| E merkure, 03.11.2010, 09:14 PM |
Neki Lulaj
SALIH ÇEKAJ BUKURIJA E VENDLINDJËS
Sa me duhën sonte mua shkronjat,
që ti rradhisë do vargje patjetër
ti shkruaj bukuritë e vendlindjës time,
për gjeneratat që vijnë, të ngelën në letër.
Një këngë qunash na vjen atje nga buzë lumi….!
e një tufë zogjësh na fluturojnë mbi kokë,
Dallëndyshet nën strehën e mullirit të vjetër,
thurin çerdhet dhe vejnë kurorë.
Një burim që rrjedhë pa nda,
i shuan etjën çdo kalimtari,
Heroi i Kosovës martire,
përshendetje prej atdhetari.
Në oborrin e mullirit shekullor,
një hero benë gjithëmonë roje,
intelektuali Salih Çekaj,trimi i Kosharës,
është shëndrruar në Përmendore.
Broliqi, Deçani,Kosharja dhe terë Kosova,
kanë rrespekt për këtë intelektual vizionar
që së bashku me luftëtaret e Lirisë
bashkuan kufirin shqiptaro-shqiptar.
S´do të harrohet kurrë heroizmi i ti,,
i lumi ai në Përmendore,
Ai ka vetëm një datë të lindjës,
kurrë s`do të vdes ai mbi këto troje.
NJË HESHTJE MEMECE
Folëm mbrëmë ne gjatë,çka nuk folëm,
dikur vonë na mujti heshtja,
u turbullua qielli dhe deti,
u fry Buna mbi fusha ra vesa.
Në mëngjes u zbardhë natyra,
ty s`të gjeti,këtu si herave të tjera,
të kërkova deri sa ra muzgu
s´di kah ike as ku u trete……?
Çka i le peng jetës time,
që ta ruaj si këta dy sy,
një plagë në zemër që kurrë s´do t´më mbyllet,
se di ti këtë a e di…….?
Unë nuk do të fluturoi kurrë mbi gjithësi,
që ta zë flakën me dorë,
nuk do të bëhëm as roje e yjeve…
zemrën tande s`dua ta takoi.