E merkure, 05.02.2025, 02:51 PM (GMT)

Kulturë

Dibran Demaku: Kulla e qendresës

E hene, 27.12.2010, 07:57 PM


Dibran Demaku

 

KULLA E QËNDRESËS

 

Tregim nga jeta

 

„Kemi  dhënë  fjalën e nderit

se lëshojmë Kullën e Ukë Imerit!..." 

 

Kullat e Drenicës po luftonin për liri e dritë.Ato thuajse ishin mësuar tashmë të luftonin me çdo pushtues që ishte turrur nëpër shekuj,kundër lirisë së tyre. Edhe atë fund Janari të dyzet e pestës ishin ngritur në luftë për nder e atdhe duke mbrojtur prakun e shtëpisë.

Ishin rrethuar nga ushtria partizano-çentike dhe ishin urdhëruar që të dorëzoheshin.Por,ato nuk ishin dorëzuar nëpër vite e shekuj e nuk do të dorëzoheshin as në fundin e atij Janari të ftohtë e me ngrica.

Në njërën nga kullat e fshatit Abri ishin barikaduar luftëtarët e lirisë dhe luftonin me usharët e ushtrisë pushtuese partizano-çetnike.Partizano-çetnikët ishin shumë , me qindra apo edhe me mija,ndërkaq luftëtarët e lirisë ishin më pak se dhjetë. Por edhe pse të paktë në numër ata ishin betuar se do të luftonin deri në plumbin e fundit dhe nuk do të dorëzoheshin.Muret e kullës rriheshin me breshëri  nga armët partizano-çetnike,ndërkaq  nga dritaret e kullës shkrepeshin plumbat e lirisë së kullave dhe të trojeve shqiptare… Luftëtarët e lirisë të barikaduar në kullë kishin dhënë fjalën e nderit: Nuk dorëzohet Kulla e Ukë Imerit!...

Lokja(Hana) krejt e vetme nga kulla e vetë i dëgjonte breshëritë e armëve të armikut.Dëgjonte edhe shkreptimat e pushkëve të luftëtarëve të lirisë.Dhe i vinte plasje përse nuk ishte në mesin e trimave që mbronin Kullën,që mbronin  nderin e kombit dhe të atdheut…Por,ajo e dinte se gjaku i saj ishte atje në Kullën-Kala,në mes të atyre trimave.Ishte atje edhe i biri i saj, andaj ajo ndiente një krenari të ligjshme.

Ajo gjatë ditës ishte kujdesur që gratë dhe fëmijët  t`i  përcillte në lagje të tjera të fshatit, atje ku do të ishin më të sigurtë.Pak para muzgut ishte kthyer  në shtëpinë-kullë të vetën,kur dëgjoi se i biri i saj Asllani me luftëtarë të tjerë ishin barikaduar në Kullën e Ukë Imerit dhe kishin nisur luftën!...

Lufta e ndezur tashmë po zhvillohej me tërë ashpërsinë e saj,ndërkaq Lokja krejt e vetme në kullën e saj po mendohej:“Se si të depërtonte deri tek Kulla-Kala dhe trimave të lirisë t`u sillte plumba për armikun! Ajo e dinte se nëse lufta do të vazhdonte tërë natën,trimat do të mbeteshin,pa plumba,pa municion. E ajo në kullën e vet kishte aq shumë plumba dhe municion.Ashtu në heshtje sikur po bisedonte me veten e saj:-„ Ah,sikur ta kisha një pushkë dhe nga kjo kullë të bëhesha krah i luftëtarëve të lirisë!...Dhe po e mallkonte vetën:-„Përse nuk e kishte mëshehur  një pushkë në kullë dhe për vetën e saj?!...“

Nga ato mendime e kishte zgjuar një breshëri  e gjatë e pushkëve të ushtrisë armike.Ndërkaq nga kulla trimat sikur i kursenin plumbat! Ata disi dëgjoheshin në të rrallë dhe disi të vetmuar.Siç dukej trimave po u mbaronin plumbat dhe ata po i kursenin plumbat!...

-„Nëse trimave u mbarojnë plumbat ushtarët e armikut do t`u hyjnë brenda në kullë!“-po mendohej Lokja.Ndërkaq trimat do të vriten sepse:“Ata kanë dhënë fjalën e nderit se të gjallë nuk e lëshojnë Kullën e Ukë Imerit!...“

Çfarë të bënte,si të vepronte?!...Lufta po ndizej edhe më e rreptë edhe më e ashpër!...Andaj ajo nuk duhej të rrinte duarkryq!...Ajo duhej të vepronte!...Duhej t`u shkonte në ndihmë luftëtarëve të lirisë!...Dhe nëse do të ishte e nevojshme edhe të vritej së bashku me ta!...

