Kulturë
Kujtime Kica: Romani ''Balada në gur'' i autorit Rrahim Ganiu
E diele, 31.10.2010, 06:27 PM
Reçension, romanit
RRAHIM GANIU
''BALADA NË GUR''
Nga Kujtime Kica
Shkrimtare Dhe kritike letrare
Po sa e lexova romanin ,,BALADA NË GUR’’ më ispirojë kuptimi i thellë i përmbajtjes së veprës,përsosshmëria e formës artistiko estetike- letrare dhe zëri poetik i pranishëm në modelimin dhe themelimin e fjalive dhe kaptinave.Njohurit e gjëra, gjerë në perfeksionim që i ka autori për psikologjinë e njeriut filozofinë e tij jetësore.RRahim Ganiu është njohës i madhë i etnologjisë shqiptare. Për mrekulli i pasqiron në roman adetet dhe ligjet specifike të shqiptarit në kohë e hapsirë, dasmat,festat dhe manifestimet e ndryshme kombëtare e fetare.
Mënyra e paraqitjes së personazheve të ndryshëm që i kemi në numër shumë të madhë, janë profiluar me mjeshtëri e kujdes të veçantë si karaktere njerëzore me cilësi individuale të mira ose të këqinja. Autori duke i prezentuar protagonistat kryesor pozitiv në tekst s’iç janë: Besjana,Kreshniku,Xha Krenari,Xha.Jetoni,Xha.Lisi, Z.Vjollca ,Xha. Ahmeti Hiseni Hamzai, Hoxha i katundit, Prifti katolik shqiptar, prifti orthodoks shqiptar,Ylli,Dardani,Afërdita,Mukadezi Akili,Hasan çami, disa nxënës të shkollës,e shumë të tjerë të gjithë i noton si njerëz që kanë jetën e vet shpirtërore dhe mënyrën e jetesës, temperamentin, vyrtitet. Ndërkaqë, origjinaliteti ose siç themi vizatimi individual i portreteve është i pëkryer dhe modeluar ashtu si duhet artistikisht.
Boshti i këtij romani voluminoz në afro 600 faqe është dashuria dhe martesa e dështuar e dy të rinjëve.Jo me fajin e tyre të Besjanës Dardane dhe Kreshnikut.Të cilët autori i pasqyron si dy të rinjë që kishin lindur njëri për tjetrin.Drama fillon në vitin 1912 kur edhe martohen këta dy të rinjë.Ishin shumë të bukur intelegjent dhe nga familje agallarësh dhe patriot me autoritet.Besjana që si fëmijë në Katundin Dardan ke hoxha i fshatit e kishte mësuar Kuranin famëlartë përmendësh.Ajo kishte mësuar shumë edhe për biblën.Këtë e kishte mësuar nga dy shoqet e sajë të mahallës Donikës dhe Nitës vajzat e priftit Katolik shqiptar dhe priftit orthodoks po ashtu shqiptar.Besjanën,Donikën,Nitën vetëm gjumi i natës i ndante.Ishin gjithmonë bashkë si shoqe të mahallës dhe të një kombi.
Kreshniku si mjek i ri ishte shkolluar në Konstantinopojë njëkohsisht ishte edhe oficer në ushtrinë e sulltanit.Ai ishte edhe plotsisht i përfshirë në organizata ilegale që punonin për çlirimin e popullit shqiptar nga okupimi 500 vjeçar otoman.Ai ishte inkuadrua në ushtrinë e His Boletinit që e çliron Shkupin.Më vonë Shkupi bjen në duart e ushtrisë serbe.Okupatorët e rinj ja djegin shtëpinë Kreshnikut dhe ja vrasin po thuajse tërë familjen dhe ai përmes Vlorës kalon në Greqi e pastaj në Turqi.Kështu situate e luftës sjellë që të ndahen Besjana dhe Kreshniku pa fajin e tyre.Pas 50 vjetëve familja e Besjanës shpërngulet në Turqi,Besjana sëmuret dhe e dërgojn në Spital. Askush nuk mund të imagjinonte se ajo këtu do ta takon Kreshnikun at që e donte më tepër se jetën e vet, ate që e prirti afro 50 vjetë.Dhe po në spitalin e Kreshnikut Besiana do nrron jetë.
Ja përshkrimi i autorit të kësaj skene të trishtueshme e njëkohësisht madhështore e besës sakrificës qëndresës njerzore.
Posa hyn ekipi i mjekëve në drejtim të Hallës Besian,që kalon derën e dytë halla Besian shikon mirë dhe në mënyrë precize vëren diçka që ajo në këtë momente vërte nuk e pritke.
-O ZOT O I VETËM O ALLAH I MADHË,njeriu paska jetë vetëm një ditë, e ajo ditë për mua është sot.Njëzet e një gushti i vitit 1960 dita e hënë është dita ime,një ditë jetë për mua.Unë po e jetoj ditën time.Halla Besian më nuk kishte dilemë se kush hyri dhe kush është para syve të saj.Ajo nuk ka dilemë tani se kush e solli këtë ditë këtë një ditë jetë të saj,kush e zbukuroi këtë dhomë të të sëmuarve,këtë dhomë të të vuajturve.Për një çast kjo dhomë Besianës i duket si qëndrimi i saj në parajsë i kujtohen çastet më të bukura të kaluara shumë herët në jetën e saj.I kujtohet takimi i parë me të dashurin e saj,i kujtohet nata e parë,nata e nusërisë,takimi në dhomë puthjet e zjarrta dashuria që gufonte si vullkani që nuk ndërpritet.Në këto momente Besiana ishte si në trans por e vetëdishme dhe e përmbajtur,ajo mendonte vetëm për gjërat e mira, ndërsa për një milion gjëra të këqija në këto çaste nuk kishte vend në mendimet e saja.O zot a unë prita 49 vjet e 7 muaj këtë ditë.Si është e mundur 49 vjet e 7 muaj të kalojnë si një ditë.
Po,po unë prita e tani po pres vetëm edhe disa sekonda edhe 3 ose 4 metro të afrohet engjulli im që e prita më tepër se Penellopi Odiseun e vet.Unë ja kalova edhe për 2 herë e më tepër Penellopit të famshëm.Po unë jam shqiptare e vërtetë e trungut tim dardan,unë prita edhe në këto momente unë po pres.Në këtë dhomë dhe në këtë gjendje ashtu si jam tani po e pres dhuratën e merituar të perëndisë,atë që e ëndërrova ditë e natë sa e sa sakrifikova, e prita me vjet e vjet e tani shikoj se është para meje dhe ja ngadalë po më afrohet.
-Ja babi kjo është pacientja muhaxhire e kemi të njejtin emër,edhe këjo zonjë kaq e bukur quhet Besian,që e pranuam mbrëmë dhe unë ty të tregova në mëngjes.Mjeku kryesor sikur nuk u koncetrua shumë dhe ai kishte të njëjtin qëndrim ndaj të gjithë pacientëve.Viteve të fundit kishte pasur edhe shumë pacientë muhaxhirë shqiptarë pothuajse nga të gjitha trojet etnike shqiptare.Prandaj,ai në fillim nuk u koncetrua aq shumë nga insistimi i mjekes së re por prap bisedon me pacienten dhe e pyet në gjuhën turke”nasëll hanëm-bilersën turçe”.Pastaj ja fillon shqip nga je.Besiana nuk mundi menjëherë të flet e shikoj drejt në sy dhe qind për qind ishte e bindur se para saj është njeriu që e priti 49 vjet e 7 muaj njeriu më i dashur në jetën e saj.E tani Besiana po e njeh plotësisht ndërsa ai aspak.
-Nuk është i koncetruar aspak.Po të flas do të ma njehë zërin mendon Besiana.
-Hanëm nuk mund të flitni ose keni dhimbje.Më flitni mua shqip se unë e njoh shumë mirë gjuhën shqipe,unë jam shqiptar më tregoni si jeni a keni dhimbje.Besiana mbledh forcat e fundit dhe vendos të flet, por jo për sëmundjen e saj, do të flet për atë që kishte pritur kaqë shumë dhe ajo flet.
-Kreshnik a nuk po më njeh.I thotë këto fjalë Besiana shumë e qetë dhe me zë të pastërt.Mjeku ndalet për një moment e shikon pacienten në fytyrë drejt në sytë e saj të kaltër si qielli i pastër e shikon benin e vogël të zi në faqe në anënë e majtë dhe konstaton me plot bindje se para tij është gruaja shumë e dashur Besiana.
- O zot çka do të thotë kjo.Unë takohem me gruan time që aq shumë e qajta kaq vjet vuajta,unë dinja se është torturuar dhe vrarë me tërë familjen e vet.O engjull o zot i madhërishëm mos luaj me mua mos luaj me fatin tim.Këto sy që po shikojnë a janë duke e shikuar të vërtetën ose mos po ëndërroj,e gjithë kjo i kaloi nëpër mend Kreshnikut dhe bërtiti:
- Besian aaa ti je.
-Po Kreshnik unë jam Besiana Dardane.
-O zot i madhërishëm…
Kreshniku bjen në dysheme e mban mjeku i ri inferierja mjekja e re Besiana vajza e tij dhe ngarenin ti japin ndihmën e parë.Ekipi i mjekëve nuk kuptonte se çka po ngjanë.Askush nuk po din gjë se çka po bëhet dhe çka po ngjanë me mjekun kryesor me pronarin e spitalit.
Doktor Kreshniku që ishte si vigan i fortë i qëndrueshëm inteligjent dhe serioz në punë shumë i afërt dhe i ëmbël me antarët e familjes dhe me personelin e spitalit,e pacientët tani në takim ose kontakt me këtë grua muhaxhere u rrëzua për tokë.Askush nuk e dinte pse.Kaloi një gjysëm ore duke i ndihmuar dhe intervenuar për sanimin e gjendjes momentale shëndetsore të Doktor Kreshnikut dhe pastaj ai erdh në vehte.U kërkoj të gjithëve falje që i ngjau kjo sepse ky është një rast i jashtëzakonshëm qiellor dhe i shenjët për mua,para meje është gruaja ime që më ka pritur afro 50 vjet e unë kam menduar se ajo ka vdekur.Kjo është një histori tragjike që momentalisht nuk mund ta tregoj e sqaroj në tërësi.Atëherë i drejtohet Besianës:
-O Besiana e ime e dashur unë gjithmonë jam djegur për ty e asnjëherë nuk jam ngrohur në jetën time, unë kam jetuar midis zjarrit që më ka djeg dhe akullit të ftohtë.
-Ti Kreshnik ishe flaka e fundit e zemrës s’ime unë tërë jetën prita dhe flakërova për ty.Unë sikur e dinja se ndoshta edhe nga fundi i jetës një ditë do të takoj, ashtu edhe ngjau.Me siguri je martuar.
-Po ja kjo mjekja këtu është vajza ime e madhe që ja kam dhënë emrin tëndë të shenjët Besianë pastaj kam një djal edhe një vajzë.
-Le të jenë me shëndet me jëtë dhe të kenë fat,mos të përjetojnë fatin tonë të dhembshëm.
-Besian ti prej sot do të jesh nën kujdesin tonë nën kujdesin tim dhe të Besianës vajzës sime dhe vajzës tënde dhe të tërë familjes sime dhe personelit të këtij spitali.Të gjithë këto tragjedi që i përjetuam unë dhe ti nuk jemi fajtor asnjëri.Unë morra 2 letra dhe ja ku i ruaj se ti dhe familja jote jeni vrarë të gjithë.Prandaj, unë vendosa të martohem por dashuria dhe malli për ty asnjëhere nuk u shua.Këtë e dinë edhe gruaja e ime që e kam tani,nëna e Besianës por edhe fëmijtë e mi.
-Mirë ajo kohë ka kaluar,unë po të dinja se je martuar ndoshta edhe unë do të shikonja fatin tim,unë vuajta të prita dhe të gjeta,nuk them se je fajtor ne u ndamë pa fajin tonë.Perëndia le ti dënon ata që ishin shkaktarë të vërtetë që ne u ndamë dhe për tërë atë tragjedi që ja sollën popullit tonë shqiptarë, tragjedi e cila edhe sot vazhdon.Doktor Kreshniku urdhëron menjëherë të pregatitet dhoma e posaçme që e përdornin për familjarët e afërt pasi spitali ishte pronë e vet Doktor Kreshnikut,dhe në këtë dhomë të vendoset tani pacientja Besiana Dardane.
Dhoma ishte mjaft e madhe si një sallon për shumë njerëz kishte një kuzhinë në skaj banjon tualeti si dhe një ballkon shumë të bukur nga i cili shikoheshte parku i spitalit dhe një pjesë e një parku të afërt me spitalin si dhe vendbanimi i afërt me spitalin.Ky apartament ishte në katin e tretë të spitalit.Po edhe spitali ishte tre katësh.Kishte shkallë të gjëra po edhe dy asensorë,një ishte mjaft i madh për të bajtur të sëmurë të shtrirë dhe një më i vogël.Në dhomë kishte radio dhe dhoma ishte mjaft bukur e rregulluar.Doktor Kreshniku cakton një inferiere të re që vazhdimisht do të jetë afër Besianës e poashtu edhe një mjek.
Natyrisht aty është edhe ai vet që do të kujdeset për shërimin e Besianës si dhe vajza e tij dr.Besiana dhe në një mënyrë edhe tërë personeli i spitalit.Sipas dëshirës së Hallës Besian e cila kishte shprehë dëshirë të sinqertë që të takohet me shoqen e Kreshnikut ajo vjen menjëherë në vizitë dhe takohet me Besianën.Zonja Qamile gruaja e Kreshnikut ishte një grua me shtatë të gjatë,bjonde e moshës 65 vjeçare ishte pak e plotë.Ajo ishte me origjinë nga veriu i Karadakut të Kumanovës.Ajo që si fëmi ishte ballafaquar me egërsitë e regjimeve barbare.Takimi i Besianës me zonjën Qamile gruan e Kreshnikut ishte takim i përzemërt dhe pa kurfarë xhelozie.Ishin të gjithë në moshë si Kreshniku,zonja Qamile,Besiana por edhe të gjithë ishin në një mënyrë fatëzinjë dhe fatëkqinjë dhe shumë gjëra të vështira antinjerëzore kishin përjetuar gjatë jetës së tyre.Edhe bisedat e tyre ishin më tepër evokim kujtimesh për gjëra që kishin përjetuar dhe që kishin të bëjnë me ekzistencën e tyre.Doktor Kreshniku rrëfen atë që e kishte thënë shpesh para gruas së vet dhe 3 fëmijëve të tij e tani kishte edhe 7 nipa dhe mbesa.Sidomos shpesh herë u kishte folur se si ka kaluar rrugën prej fshatit Dardan e gjer në Vlorë dhe si nga Vlora me një anije tregtare kalon në Selanik e nga Selaniku kalon pothuajse tërë Greqinë e kalon kufirin dhe shkon në Turqi.Fëmijtë me lejen e gruas së vet Qamiles i kishte pagëzuar vajzën e madhe me emër Besiana,për shkak të dashurisë së madhe që ka pas ndaj gruas së parë Besianës dhe respektin ndaj saj,djalin e kishte pagëzuar Krenar me emrin e gjyshit babit të Besianës,ndërsa vajzën e vogël me emrin e nënës së Besianës Mirie.Ai nuk kishte dashur asnjëherë ta harron Besianën por edhe familjen e saj.Nipit të madh ia kishte dhënë emrin Ylli,emrin e vëllaut të madh të Besianës por edhe shokun e tij të ngushtë të rinisë.
-Unë nga Vlora në Selanik kalova me një anije të huaj tregtare.Nga Selaniku kisha për qëllim të shkoj në Izmir të Turqisë.Mirëpo,aty morra disa informata se janë duke më përcjellur disa njerëz të organeve sekrete sërbe në bashkëpunim me organet greke ose me individë të caktuar grekë.Unë menjëherë e lëshova limanin e Selanikut dhe u largova në qytet. Në tregun e Selanikut e gjeta një shok shqiptar orthodoks dhe aty ia tregova tërë situatën.Ai më gjeti disa rrobe të vjetra dhe bashkë me të vazhduam rrugën nëpër Greqi drejt kufirit gjoja se kërkojmë punë sezonale.Pas disa ditësh arritëm në kufi ku u përshëndeta me shokun tim dhe unë vet vazhdova rrugën nga kufiri Greqi-Turqi.Aty qëndrova një ditë e vëzhgova mirë kufirin dhe natën kalova pa ndonjë problem të madh normalisht me frigë se mos të bi në duart e kufitarëve grekë e ajo do të ishte fund i jetës sime.Ka qenë një rrugëtim i rëndë,kisha me thënë rrugëtim midis jetës dhe vdekjes,midis mundësive shumë të vogla dhe dëshirës së madhe për të jetuar.Rrëfente me lotë në sy doktor Kreshniku.Gjersa rëfente me sinqeritet më të madh Doktor Kreshniku Besiana nuk mund ti mbante lotët për perpetit që ka kaluar Kreshniku dhe për fatin e tyre të përbashkët shumë të zinjë.Pas këtij takimi hynor vepër e perëndisë dhuratë e çmuar që vetëm perëndia e madhërishme mund ta ofron.Vepër që vetëm shqiptares mund ti ngjanë dhe vetëm shqiptarja këtë vepër është e denjë dhe e gatshme ta bën.Vetëm shqiptarja në këtë botë mund ta pret burrin e saj tërë jetën,një jetë të tërë.Vetëm shqiptarja asnjëherë nuk e ka shkelur kurorën.Penellopi ishte shqiptare nuk e shkeli kurorën edhe pse mëtonjësit natë e ditë i vardiseshin që të martohet mbretëresha e Itakës pellazgjike për ndonjërin nga mëtonjësit por ajo nuk e shkeli nderin e vet dhe autoritetin e mbretit Odise.
A thua pse kaq fatkeqësi mendonte në vehte Kreshniku.A thua pse perëndia na ka mallkuar,pse kaq punë të lodhshme,pse njerëzit nuk e çmuan të mirën.Ne grekëve edhe sllavëve u dhamë bukë e ata na vranë dhe ende po vazhdojnë të na vrasin,si mundet sot në gjenin tonë pellazgjik miku mos ta respekton mikun.Nuk ka mirëkuptim midis njerëzve.Njerëzit nuk e mbajnë betimin e dhënë e shkelin fjalën,njerëzit nuk e çmojnë të mirën dhe drejtësinë.Sikur me të drejtë dhe allahu i madhërishëm na ka braktisur.Dhe nuk është mirë të çmohet vetëm pasuria krenaria dhe forca.Prandaj gjendjen e kemi ashtu edhe si jemi.
-Perëndia na i ka lidhur duart ose vetë i kemi lidhur dhe tani shumë pak ka shtrirje dore që ndihmonë dhe dorë që falë bukë thotë halla Besian.
Nuk kemi më plak me mjekër të vërtetë jeshile,nuk e kemi as bollëllëkun e ujërave të pastërt sikur i kishim dikur.Sot as buka e as uji nuk janë si kanë qenë më parë.E kur s’janë buka dhe uji si më parë atëherë edhe njerëzit nuk janë si dikur.Është shkelur mirësia dhe ke njerëzit mbretëron sihetuesia për të keq.E Kreshnik çdo kohë i ka të vetat thotë halla Besian.Ashtu është koha e bën të veten por njerëzit duhet mos ti harrojnë do parime të forta njerëzore se punën nuk do ta kemi të mirë.
Aty ishin të gjithë familja e Kreshnikut mjaf u bisedua për Shkupin,për xha Jetonin,babain e Kreshnikut që u vra duke mbrojtur familjen dhe nderin e familjes.
Gjatë kësaj bisede arrin Abdullahu,Hamza,Rakipi dhe pothuajse tërë familja Dardane që si muhaxherë të rinjë ishin vendosur në Qytetin e Gjelbër.Nuset e nipave të hallës Besianë kishin pregatitur shumëçka për hallën e sëmurë.Ata mblidhen në dhomën e posaçme dhe për herë të parë takohen dhe njoftohen me doktor Kreshnikun burrin e dikurshëm të hallës së tyre për të cilin aq shumë kishin dëgjuar fjalë dhe vepra të mira dhe të mëdha.Ky takim ishte hyjnor,edhe ata nuk mund ti besonin syve të vet se para tyre është një legjendë që halla e tyre e priti me zemër dhe shpirt 49 vjet e 7 muaj.Në moment sikur ishin të gjithë të mpirë dhe nuk dinin për çka të bisedonin kishin të gjithë emocione si për takimin me Kreshnikun e poashtu edhe dhimbje të madhe për sëmundjen e hallës Besian.Ata pothuajse se të gjithë ishin në një mendim se kjo punë dhe kjo ngjarje që po zhvillohet para syve të tyre është diçka hynore diçka mbinjerëzore diçka e papritur por shumë e ëmbël dhe shumë e rëndësishme jo vetëm për Hallën Besian por edhe të gjithë fisin Dardan e më gjërë.Për një moment sikur u ndërpre biseda por ajo ishte si rezultat i emocioneve.
