dhune, terrori, represioni, etnocidi, kulturocidi dhe urbanocidi të përgjithshëm të regjimit kriminal dhe gjakatar serb kundër popullit shqiptar në Kosovë.Nga ajo kohë e sot nuk e preka kurrë me këmbë tokën e dashur atërore dhe stërgjyshore.Pas meje ngelën si të thuash ëndërrat, kujtimet, soditjet, meditimet dhe shpresimet e shumëta që iu dolën mrrolët, thinjat dhe bishti.Se këndejmi, si fëmiu i parë( më i madh) i im at të ndjerë, Mehmet Shabanit( përndryshe drejtor shumëvjecar shkollash shqipe në Kosovë dhe njëri ndër veteranët e arsimit shqip në komunat e Gjakovës, Decanit, Rahovecit etj.) dhe ime ëmë Havës( mbesë e familjes së njohur liridashëse dhe patriotike të Zhukë Haxhisë dhe Kerit të Sadri Bardhit nga Rugova kushtrimtare dhe kryengritëse) që në rininë dhe femijërinë time me të hershme isha mësuar me përndjekjet dhe keqtrajtimet e njohura të "bajlozëve" dhe harambashëve të ndryshëm serbian.Sidomos gjatë kohës së ndodhjes së babait tim të ndjerë në burgun e Pejës në vitët e tetëdhjeta të shekullit të kaluar kur imë ëmë(Hava) mua, motrës dhe vëllezërve të tjerë me të vegjël na mungesë të babait tonë në burg, madje, bukës në sofër dhe miellit në magje na ushqente shpirtin dhe krenarinë tonë me përkëdheljet dhe ledhatimët e dashura të nënës.Duke na i njomur buzët me kumshtë(tharmë) djathi ose me ajran.Nejse! Kësaj radhe nuk dua të flas për gjëra të këtilla.As për travajet, krajatat dhe peripetitë e shumëta gjatë tërë kohës së edukatës dhe shkollimit tim modest nepër shkolla dhe univerzitete të ndryshme.Nuk është koha për "histori" ose "mburrje" të ndryshme personale, familjhare, partiake, krahinore, ideologjike etj.Të gjithë ne jemi vetëm argat të vegjël të popullit(kombit) dhe atdheut tonë të madh.Me të mbërritur këtu në Gjermani me vizë speciale në pjesën e dytë muajit maj të vitit të lartëpërmendur 1993 në bashkëpunim me disa veprimtar dhe aktivist të atjeshëm shqiptar në njerën anë si dhe me ndihmën e komunitetit të atjeshëm kroat dhe boshnjak në anën tjetër: Para selisë qëndrore të Kishës Evangjeliste Gjermane (Në "Herren Hasuse") në Hanover të Gjermanisë do e organizojmë një Tubim të Madh protestues dhe solidarizues me zotin Adem Demaci dhe gazetarët e tjerë shqiptar në Kosovë që sokohe(maj 1993) ishin hedhur në grevë proteste kundër pushtimit të egër ushtarako-policor të RTP-së dhe mediemëve të tjera shqipe në Kosovë.Me c´rast, në praninë e një numri të madh gazetarësh, qytetarësh dhe përfaqësuesish të ndryshëm fetar dhe politik në Gjermani do i informoj të pranishmit mbi gjendjen e rëndë të kulturës dhe informimit shqip (mbase të tërë popullit dhe institucionëve shqiptare) në Kosovën e ndodhur nën pushtimin dhe tiraninë e asokohshme serbo-militariste.Me kujtohet se tubimi ynë i lartëpërmendur atëbotë do të bënte jehonë të madh në opinionin dhe mas-mediat e ndryshme gjermane.Ndërkohë që gjatë tërë këtyre vitëve të qëndrimit tim në Gjermani kam qenë nismëtar dhe organizator i vogël i ngritjes dhe themelimit të aktivëve të ndryshme të LDK-së apo, të nëndegëve, klubëve dhe shoqatave të ndryshme shqiptare në Gjermani me qëllim të organizimit dhe mobilizimit të mërgatës së këtushme shqiptare për t´i ndihmuar popullin dhe atdheun tonë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.Kam qenë pjesëmarrës i mbledhjes së parë të grupit emergjent( në përbërje dr.Bujar Bukoshi-kryeminister i atëhershëm i R.Kosovës në ekzil, dr.Mujë Rugova-minister emigracioni në qeverinë Bukoshi, respektivisht, përfqësues i mëvonshëm politik i UCK-së në Gjermani dhe rektor aktual i UP-së, Hafiz Gagica-kryetar i atëhershëm i Degës së LDK-së në Gjermani dhe i kolegjiumit të kryetarëve të Degëve të