E merkure, 13.11.2024, 06:12 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kuvendi i 9-të Mbarëkombëtar i Gruas Intelektuale Shqiptare.

E shtune, 18.12.2010, 12:41 PM


 Qysh kur ishte gjallë Ambasadorja e Kombit, Nermin Vlora Falaschki, ishte piketuar mbajtja e një takimi me grate në Preshevë, por ai u bë realitet vetem në fundin e nëntorit 2010...

 

Gratë delegate të Fondacionit ?Nermin Vlora Falaski? në  autobuzin që drejtohej nga Miri, personalitete të artit dhe shkencës, sikurse ishin Artistet e Popullit Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Vitore Sallaku, Dr. Makbule Çeço, Dr.Afërdita Stefani, Silvana Brace, etj edhe të ftuarit Skënder Sallaku Artist i Popullit, iluzionisti Nadir Murra ardhur nga Italia si dhe kryetari i bashkisë së Fierit Baftjar Zeqo, pasi kaluan doganën në Qafë Thanë ndaluan në Strugë ku u pritën nga shefi i kabinetit të Kryetarit të Bashkisë zoti Xhemi Hajredini dhe zonja e parë Shpresa Merko. Në Strugë, kryetari i bashkisë Ramiz Merko, kishte porositur drekën në Hotel Restorant ?Apolonia?. Pas drekës bashkë me mikpritjen dhe bujarinë e Strugës u nisën së bashku me delegatet e Maqedonisë, Shpresa Merko, Mukadez Shaqirin, Nazlie Dautin, Lumnije Elmazin dhe Imrije Kalicin, drejt Kumanovës, në kufi me Serbinë për të mbritur në Preshevë, ku do të mbahej Kuvendi i 9-të i Gruas Intelektuale Mbarëkombëtare shqiptare.

 

Presheva në qëndrën e qytetit shkruante me germa të mëdha: Kuvendi i 9-të i gruas intelektuale shqiptare.Fondacioni ?Nermin Vlora Falaschi?Janë pritur me shumë entuziazëm delegatet e Fondacionit ?Nermin Vlora Falaski? në Kuvendin e 9-të të Gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare, në një pritje solemne para komunës, me këngë, valle dhe  lule. Përfaqësueset e të gjitha vendeve janë pritur nga kryetari i komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa dhe zonja e tij, në kabinetin e kryetarit. Gjatë përshëndetjeve në mes motrave shqiptare nuk munguan edhe lotët e gëzimit. Kryetari i komunës, Ragmi Mustafa dhe kryetarja e shoqatës së gruas në Preshevë, Havçe Hasani në sallën e kuvendit komunal kanë mbajtur fjalimin e mirëseardhjes për të pranishmet. Është theksuar se vizita e grave të Fondacionit ka respektuar Preshevën dhe qytetarët e saj. Edhe presidentja e Fondacionit të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare "Nermin Vlora Falaski?, Zenepe Luka në fjalimin përshëndetëse është shprehur se ardhja e tyre në Preshevë ka ngjallur kënaqësi të veçantë, me plot emocione me përmasa jo të zakonshme. Ajo ka shprehur edhe besimin e saj pa rezervë, për ura bashkëpunimi që do të zhvillohen me gratë nga vende të ndryshme të Evropës. ?Kuvendi i IX që mbahet në Preshevën martire që ne e kemi ëndërruar të vijmë, që ne e duam shumë, sepse ushqejmë dhimbje dhe krenari për Preshevën, ka një rëndësi të veçantë për shumë arsye. Sepse është historike, është hera e parë që në Preshevë, vinë gra intelektuale shqiptare nga të gjitha trevat.? E emocionuar dhe mjaftë krenare që ndodhej në Preshevë, zonja Luka, vazhdoi:??Dhe ne bashkuam zërin tonë të fuqishëm në një zë të vetëm, për të kërkuar të drejtat tona, për të vlerësuar gruan, për ta vënë në vendin që i takon në të gjitha organet vendimmarrëse.Këtu u fiksuan lot të grave intelektuale shqiptare që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Italia dhe ky është besoj mesazhi shumë i rëndësishëm që përcjell dashuri, mirënjohje, respekt dhe tani bashkim, sepse po trokasim në dyert e Evropës, dhe të gjitha bashkë do të jemi atje për të shpënë zërin tone,? përfundoi Zenepe Luka-Kryetare e Fondacionit ?Nermin Vlora Falaschi?.

 

 Kryetari i komunës, Ragmi Mustafa ka përshëndetur punimet e kuvendit, duke theksuar:- Presheva dhe gruaja shqiptare në Preshevë ndihen shumë të respektuar në përzgjedhjen, që ky kuvend të zhvillojë punimet këtu te ne. Zonja presidente, ardhja juaj bashkë me motrat nga gjitha viset shqiptare në Preshevë te motra juaj më e larguar, më e vetmuar, relativisht më e izoluar, jo vetëm që e kënaq atë, por siguron se nuk është e vetmuar dhe e izoluar së paku nga motrat e saj në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri e gjetiu. Sipas njeriut të parë të komunës së Preshevës gruaja shqiptare në Luginë të Preshevës përjetoi të njëjtat vështirësi si edhe secila grua kudo që gjendej në regjimet moniste në regjion. Sot në Luginë të Preshevës gruaja shqiptare është e trajtuar plotësisht në mënyrë të barabartë me burrat, duke filluar që nga shkollimi, pjesëmarrja e saj në vendimmarrje, në ngritjen e shoqërisë dhe mbase më e përkushtuara në ruajtjen dhe kultivimin e traditës, gjuhës dhe familjes, ka vlerësuar kështu zoti Mustafa në Kuvendin e nëntë të gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare "Nermin Vlora Falaski?.

 

 Kuvendi i 9-të Mbarëkombëtar i gruas intelektuale shqiptare filloi punën me ekzekutimit të hymnit kombëtar. Kuvendin e ka çelur Artiste e Popullit Tinka Kurti, që i ka dhënë fjalën presidentes së Fondacionit ?Nermin Vlora Falaschi? Zenepe Luka. Ajo nënvizoi rrugëtimin emocional, por edhe të vështirë të gruas intelektuale shqiptare në Kuvendet e saj, që startoi me Kuvendin e parë në Vlorë më 18 prill të vitit 2002, për të vijuar në Prishtinë, Shkup, Kalabri, Ulqin, Stamboll, Prizren, Hajdelberg në Gjermani dhe Kuvendi i 9-të aq i dëshiruar në Preshevën shqiptare. Kuvendi startoi me temën : ?Roli dhe kontributi i gruas intelektuale shqiptare për gjatë historisë si faktor bashkëjetese në etni dhe integrim në hapësirën evropiane?, mbajtur nga Dr.Makbule Çeço. U mbajtën fjalime rasti nga delegatët e kuvendit nga të gjitha vendet, shoqëruar me  diskutime të ndryshme si dhe një program i pasur kulturoro-artistik shoqëruar me emrat e njohura të artit shqiptar.Në këtë kuvend patën fjalë rasti delegatët e kuvendit nga të gjitha vendet. Pjesë e këtij kuvendi ishin edhe emrat e njohura të artit si artistet e popullit Tinka Kurti e Margarita Xhepa dhe të tjera. 

 

Në emër të grave të Preshevës Bujanocit dhe Metvegjës, përshëndeti intelektualja Havçe Hasani. Fjala e saj ngjalli interes të veçantë, pasi për herë të parë në jetën dhe aktivitetin e saj, gruaja intelektuale e Preshevës fliste e lirë mes motrave intelektuale të ardhura nga shumë vende për më tepër nga vendi-amë, Shqipëria. Ajo nënvizoi përpjekjet dhe sakrificën e grave shqiptare në këtë pjesë të Kosovës, por që qeveriset nga Serbia, për dije dhe kulturë, për të përcjellë traditat e Kombit tek brezat, por edhe për të kontribuar në bashkëjetesën në etni dhe për të treguar veten një grua evropiane, pjesë e një populli të lashtë dhe patriot.

 

  Tinka Kurti, Artiste e Popullit, foli për mbresat se çfarë ndodhi 30 vjet më parë në këtë sallë të Preshevës. Pas shfaqes së teatrit ?Baca i Gjetajve? na dërguan për vizitë në një fabrikë serbe, ku punonin shqiptarë dhe prodhoheshin këto qeska. Kur u larguam na e dhanë si peshqesh një me vehte.E kam ruajur si gjë shumë të shtrenjë nga Presheva, nuk më ka lënë ndonjë mbresë as fustani që bleva, as këpucët, përvec kësaj strajce, që e ruaj si kujtim të vyer të jetës sime ?flet ajo duke treguar qesen që mbante në dorë e shoqëruar nga duartrokitjet që mbuluan sallën e teatrit ?Abdulla Krashnica?. Pastaj diskutuan Ajtene Krasniqi nga Prishtina e Shpresa Merko nga Maqedonia. Margarita Xhepa, Artiste e Popullit, në fjalën e saj poetike theksoi se vetë qenia e femrës është poetike dhe çdo grua në punën e vet është e bukur, ndaj kjo bukuri duhet të rrezatojë edhe në pushtet, që të mos ndjejmë dhimbje për gruan, ndonëse është më e dhimbshme, kur nuk ke ndjerë dhimbje. Mjaft bukur folën edhe Nadire Hakaj ardhur nga Singeni,Gjermani, Hatixhe Nelaj nga  Mali i Zi, Silvana Braçe përshëndeti në emër të grave emigrante nga Italia, Zela Ferhati në emër të grave çame në Shqipëri, Teuta Daullexhiu nga Prizreni, Afërdita Xheladini nga Haidelberg, Gjermani, që veç të tjerash solli edhe përshëndetjen e Can Tahirit nga diaspora,Mukadez Shaqiri nga Maqedonia, Fatime  Kabashi, Mitrovicë, Shqipe Boshnjaku, Gjakovë, etj. Në fund u paraqit rezoluta e Kuvendit, çfarë u arrit dhe çfarë mbetet për të realizuar më tej deri në mbajtjen e Kuvendit të 10 më 18 prill të vitit 2011 në Bruksel. Ndërkohë në koridor zbukuronin punimet e ekspozitës me krijimet e piktoreve Lumturi Blloshmi dhe Flutura Maçi, si dhe krijime me autore gra dhe për gruan, u ekspozuan në hollin e pallatit të Kulturës, që u ndoqën me shumë interes  jo vetëm nga pjesëmarrëset në Kuvend. 

 

Delegacioni i grave shqiptare ka vizituar edhe qytetin e Bujanocit, ku edhe ishin akomoduar në Hotel ?Rozafa? në Bujanoc me pronarë bashkëshortët Hasani, Bejadin e Lumnije, që punojnë familisht me fëmijët, djemtë Ndriçim e Guximtar e vajzat Bledina e Lirika e vogël, që do të bëhet piktore e madhe.

 

Në mbrëmje u përcoll një shfaqje nga festivali ?Ditët e Komedisë Shqiptare?, Presheva 2010 ? Më pas të gjithë delegatet festuan në darkën e përbashket me artistet e festivalit dhe këngëtarët e ftuar, ku kumboi zëri i të mrekullueshmes Ludmilla Baballëku, shoqëruar me numurat artistikë nga prestigjiatori dhe artisti Nadir Murra. Festa koinçidoi edhe me ditelindjen e Silvana Braçes, e cila mori me qindra urime, dhurata e duartrokitje.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora