E enjte, 26.12.2024, 11:05 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Gjëmon historia (II)

E diele, 07.11.2010, 10:58 AM


Gjëmon historia /2

 

(përmjet vargjesh )

 

Nga Përparim Hysi

 

 

1.  Çuka e syrit- e shtegëtarit*

 

Ka qenë Çuka e syrit,i thonë  e shtegëtarit

Si dylbi ka qenë Çuka,në kohë të acarit.

Që nga ajo Çukë,vështronim armikun

Sa kambana binte,vrap zinim belçikun.

 

Ca kohë më përpara,kur s'kish dalë pushka

Sa shihnim nga Çuka,me shpata,me ushta

Me ushta,me shpata a me jataganë

Nga Çuka përgjonim,suleshim tufan!

 

Se kish nxjerrë Bregu,goxha kapedanë

Veç këtu,në Breg,nuk shkeli sulltan.

Sa shikonim turkun,që nga Çuka e syrit

Ngrihej trimëria,e ushqyer prej gjirit.

 

E ushqyer prej gjirit;ç' Jeto Kapedane

Mu si Bubulina,jona Marcelane.

Ndaj dhe Marcelania,ka mbetur në këngë

Ka qenë kapedane,zonjë përmbi vënd

 

Ja,këtu,në Breg,mu tek Çuka e syrit

Kapedan Thanasi ka dalë i bie bririt

Çfarë t'ju them për Bregun,mbushur trimëri

Detin e ka strehë,malin e ka sy.

 

Ndaj dhe Çukë e syrit quhet e shtegëtarit

Se shërbeu si dylbi në kohë të acarit

Bregu ka nxjerrë trima,i njeh historia

Një pëllëmbë nga Bregu,nuk jep Shqipëria.

 

*Në kujtim të të pavdekshmit Petro Marko,mbështetur tek"Petro Marko

dhe Çuka e Shtegëtarit"

 

botuar  më 26 shkurt 2001 tek "Zëri i popullit".

 

28.02.2001

 

 

2. Çamëria

 

Çamëria-plagë e Shqipërisë që rrjedh dhe dhëmb

Çamëria-turpi i Greqisë që nënshetasit i nëpërkëmbë

Kaloi mbi gjysëm shkekulli që këtë plagë e shohim të dhëmbë

Por çamët nuk kanë vdekur,do çohen ata në këmbë.

 

Nuk është puna për të rrokur pushkët,se trimëria kurrë s'u ka munguar

Por është puna të marrin të drejtat që kot atyre u janë mohuar.

Të marrin ata plangë e shtëpi dhe pronat që kanë lënë

Të vëndosen në Thesproti(Çamëri),nënshtetas grekë siç kanë qqënë.

 

Greqia botërisht t'u kërkoj ndjesë,se kurrë nuk është vonë

Drutë me kohën e Zervës mos i pres,pse flasin ata gjuhën tonë.

Të ndjekin shëmbullin e Gjermanisë që ndjesë kërkuan për çifutët

Këshut mbyllet kjo plagë dhe s'rrjedh;Greqisë i "lahen" turpet.

 

1 gusht 2001

 

 

3.Nyja   Gordiane

 

Aleksandri i madh "Nyjen Gordiane" e zgjidhi me shpatë

Kosova mos pretendoi që ta zgjidhë me"paqë apo llaf?!"

 

1 tetor 2001

 

 

4.Prerje në besë

 

Preshevën Bujanovcin dhe Medvegjën m'i prenë në besë

Evropa,si dhelpër,po luan me ta arushë.

I mban me premtime,i mban me shpresë

Kjo prerje në besë me inat më mbush.

 

Dhe mbetën ata:ku ishe?Asgjëkundi

Këta që janë trima sa të marrin gjak në vetull?!

U iku gjaku kot;trimëria u humbi

Turp për ty,Evropë!Dhe nën Sërbinë kanë mbetur..

 

10 janar 2002

 

 

5.Tupanat që bien Kosovës

 

Bien e bien tupanat e Kosovës

Si sfidë për "Gandizminj" e Ibrahim Rugovës

Se është Kosova stuhi përballë stuhisë

Pushkën mbi sup,sytë drejt Pavarësisë.

 

25 prill   2004

 

 

6.Kosova

 

Kosovës do dhënë pavarësia

Zvarritjet janë krejt të kota

As hiç nuk prishet Sërbia

Në bëhet Kosova si bota.

 

Për ndryshe,çdo ditë trazira

Vrasje e përleshje çdo ditë

Pavarësia e Kosovës është zgjidhja

Kësaj pune kështu i vihet pikë.

 

Jo siç u la përgjysëm

Një gjëndje:as mish as peshk!!!

Të soset,të soset se ç'nisen

Kosova të jetë vet shtet.

 

14 prill 2004

 

 

7.Ç'qëndrim është ky?

 

" ...dhe Sërbia dhe Kosova t'i kërkojnë ndjesë njëri-tjetrit?!!!"

Holker

 

Dhe ujku dhe qengj faj barabar?!!!

Europë dhe Botë a s'është gjykim i çalë?

Sërbia dhe Kosova me të njëjtin kandar

A nuk është t'ia marrësh kujes,t'ia presësh me të qarë?!

 

JoNuk është qëndrim  i drejtë o zoti Holker

Sërbia është fajtore dhe Sllobua kriminel

Këta të kërkojnë falje;Kosova di të falë

Se ujku dhe qëngji kurrë s'janë barabar.

 

12 dhjetor 2003



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora