E merkure, 13.11.2024, 06:19 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Në protestë kundër gjakmarrjes

E merkure, 20.10.2010, 06:24 PM


Protestës në rrugët e Shkodrës i janë bashkuar dhe qytetarë të thjeshtë. Qëllimi i kësaj proteste, sipas organizatorëve, ishte ndërgjegjësimi i shoqërisë për t'i thënë ndal gjakmarrjes, si dhe për të sensibilizuar institucionet shtetërore për të ndërhyrë në parandalimin e një fenomeni të tillë. Pas reagimit me një deklaratë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 8 tetor, në mes të qytetit të Shkodrës, dje Kisha Ungjillore zhvilloi dhe tubimin përgjatë rrugëve kryesore të tij. Masa e njerëzve që merrnin pjesë në këtë protestë është nisur nga sheshi "2 prilli", duke përshkuar akset kryesore, deri në qendër të qytetit të Shkodrës. "Gjaku i pastorit Dritan Prroi thërret: T'i themi stop gjakmarrjes" , "Jetën ta jep dhe ka të drejtë të ta marrë vetëm Zoti", ishin disa nga shkrimet e pankartave që qytetarët mbanin në duar. Pastori Fatmir Spahiu, duke folur para mediave, dënoi këtë akt të rëndë që sipas tij preku edhe fjalën e zotit, pasi Dritan Prroi kishte në duar Biblën e shenjtë kur u vra. "U bëjmë apel dhe u kërkojmë të gjitha instancave shtetërore që të ndërgjegjësohen dhe të ndërhyjnë urgjentisht për shërimin e kësaj plage dhe marrjen e situatës në dorë për të shkulur një herë e përgjithmonë fenomenin e gjakmarrjes. Është e paimagjinueshme se si në Shqipërinë që aspiron të integrohet në familjen e madhe europiane të bashkëjetohet me kanunin, një rudiment i shekujve të kaluar", deklaroi Spahiu. Ai theksoi se, sfidimi dhe eliminimi i fenomenit të gjakmarrjes ishte pikësynimi i 35-vjeçarit Prroi, por fatkeqësisht do të ishte ky fenomen që do t'i merrte jetën dhe plumbi nuk e kurseu as njeriun që përcolli fjalën e Zotit. "Apeli i këtyre qytetarëve drejtuar shtetit shqiptar është t'i jepet fund njëherë e mirë me këtë vrasje kësaj plage shekullore të shoqërisë shqiptare", tha Spahiu.

Dritan Prroi u qëllua për vdekje më 8 tetor në lagjen "Gjuhadol", në qendër të qytetit të Shkodrës, për motive të gjakmarrjes, nga 21-vjeçari Mark Njemza. Xhaxhai i Dritan Përroit, Nikollë Përroi, 5 vite më parë, pas një ngatërrese të çastit, kishte vrarë xhaxhanë e Markut, Sokol Njemzën, në atë kohë ish-efektiv i Policisë së Qarkullimit Rrugor. Këtë fakt e pohoi dhe vetë autori i ngjarjes gjatë masës së sigurisë. Familjarët e Prroit patën deklaruar se njeriu i tyre nuk kishte pranuar asnjëherë të ngujohej.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora