Kulturë
Kasam Shaqirvela: Malli për Atdheun
E premte, 05.11.2010, 08:00 PM
Kasam Shaqirvela
MALLI PËR ATDHEUN
(M ë r g i m t a r i t)
Sa herë që unë shkoj
Atje, drejt perëndimit
Qoftë të rri atje kohësisht
Ose të shpërngulem për krejt
Si i thuan ndryshe në jetë
Larg e larg të migrojë
Unë s`jam i qetë,
Trupi s’më dhemb
Por i tëri lëngoj
Është vetë trolli
Që mua më polli
Dhe s`më mbështolli
Ndër vete të më mbajë
Nga tjerët mos t`më ndajë
Porse më la të vuaj
Këtu në dhe të huaj
Ah! veç ky truall
Ëndrat mi bën lëmsh
Dhe un’ këtu, n`përbuzje
Jam në përçmime
Rri gjithnjë në ankth
Sa s`më plas ky tëmth
Kudo që prek e shkel
Në shpirt jam rebel, e
Zemra fortë më rreh
Për t’imin Atdhe
Dashuri që më deh
Rehati dot nuk gjej
Syri nuk mu mshel
As edhe kur flej
Nga prapa më ndjek
Si hija në shteg
Unin po ma vjel
Ai Malli më djeg
Dhe më përvëlon
Mendjen ma turbullon
Vuajtjet mi shton
E më mban pezull
Në flakë t’ndezur,
Qiri për së gjalli
Ah, i Atdheut malli!