LDK-së në diaspor, Shemsi Recica-kryetar i atëhershëm i Bashkësisë shqiptare në Gjermani, Luz Thaci-kryetar i Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani, Shukri Klinaku-kryetar i atëhershëm i Degës së LCK-së në Gjermani, Pjetër Coli-kryetar i komisionit qëndror të "3 % " në ish qeverinë Bukoshi etj.Ndërkohë që zotërinjet Sabri Kicmari(Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri) dhe Sabri Duraku-kordinator aktual i FBSHK-së për diaspor dhe një atdhetar i shquar shqiptar në Gjermani me kujtohet se i kishin refuzuar qëndrimet dhe konkluzat e përgjithshme të Grupit të mësipërm Emergjent që ishte ngritur dhe formuar menjëherë ps Rënies heroike të Komandantit legjendar të UCK-së Adem JASHARIT dhe familjes së Tij në mars të vitit 1998. Doli që vendimi i zotërinjeve Kicmari dhe Duraku asoke kishte qenë i drejtë dhe tepër largëpamës për momentin dhe rrethanat e atëhershme dramatike në Kosovë.Ku dr.Bukoshi dhe qeveria e tij në ekzil:edhe përkundër parullave ose sloganëve të njohura me "Gjithëcka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës"(Ku mërgimtarët e shumtë shqiptar në Gjermani dhe anëkënd Perëndimit duke ndarë nga djersa dhe kafshata e gojës asokohe secili prej tyre i dhanë nga 2OOO marka gjermane ose 2OOO franka zvicërane dhe valuta të tjera në emër të Luftës së lavdishme të UCK-së etj.Duke i tubuar kështu asokohe me qindra miliona ose miliarda marka, franka ose dollar! Për të cilat u spekulua dhe manipulua aq shumë.Pa u ditur kurrë me saktësi itinerari dhe destinacioni i tyre i vërtetë!!!)nuk bën si të thuash asgjë (ose shumë pak) për luftën në emër të së cilës i mblodhën dhe tubuan të hollat dhe donacionet tjera.Në anën tjetër ndërkaq, të depertoje asoke me lajmet dhe informacionet e ndryshme nga terreni.Gjegjësisht nga tubimet e shumëta mobilizuese dhe informative që vazhdonin ti organizonin asokohe pro.dr.Mujë Rugova-përfaqësues i atëhershëm diplomtik i UCK-së dhe Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar-nën Hashim Thacin në Gjermani, dr.Sabri Kicmari , Ibrahim Kelmendi dhe të tjerë ishte pothuajse e pamundur nga njëfarë Asllan Bajrami që i refuzonte informacionet tona duke na thënë, citat:Lerëni pashë besën ato përralla të ndryshme mbi UCK-së! A keni dëgjuar ju se cka ka thënë presidenti Rugova mbi UCK-së si krijesa të UDB-së dhe sigurimëve të tjera sekrete të Serbisë!!!! Saqë me është dashur disa herë ta kërkoja asokohe ndihmen direkte të dr.Mujë Rugovës ose Hashim Thacit dhe vet Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së për të depertuar me lajmet ose informacionet tona mbi organizimin dhe mobilizimin e mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani në kohën e luftës së lartëpërmendur clirimtare dhe patriotike të UCK-së.Aty ishte edhe sejmeni(bedeli) tinzak i Bujar Bukoshit dhe Asllan Bajramit, Islam Spahiu që na pëngonte dhe survejonte vazhdimisht.Ndonëse, në këtë vorbull nuk ishin të pakta edhe kërrcnimet , shantazhet dhe survejimet e ndryshme nga ana e "taborrit demokrat" që mjerisht flisnin shqip-kundër nesh në atë kohë.Një fragment....Ishte kohë lufte dhe masakrash të egra të soldateskës dhe falangave serbe në Kosovë.Kohë dhune, terrori dhe përndjekjësh masive të popullatës së pambrojtur dhe duarthatë në Kosovë nga ana e atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar prej Karpatëve.Ishte viti 1999...Në Rambuje të Francës sapo i kishte filluar punimet e saj Konferenca ndërkombëtare e Kosovës në të cilën(si shumë herë tjera gjatë historisë) shqiptarët muaren pjesë të ndarë dhe të "barrikaduar" në "krihë" dhe "taborre" të ndryshme ushtarake dhe politike.Përkatësisht , në "krahun e luftës" të