Kulturë
Agim Gashi: Urimi im për Vitin e Ri
E premte, 24.12.2010, 11:17 AM
Agim Gashi
URIMI IM PER VITIN E RI
Vjen dhjetori si çdo vit,
Zgjohen popujt në këtë botë,
Jehojnë këngët zbrazen gotat
Njëri-tjetrin e përgëzojnë.
Vijnë Krishtlindjet madhështore
Ta kujtojnë një lindje nga Zoti,
Zbuten zemrat shtrihen duart
Sot patjeter dhe nga qëmoti.
Kur ndërrohen dy vite t´gjata
Njëri që shkoi e tjeri që vjen,
Natë e gjatë me miliona puthje
Në historinë tonë gjurmët len.
E tërë bota luajnë e këndojnë
Dhurojnë puthje e përqafime,
Vetëm unë në kurbet të zi
Festoj në vetminë time.
Qysh nuk pata një të dashur
Që ta puth në orën dymbdhjetë,
Të më shoqëroj sa të jem i gjallë
E të më përcjellë nga kjo jetë.
Të dashur miq edhe mikesha
Ju familje dhe ju o gjaku im,
Uroj të keni fat siç ju desha
Askush mos past këtë fatin tim!
Ju paçi fatbardhësi dhe lumturi
Jetë të gjatë me plot shëndet,
Të më ruani në kujtimet tuaja,
Kur të ndahem nga kjo jetë!