Faleminderit
Myrteza Studenica: Madhështia dhe autoriteti i Mahmut Bakallit shpëtoi nga vdekja Behxhet Pacollin!
E merkure, 27.10.2010, 08:30 PM
MADHESHTIA DHE AUTORITETI I MAHMUT BAKALLIT E SHPETOJE NGA VDEKJA BEHXHET PACOLLIN!
Mahmut Bakalli dhe Joshua Muravchik, në hotelin Grand, në Prishtinë më 25.10.1999 – Foto: Myrteza Studenica
PARA DHE PAS LUFTES – AI ISHTE DHE MBETI MADHESHTOR!
Nga Prof. Myrteza Studenica
Politikani më i madh kosovar i të gjitha kohërave – Mahmut BAKALLI, ishte një njeri madhështor , një VIP i një mendt!
U lind më 19 janar 1936 – vdiq më 14 prill 2006!
U bë anëtar i Partisë Komuniste të Kosovë, më 1961, kurse më 1967 u bë kryetar i Partise Komuniste i Prishtinës, pastaj u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të PK të Serbisë, si dhe anëtar i Presidimut i Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Ai ishte lider komunist nga vitet 1970 deri me l980, ”kur Azem Vllasi, ë shpalli irredentist!” Dhe rrahman Morina ” e burgosi dy vjet me burg shtëpiak!” Ishte delegate në Kuvendin ë Kosovës nga viti 2001, pastaj ishte këshillëtar i kryemisnistrit AGIM CEKU! Më 2002 ishte dëshmitari i parë në Tribunalin ë Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi gjatë gjykimit të Sllobodan Milosheviqit! Vdiq nga kanceri më 2006 në Prishtinë.
Mahmut Bakalli me mencuri të madhe i zgjidhëte situatat shumë të ndërklikuara, që kishte me armiqët e përbetuar të shqiptarëve - serbët, brënda dhe jashtë Kosovës! Ai ishte një njëri i madh i politkës: balanconte si një ”Pehlivan” i vërtetë ndërmjet sedrës së politianëve autodidaktë dhe injorantë :FADIL HOXHES –”LEGJENDAR” dhe XHAVID NIMANIT – që ishte një ”LEGJENDE E RE KOSOVES” (i cili sundonte me devizën :”U ime cllana Xhavida Nimana”! “Në emër të nenit të Xhavid Nimanit!”)
Në Vilën ë Gërmisë një ditë të bukur pranëverore, luanin shah Xhavid Nimani dhe Nebih Gashin , një politikan i madh kosovar! Për një cast, Nebih Gashi ”ia merr” Xhavidit mbretëreshën!
-”Kthema mbretëreshën!”, - i urdhëroi Xhavidi , Nebihut.
- ”Pse me ta kthy?!” – i thotë Nebihu.
- “U ime cllana Xhavida Nimana!”- i thotë Xhavidi.
- “ Ah po si, menjëherë po ta kthej mbretëreshën”! – i thotë NEBIH GASHI.
Kjo më asocion me ngjarjën në katin e tretë të Pallatit të shtypit në lokalet e Gazetës RILINDJA , atje luanin shah, kurse në qytet vlonin demonstratat e studentëve (mars- 1981): Ramadan Stublla (ish-sekretar i gazettes), Zenel Demiri, administrator i Gazetës, Avdi Podrimcaku, gazetar,Rrustem Rugova,gazetar, u mor vesh edhe eruditi dhe doajeni i gazetarisë kosovare zotëri ADEM SHKRELI! Në lojë sipër (luanin shah zt. Adem Shkreli dhe zt. Rrustem Rugova), Ademi, “ia merrë” mbretëreshën Rrustemit!
- “Kthema mbretëreshën, Adem!”- i thotë Rrustemi.
- “Jo, përse me ta kthye!” – i përgjigjet Ademi.
- Atëherë Rrustemi i nxjerr nga ndishku i vet një revole të madhe TT:
- “Kthema Adem mbretëreshën!”- i thotë Rrusta.
- - “Po ta kthej menjëherë mbretëreshën, heu u lafsh në gjak dhe ta marrshin atë koburre policët shkije!”
Nuk kaluan shumë orë “Nema e Ademit u realizua”: policët ia konfiskuan revolën Rrustës!
Mahmut Bakalli dhe politikajt e mëdhenjë kosovarë takoheshin cdo një maj e deri më 6 maj, në pushimoren kosovare në KAMENOVE (bregdeti i Malit të Zi) afër Budves. Aty takoheshin, Fadil Hoxha, Xhavid Nimani, Xhevdet Hamza, Veli Deva, u mor vesh edhe Mahmut Bakalli , etj. Këta ishin të vendosur në vila të posacme të cilat i mbikqyrte me kujdesin më ta madh XHAFER BYCI – zoti dhe nikoqiri i Kamenoves, i cili perkujdesej per cdo gjë: nga sigurimi i ushqimit e deri te menjanimi i gjarpinjëve (me macë, pula e mungosë) nga ky vendpushim! Aty vinin si “mish dhije” edhe Dushan Ristiqi, politkan, me suitën e tij Jusuf Zejnullahun, kryekomunistin e Prishtines dhe me Shkelzen Rizen –ekspertin e turizmit. Atje në Kamenovë vendosej për fatin ë njerëzve në Kosovë, kush do të largohej nga posti i drejtorit të ndonje ndërmarrjeje dhe kush do të ketë fatin e mire të emërohej drejtor i ri!
Mahmut Bakalli ishte një qefli i madh: “Atje pas mesnate, e mbyllte sallën e Tarracës së hotelit Bozhur në Prishtinë, ngase në të bënin muzikë BRAQA KARIQ (VELLEZERIT KARIQ)! KARQET, që më vonë u bënë milionerë “Brenda nate”: Bogolub Kariqi, aso kohe në Terracën e Bozhurit, i binte kitarës elektrike, Dragomiri, Zorani dhe Sreteni me grate e tyre këndonin. Bogolubi u lind në Pejë më 14 janar 1954 mësimet fillestare dhe të mesme i kreu në Pejë, Fakultetin e Geografisë e kreu në Prishtinë, magjistroi në Fakultetin Ekonomik të Nishtit. Truri i Vëllëzërve Karic, ishte Bogolubi; ai më 1971 themeloi fabrikën familjare “Vëllëzërit Kariq” në Pejë, pastaj u bë pronar i Universitettit BK, si dhe themeloi shume ndermarrje në Serbi dhe në botë. Mori shpërblimin kombtar serb – Urdhërin Shën Sava, ishte Ministër pa Portofol në Qeverinë e Mirko Marjanoviqit, pastaj themeloi “Levizjën Forca e Serbisë – Bogolub Kariq! Deri më 2005 kompanija e tij ishte bashkëpronare e MOBTEL SERBIA me PTK Serbia! Aktualisht ai është në arrati pasi që kërkohët nga drejtësia serbe!
Si u bënë miliarderë vëllëzërit Kariq, kur në Pejë ishin kurkusha? Si fëmijë dhe të rinjë loznim me ta futboll në oborrin e shkollës fillore Miladin Popoviq në Pejë: e dinin për mrrekulli gjuhën shqipe, dhe nuk mund t’i dalloje se ishin serbë, por më fort iu ngjanin shqiptarëve, sidomos i shoqërueshem me shqiptarët ishte Dragomiri!
Atje në vitet ë 70-ta të shekullit të kaluar , drejtori madhështor i BANKES SE BASHKUAR TE KOSOVES – zt. Muharrem Ismajli, do t’iu jep kredinë e parë private (qindra - mijëra marka gjermane) vëllezërve KARIQ, të cilët do të vazhdojnë të grumbullojnë kapital marramendës: duke ë shfrytëzuar dhe shpërdorur FONDIN FEDERATIV PER ZHVILLIMIN E RAJONEVE TE PA ZHVILLUARA DHE KOSOVES! Ata e bënin një projekt provizor për ndërtimin e një fabrike të veglave bujqësore, konkretisht afër Lipjanit , aty i nisnin themelet e fabrikës, i merrnin miliona dinarë për investime të mëtutjeshme nga FONDI i sipërpërmendur, dhe këtu përfundonte puna, i merrnin miliona para, por fabrikën nuk e ndertonin kurrë (edhe sot duken shtyllat e nismës së Fabrikës së Veglave Bujqësore në afërsi të Lipjanit! Më vonë Bogolubi ishte kreditori më i madh private ”pas darke” i biznesmenëve të tashëm të mëdhenjw pejan! Në të vërtëtë cdo të shtunë (pejanqe) ”pas darke”, pejanët vinin dhe merrnin dorë te Bogolub Kariqi: dikush e kthente boxhin kredi që kishte marrë javën (të shtunën ) e kaluar, kush tjetër, merrte borxh të ri!
Mahmut Bakallin deri në mëngjes në Terracën e BOZHURIT e argëtonin BRAQA KARIQET (vetë vëllezërit Kariq –Bogolub , Dragomiri, Zorani dhe Sreten. Ata i binin veglave muzikore, (kitarë, tarabuka etj.) kurse gratë e tyre (të Kariqëve) këndonin!”.
Atje nga mëngjesi pas ahengut të bollëshem, kolona e automjeteve e Mahmut Bakallit, nisej drejt NOVA PALLANKES, “për ta takuar…”)
Mahmut Bakalli, në vitet e madhështisë së tij partiake, thonë se ai intervenoi tek një politikan i lartë slloven – të cilin e kishte shok Partije, që të shpëtonte BEHGJET PACOLLIN, cili ishte lënduar rëndë, në një fatkeqësi komunikacioni në rrugët i Sllovenisë. Ky intervenim human dhe filantrop i Mahmut Bakallit, ia shpëtojë jeten BEHGJET PACOLLIT, aso kohe ishte një pothuaj …. Kur u bë miliarder B. Pacolli nuk ia ktheu bëmirësinë Mahmut Bakallit, cili jetoi dhe vdiq në pleqëri, me një pension 40 euro….
Për madhështinë e Mahmut Bakallit, flet edhe e dhëna nga politikajt kosovarë, të huajt në Kosovë, pas luftës interesoheshin të takoheshin, kryesisht vetëm me madhështorin MAHMUT BAKALLIN. Edhe kryetari i një OJQ me famë botërore – JOSHUA MURAVCHIK, më 25 tetor 1999, u takua dhe bëri një bisedë të këndshme në hotelin GRAND në Prishtinë.