përfaqësuar nga Hashim Thaci , Ramë Buja, Xhavit Haliti etj.Në të të ashtuquajturin "krahun demokrat" ose "institucionalist" të përfaqësuar nga Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi etj.Në "krahun " e Rexhep Qosjës dhe në të të ashtuquajturin "krahun e pavarur" ose "neutral" të Veton Surroit etj.Ndërkohë që Njëri nga Figurat dhe Protagonistët me të rëndësishëm dhe kryesor të luftës dhe të të gjitha përpjekjëve të tjera clirimtare dhe patriotike të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, z.Adem Demaci nuk ndodhej në Konferencë.Njohësit e ndryshëm të rrethanave dhe zhvillimëve të asokohshme brëndapërbrënda UCK-së dhe faktorit të saj politik në përgjithësi:Mungesën e Madhe të zotit Demaci në atë konferëncë e "justifikonin" me faktin se Baca Adem gjatë asaj kohe ndodhej për një trajtim mjekësor në Lubjanë të Sllovenisë.Ndërkohë që faktët dhe zhvillimët e mevonshme në "frontin" e gjithëmbarshëm ushtarak dhe politik në Kosovë dhe me gjërë do e konfirmojnë të kundërten.Por...?!!! Në atë konferëncë nuk po merrte pjesë as Njeri prej Figurave dhe Personaliteteve lapidare dhe emblematike të arsimit, shkencës, kulturës dhe historisë së përgjithshme të popullit shqiptar në Kosovë, akademik Mark Krasniqi.Madje, jo vetëm ky i fundit(profesor Krasniqi), por asnjë intelektual ose politikan shqiptar i besimit kiristian!!!! Gjatë përiudhës së lartëpërmendur të Konferencës ndërkombëtare të Rambujesë akademik Mark Krasniqi ndodhej si misafir i vecantë i adhetarit dhe intelektualit të njohur shqiptar, z.Luz Thaci-kryetar i Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie shqiptare në Kosovë.Me c´rast, kryesia e kësaj partie shqiptare në Gjermani në bashkëpunim me partitë ose subjektët tjera shqiptare në këtë vend të madh(Gjermani) gjatë tërë kësaj kohe do të organizonin Tubime të ndryshme mobilizuese dhe informative me akademik Mark Krasniqin i Cili në stilin dhe cilësinë e njohur të Një Intelektuali dhe Atdhetari të orëve të Para: Po Bënte cmos në drejtim të organizimit dhe mobilizimit të gjithëmbarshëm të mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani për t´i ndihmuar UCK-së dhe popullit tonë shqiptar në Kosovë në ato kushte dhe rrrethana të rënda dhe tepër dramatike.Edhe pse i prekur dhe indinjuar thellë nga injoranca dhe papërgjithësia e mesipërme politike dhe historike e delegacionit shqiptar(kosovar) në Konferencën e lartëpërmendur të Rambujesë nuk ipej fortë.Se këndejmi, gjatë një tubimi të madh informativë në Vernek të Gjermanisë: Ku pos një numri të madh mërgimtarësh shqiptar nga qytete dhe rajone të ndryshme të Gjermanisë, po mernin pjesë edhe akademik Mark Krasniqi, Halit Muharremi-Minister i atëhershëm juridik në qeverinë Bukoshi, Lazër Krasniqi-anëtar i kryesisë së PSHDK-së dhe të tjerë.Pas një diskutimi përmbajtësor dhe tepër patriotik të Ing.Lazër Krasniqit në favor të mbështetjës së luftës clirimtare dhe heroike të UCK-së dhe bashkimit të gjithëmbarshëm të të gjithë spektrit politik dhe ushtarak në Kosovë:Zoti Krasëniqi në menyrë arrogonte dhe tepër primitive do të provokohej nga Halit Muharremi(Minister juridik ne qeverinë Bukoshi) i cili mbase i ndodhur vetëm dhe pa asnjë mbështetje gjatë një diskutimi të tij përcarës dhe tepër destruktivë(kundër "krahut stalinist" të Hashim Thacit, Ramush Haradinajt, Adem Demacit etj. që për mendimin e asokohshëm të Halit Muharremit dhe "demokratëve" të tjerë "institucionalist"- ishin "krijesa të udb-së"!Gjegjësisht, marksist, leniniste, enverist, stalinist, titist etj.!!!!):Do ti drejtohej Lazër Krasniqit me këto fjalë, citat i fjalëve të Halit Muharremit në atë tubim:Llazar nuk e ke aspak mirë në diskutimin tënd!