| E shtune, 16.10.2010, 05:36 PM |
HUMBJE E RENDE
Nga Frank Shkreli
Nje lajm i zi dhe nje pikellim i thelle u perhap ne radhet e miqeve dhe te dashamirsve te familjes se patriotit, anti-komunistit dhe mikut Dr. Selahedin Velaj. Djali i tij, Dr. Drini Velaj nderroi jete ne nje aksident tragjik ne moshen 42-vjecare. Te gjithe pyesim se si vdekja e pameshirshme e mori kete lule te bukur nga kejo jete, atehere kur nje gje e tille nuk pritej aspak. Kesaj rradhe fati u tregua krejtsisht i pa-meshirshem. Jeta e tij, qe fatkeqsisht teper e shkurte, e u shua teper shpejt. Zbrasetia qe ka lene pas Drini ne familjen Velaj nuk mund te plotesohet me asgje. Dr. Selahedin Velaj dhe familja e tij ishin pjese e pa-ndare e komunitetit; konsiderohej si e jona, pasi kejo familje nga jugu i Shqiperise ishte e pajisur me cilesi te rradha kombetare dhe virtyte te larta njerezore. Dr. Selahedin Velaj dhe familja e tij ndau me te gjithe ne --nga te gjitha trojet shqiptare -- nga Kosova e nga Malesia, te keqiat dhe vuajtjet e mergimit. Karakteri i kesaj familjeje terhiqte cdonjenin, prandaj humbjen e Drinit e qane natyrisht e gjithe familja, e qane babai i moshuar Selahedini, e qajne e shoqja dhe femijte, por ne te njejten kohe e vajtojne miqet e familjes dhe e qane i gjithe komuniteti shqiptaro-amerikan.
Fjalet ne keto raste kaq te dhimshme nuk dalin lehte. Por Familjes Velaj, dhe mikut te dashur Dr. Selahedin Velajt, me te cilin shtigjet e veshtira te historise sone te hidhur na bene te njihemi ne Ameriken e larget -- duke marre pjese ne zine qe e goditi kaq rende -- i paraqes atij dhe farefisit mbare ngushellimet dhe ndjenjat e mia me te forta te perdhimtimit dhe ndjenjat ma te thella miqesore. Shpirti i Drinit pushofte ne paqe dhe ju Zoti u dhashte kivet.