Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fazli Maloku: Përgjigje komenteve të Leo Gjatës, Petrit Toska, Lorencit dhe z. Kadri Manit

| E marte, 28.12.2010, 07:57 PM |


Përgjigje komenteve të Leo Gjatës, Petrit Toska, Lorencit dhe z. Kadri Manit

 

Duke i lexuar me vëmendje komentet e z. Kadri Mani dhe të z. Lorenc, si dashamirëse dhe korrekt me qëllim të korrigjimit tim, publikisht i kërkoj falje z. Leo për shprehjet paksa të rënda në shkrimin tim drejtuar komentit të tij. kjo nuk do të thot se unë hjek dorë nga përmbajtja e shkrimit (komentit) tim për komentin e z. Leo. Në fafor të komentit tim rreth Martit dhe del Pontes janë edhe po thuaj të gjitha komentet e këtyre ditëve në mjetet e informimit si ato të shkruara dhe elektronike, bile jo vetëm ato shqiptare por në gjithë botën demokratke. po ua përkujtoj vetë disa: Në Zemra Shqiptare:

Gani Qarri-Metodat e veprimet dhe dëshirat e Dick Martit,

Begzad Baliu-Dik Marti dhe Shqiptarët,

Luan Çipi-Të demaskojmë Dik Martin.

Në Radiokosovas e lirë: Vizner-Akuzat e Martit janë çmenduri,

Petriç-Akuzat e Dik Martit janë përgatitur në Beograd,

KMDLNJ-Raporti i Dik Martit nuk është bërë për qëllime humanitare, por për efekte politike dhe propogandistike.

Në Albaniapres : EH, SA DIKU E SA MYKU DO TË DALË! ( të gjitha këto të ditës së djeshme,e premte, datë 24 dhjetor 2010)

Ndërsa ju z. Leo në komentin e juaj për shkrimin tim konkludoni,citoj: "...Sa për del Ponten dhe Martin unë u kam më shumë besim atyre se sa ty me Thaçin.Ato nuk janë as serbë as shqiptarë"!!! Mbaron citati.A do të thot kjo z. Leo se për ty shqiptarët dhe serbët janë një dhe ti nuk u beson as njërit as tjetrit?!! Kjo nuk do koment.

Për zotin Lorenc kam këtë vërejtje kur thoni: "...Po të ishit atdhetar i vërtetë do të kishit reaguar kur Thaçi dhe ternava e shpallen hero sulltanin, dhe vëlla Erdoganin". Pse kaq lehtë qenka të fitosh epitetin atdhetar vetëm me një reagim-koment?!! A mendoni ju z. Lorenc se të gjithë ata shqiptarë që nuk paskan reaguar ndaj kësaj shëmtyre të z. Thaçi, nuk qenkan atdhetarë?!!

Ndërsa Petrit Toska në reagimin rreth komentit tim më shkruan,citoj: "Ju Fazli maloku, Paraqiteni si SATELIT i Ramiz Bojaj,dhe të dytë jeni SAHANLËPIRËSA,që ju servon XHaxhi Hashim". Nga e ditkni ju zotëri këtë?! Sqarojeni sa për korrektësi të lexuesve të ndëruar të Zemra Shqiptare! Nëse unë jam "sahanlëpirës i xhaxhit Hashim",ju jeni sahanlpirës i qenit.

Ju më pastaj shtoni: citoj,"Ju nuk keni luftuar pçr vatan,por për KARRIGE,të Serbisfashiste"?!!,Mbaron citati.Po ua përkujtoj ty dhe Toskave të tjerë se ushtari i lirisë,i një ushtrie çlirimtare,në momentin kur rrëmben armën për ti dalë zot vatanit dhe i sjell lirinë popullit të vet,ai arrinë kotën më të lartë morale të vlerave univerzale njerëzore.Ushtarët çlirimtarë ju ngjajnë shqiponjave , të cilave vet nëna natyrë iu dha privilegje që ti mbizotërojnë lartësitë, që të mos kenë shqetësime prej sorrave edhe pse fare nuk ua kanë frikën atyre. Dhe për fund, më vjen keq që i humna pak minuta kohë me u marrë me shkrimet t'ua paqavure.

 

Fazli Maloku, Prishtinë

datë 25 dhjetor 2010