RRahim Ganiu në këtë vepër duke gërshetuar simbolin gur me atë njeri i krijon vehtes mundësi të mëdha rëfimi e meditimi.Figura e gurit të malit është symbol shpirti dhe i jetës ,,shpëtimin gjithmonë e kishim ke Guri i Madhë i malit tonë’’.Këtu mbroheshte ekzistenca e njeriut në kohë e hapsirë këtu shpesh ishte shpëtimi nga shfarosja nga genocidi i shqiptarit nga robrues të ndryshëm që i okupuan tokat dhe popullin shqiptar.
-Zonja Besian sot do të dalim ke Guri i Madh që aq shumë na kanë treguar Akili dhe Jeta.Ja ku është e drejton shikimin dhe dorën e djathtë zonja Besian.E shikoni si shkëlqen ai gurrë.Është strehë dhe çati e jona, është shtëpia e jonë ka qenë dhe është shpëtimi i jonë ka qenë strehë e dardanëve, peonëve, tërë fiseve ilire,ai është Gur i Kushtueshëm,është çerdhe e sigurt e shqiponjës.
Të gjithë sa ishin vendosën të shkojnë ke Gurri i Madh.Ishte më pak se 2 km larg shtëpisë së Dardanëve. Ky tempull sikur i kishte hapur krahët e mirëseardhjes për këta të rinjë që ishin nga shumë troje shqiptare.Sikur ky gurr u buzëqeshke se soji i vjetër pellazgo-ilir shqiptar pulson, frymëmarja e tij është e gjallë. Ky soj i lashtë jeton edhe pse kaloi nga stuhia në stuhi nga uragani në uragan prej një golgote në tjetër. Nuk mundi ta zhdukë djalli dhe nuk do të mundet kurrë sa të ketë kohë dhe hapsirë. Ky gurrë i rëndë dhe i madh është dëshmitar i shumë ngjarjeve në kohë.
-E shikoni këtë gurrë të bekuar,ky është ëmblema e jonë e shpëtimtarit. Nga ky gurrë ka sogjuar gjithmonë shqiponja. Kur jemi nisur nga ky gur gjithmonë kemi qenë fitimtarë. Vandalët e ata shumë kanë qenë po gjithmonë kanë psuar dhe do psojnë. Ata, asnjëherë nuk e kuptonin se nga po u vinë goditjet e ata ishin nga ky gurr. E shikoni këtu pas gurrit janë bazat tona me shekuj e shekuj. Ja nga këtu menjëherë pas Gurrit të Madh janë kështjellat e vogla pak më lartë është një më e madhe. Diku më lartë që do ti shohim tani i kemi shpellat ku mbanim gjërat ushqimore që i përdornim gjatë luftërave. Kjo rrugicë e vogël e ngushtë na shpien ke kroi i ujit të pastërt që është 50 m. larg nga kjo shpellë,pak më poshtë është lumi jo shumë i madh por ka shumë peshqë e sidomos troftë,mustaq,klen ilir etj. Pak më lartë ka shumë thana të kuqe shumë të shijshme lejthija, molla të egra bile edhe ftoj dhe kumbulla që janë fryte shumë të shijshme me shumë vitamina. Këtu në këtë livadhi shpesh herë i shikojmë si kullosin lepuj, kaproj, derra të egër etj.në shumë lufta i kemi përdorur si gjëra themelore ushqimore. Këtu ka qenë shpëtimi jonë, asnjëherë armiqët e ndryshëm nuk e kanë zbuluar dhe nuk kanë mundur të depërtojnë në këtë vend të shenjtë. Bile edhe këta të kuqët që sot po na sundojnë sikur kanë frigë ta shikojnë Gurrin e Madh. Këtu ka qenë strehim i vërtëtë për gratë, fëmijtë,pleqtë,sa fëmijë luaj na kanë lindur në këtë vend të shenjët. Ndërsa, luftëtarët atje poshtë në atë kodrën në afërsi të katundit, luftonin ashpër me armiqtë që e sulmonin dhe e grabitnin katundin Dardan.
Mua më duket se tërë jetën e kam kaluar në këtë Gurrë duke sogjuar katundin rrugët nga vinin korbat e zinjë edhe kur hynë sërbët e parë pas largimit të Turqisë ushtarët tone të zemrës e mendjes të Isa Boletinit,Idris Seferit, Riza Beut…pastaj bullgari i parë,Sërbia e dytë,bullgari i dytë,sërbisë së tretë…e çka nuk kam parë halla dhe shikoni ende jam gjallë. Nga këtu luftetarët tanë e mbronin Katundin tonë Dardan dhe tërë Karadakun e shqiptarizmën nga çetnikët, komunistët,edhe Dardani i jonë krenaria e jonë këtu e kishte çerdhen që mbrojti popullatën dhe u bë viktimë për popullin tonë. Fikri Lita djalosh i ri nga Mati i Shqipërisë me lotë në sy thotë:
-Ne shumë pak kemi ditur në Shqipëri për fatin më mirë të them fatkeqësinë e vëllezërve dhe motrave tona këndej kufirit. Shqipëria nuk u bë një shtet i madh dhe i fortë që ti shtin nën krahët e vet të gjitha trojet shqiptare.Trupi jonë është i ndarë prandaj edhe dhimtat janë të mëdha. Të rinjët me interesim të madh e shikuan këtë GURRË të shenjtë nga ku sogjon shqiponja dhe tërë bazat që kishin shërbyer dhe ndoshta do të shërbejnë për strehimin eventual të popullatës civile në rast rreziku nga armiq të ndryshëm.
-A e shikoni atë rrugë atje larg nga atje shkohet në katundet e malësisë tonë të Karadakut të Likës e pastaj kalohet në Kosovë që shumë njerëz nga kjo rrugë shkuan në Prizren e pastaj kaluan në Shqipëri thotë Akili i cili njëherë duke kërkuar një dem që kishte humbur bashkë me axhën e vet kishin kaluar nëpër këtë rrugë dhe diku lart atje e kishin gjetur demin.
-Nga kjo rrugë për herë të fundit kaloi edhe Kreshniku im, burri im thotë Halla Besian. Ai si më ka shkruar në letër përmes kësaj rruge kalon në Bllacë të Shkupit, e pastaj në Sharr të Tetovës e kështu arrin në Dibër të madhe e kalon në Shqipëri e për disa ditë arrin në Vlorë. Në Vlorë qëndron disa kohë e shkon në Stamboll e tani po mbushen 48 vjet që halla më nuk di asgjë se a është gjallë ose jo.
Njeriu,mali,guri,lumi,pushka,sopata,tufat e dhenëve…janë imazhet të ambientit për të jetuar dhe zhvilluar jetën.Shqiptarin të tjerët e detyruan të kërkon shpëtimin në gur në dru e mal.Edhe Naim Frashëri i madhë poemën ,,Bagëti e Buqësi e fillon me vargun drejtuar maleve.Po ashtu edhe De Rada në këngën e fundit e ,,Milosaos ‘’Thot:,,Fryer erë e maleve rrëzoi hijen e lisit’’...
Më duhet të them me sinqeritet dhe bindje të thellë se RRahim Ganiu me këtë roman sjellë vlera të reja të pasura në prozën shqiptare e më gjërë.RRahim Ganiu u dëshmua edhe si poet këtë e vërtetojn pes veprat e tij me poezi.Gjithashtu edhe dy veprat e tij nga sfera e estetikës filozofike dhe më shumë se një mijë emisione letrare dhe shkencore që i pregaditi dhe emitoj në Radio Shkup,pregaditja e tij arsimore si professor i filozofisë bënë që RRahim Ganiu kohëve të fundit vazhdimisht të na befason me vepra cilësore.Autori gjer më tani të gjitha veprat i ka botuar me vetë finansim me përjashtim një.Duke marrur parasysh produktivitetin e këtij autori e sidomos këtë roman që e kemi në spikam që me siguri do të pritet e lexohet me të madhe nga lexuesit shqiptar e më gjërë propozojë me plotë bindje që Ministria e Kulturës pranë Qeverisë së Maqedonisë ta finanson botimin e romanit ,,BALADA NË GUR’’të autorit RRahim Ganiut.Kam shpresë se sugjerimin dhe propozimin tim drejtë do ta kupton komisioni gjegjës pran titullit të lartëpërmendur për çka nga zemra u falemnedrojë.