Kishte dalur në dritare të kullës së saj.Kishte shikuar me dhembje e shpresë nga kulla ku ishin barikaduar luftëtarët e lirisë.Muret e Kullës ku ishin barikaduar luftëtarët e lirisë po rriheshin pandërprerë me breshëri  plumnash të ushtrisë armike…Ndërkaq nga Kulla e trimave nuk po shkrepej asnjë plumb!...

Në mendje i kishte shkuar një mendim edhe më i zi se vetë nata dhe e kishte tronditur të tërën:-„Mos o zot,mos janë vrarë trimat!...“Dhe derisa Lokja i kishte bluar ato mendime të zeza në kokë nga dritarja e kullës se trimave ishte shkrepur një plumb që me dritrën e tij sikur kishte ndriquar natën e errët!...

-„Gjallë janë trimat e Lokës!“-kishte brohoritur ajo.-„Gjallë janë,por nuk kanë plumba!...Por mos u dëshpëroni bijtë e mij!...Lokja do t`u sjell ju plumba sa të doni!...Plumba për liri!...“

 Dhe kishte vrapuar shkallëve të kullës tatpjetë...Atje ku kishte mëshehur plumbat-municionin...Atje kishte shumë arka me plumba… E kishte marrë një arkë dhe e kishte hudhur mbi shpinë…Pesha e arkës kishte qenë shumë e rëndë,por ajo thuajse nuk e kishte ndierë atë peshë…Me të në shpinë kishte vrapuar drejt Kullës së trimave…

Kur i ishin dashur vetëm edhe pak hapa që të arrinte derën e Kullës së qëndresës ju kishte bërë sikur diçka e kishte pickuar në gjoks…Pickim kishte qenë i fortë saqë Lokës i ishin errësuar sytë,shikimi…Pesha mbi shpinë i kishte rënduar tmerrësisht…Hapat sikur nuk e kishin dëgjuar më …Nuk i ishin bindur…E kishin lëshuar fuqitë…-Më vranë qenat!-kishte nxjerrur një klithmë nga gjoksi dhe ishte rrëzuar para derës së Kullës.Nga vrima e plumbit në gjoks kishte filluar të rridhte gjaku…Gjaku që kishte skuqur borën e ngrirë të atij fund Janari…

Njëri nga trimat e barikaduar në Kullë e kishte dëgjuar klithmën therrëse të Lokës:-Sikur dëgjova zërin e Lokës!-dhe kishte vrapuar shkallëve tatpjetë.Pa e pyetur askend e kishte hapur derën e Kullës.Para dere e kishte parë Lokën e shtrirë dhe të plagosur…E kishte marrë para duarsh dhe e kishte futur brenda…Një luftëtar tjetër e kishte ngritur arkën me plumba dhe edhe ate e kishte futur brenda në Kullë…E kishin kuptuar se Lokja duke u sjell arkën me plumba ishte plagosur për vdekje…Lokën e plagosur e kishin shtrirë mbi një shtrat dhe me plumbat që kishte sjellë ajo kishin vazhduar luftën…Plumbat e sjellur nga Lokja sikur u  kishin dhënë krah trimave të lirisë…Kishin luftuar tërë natën dhe e kishin mbrojtur Kullën…Pak para agimit Lokja kishte mbyllur sytë përgjithmonë…Trimat i kishin bërë nderimet Lokës dhe kishin vazhduar luftën duke kënduar:-„Kemi dhënë fjalën e nderit se të gjallë nuk e lëshojmë Kullën e Ukë Imerit!...“

Me rrezet e parat ë diellit që në atë fund Janari kishin ndriquar si asnjëherë më parë.Thuajse ato rreze të diellit kishin dashur të ishin dëshmitare të krimeve të një nate më parë.Rrezet e diellit kishin shkëlqyer edhe në vendin ku kishte rënë Lokja!...Gjaku i saj kishte skuqur borën… Mbi gjakun e saj luftëtarët e lirisë ishin betuar se do të merrnin hak  për Lokën!...

 

(Personazhi i Lokës është i vërtetë…Emri i saj ishta Hana.ndërkaq mbiemri:Demaku.Ka rënë në Luftën e dytë botërore,pikërisht ashtu siq e rrëfen tregimi…Kulla e qëndresës e Ukë Imerit(Demaku) është rrënuar nga dhëmbi i kohës…)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora