E shtune, 26.04.2025, 09:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E enjte, 11.11.2010, 10:01 PM


Neki Lulaj

 

 

ROJE NDERI MBI ATDHE

 

Paqën askush nuk na fali,

atë e paguam shumë shtrenjet,me jetë,

shëndrrisin sot sheshet e Lirisë,

të gjithë martiret dhe heronjet,

janë shëndrrue ne flamuj të vertetë.

 

Ata qe dje e pushtuan hapsirën qiellore,

e kurrë nuk do të bien mbi këtë dhe,

mbi kokë rreze dielli shumëngjyrësh

kurorë lulesh,në permendore,

qirinjë te ndezur mbremjeve mbi krahror.

 

Ngelën roje nderi ata atdhetar,

kur na u gllaberua liria nga sllavet qufarë ,

fluturuan nga katër anët e botës,atdheut zot me i dalë

erdhën si lumej e u shëndrruan në oqea,

shtërngata as, murlani, kurrë nuk i ndali ata......!

 

Ata që kurrë nuk deshën ta lexojnë vdekjën,

se vdekja për atdhe është lindje përherëshme

të bekuarit,vetëm një datë të lindjës e kanë,

shëndrrisin ngjyra ylberi,anë e kend.

janë të pa vdekshme,herojt e vendit tonë...!

 

 

ÇKA BARTIN MBAS VETËS

 

Çka bartin pas vetës,

ata që kurrë nuk kthehën,

mbi qiellin e kaltërt,

në rreze hyjnore mbeshtjellën.

 

Pse ikin shumë shpejtë,

dhe qajnë shtigje të reja,

kapërdisin kohërat e liga,

dhe nuk duanë të kthehën.

 

Në memoaret e pa shkruara,

ne kokë me kockë e mish mbeshtjellur,

shkojnë atje tek Ura e Terzive,

dhe bashkë me to vetë tretën.

 

Në gjuhën e zogjeve të pa gojë,

me krahë të thyer e flatra të përcëlluara,

shkruhën ninullat mbi rrudhat e vuajtjës

të Nenës time Kosovë......!

 

 

PSE TË DUA KAQ SHUMË

 

Nuk është ai,

që të ndjekë pas

nuk ka vello,

nuk ka as thes.

 

Nuk është nuse,

s´është as bari

atje ku gjendesh,

e ke në gji.

 

S´është bos bari,

as një grusht flori,

është me i vlefshem,

që kurrë s´të ndahët ty.

 

E ke në zemër,

e ruan me gjelozi,

kam tani identitet,

i lumi Unë Atdhe për ty.......!



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx