E enjte, 14.11.2024, 05:14 PM (GMT)

Faleminderit

Mbrëmje përkujtimore për Qemajl Morinën

E merkure, 29.09.2010, 09:00 PM


Disa nga bashkëveprimtarët, miq dhe shokë të të ndjerit Qemajl Morina
Disa nga bashkëveprimtarët, miq dhe shokë të të ndjerit Qemajl Morina

 

QEMAJLI YNE I PAHARRUAR

 

- Mbrëmje përkujtimore për Qemajl Morinën-

 

08.05.1944- 21.09.2009

 

Më 26.09.2010 në lokaliet e SH.K.SH. “Nëna Terezë” në Göppingen të Gjermanisë,

u përkujtua një vjetori i vdekjes të veprimtarit të çështjes tonë kombëtare, përherë të nderuarit Qemajl Morina. Këtë mbremje përkujtimore e organizoj z. Xhafer Leci, bashkëveprimtari dhe shoku më i afërt i çështjes kombëtare të z.Q.Morina.

Nga kujtimet që shprehen bashkëveprimtarë, miq dhe shokë të të ndjerit Qemajl.

 

Xhafer Leci,
Hapi fjalën, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi të gjithë për pjesëmarrje.
Unë kam shumë kujtime për z. Qemajl, për 20 vite veprimtarie kemi organizuar mbi 200 takime me karakter kombëtar në fusha të ndryshme jashtë kërkesave institucionale, sidomos për grumbullimin e mjeteve materiale për raste sëmundjesh, farfanjakësh, arsimin, për luftën...bashkë me z. Qemajl, e më shokë tjerë si në kuadër të aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck, po ashtu edhe në kuadër të SHKSH “Kadri Zeka” në Nürtingen, po përmndi disa nga bashkëveprimtarët tanë:  Hasan Dançe, Mejdi Laçaj, Hajrullah Matoshi,Gani Avdyli, Faredin Emërllahu, Xhevat Bekteshi, Arban Hoxha, Agim Loshaj, Ekrem Halimi, Haxhi Dobra, Rexhep Hulaj, Naser Sylejmani, Ilaz Kastrati, Gani Ismajli, Ekrem Haziri, Ramadan Zuka, Rexhep Abdullahu, e të tjerë.
Ndër të tjera z. Leci tha: Unë për veprimtarinë e z.Q.Morina kam folur me rastin e vdekjes së tij për të pame. Sot fjalën e keni ju që keni ardhur këtu për ta nderuar z.Qemajl.

Mr. Mazllum Hasimja, 
Z. Qemajl nuk ka marë pjesë në luftë, por ai ka dhënë kontributin e tij në shumë fusha, si në internacionalizimin e çështjes kombëtare, duke vënë kontakte me palen gjermane si për të Drejtat e Njeriut, për shkollën me mësim plotësues në gjuhën shqipe, për marjen e leje qendrimt tek organet gjermane për shumë të rinjë që kishin ikur nga terrori serb etj.
Prof. Mazllumi, ndër të tjera përmendi edhe një takim Internacional për të Drejtat e Njeriut në Frankfurt të Gjermanisë, të cilin z. Qemajl e kishte azhurnuar pjesëmarrjen prof. dr. Pajazit Nushit, kryetar për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.
Edhe në Shoqaten tonë në Göppingen me atë rast, në mars të vitit 1999, patëm organizuar një tubim për prof. P.Nushin. Si pala gjermane ashtu edhe neve i rekomanduam prof. Nushit që mos të udhëtojë për në Kosovë ato ditë, sepse ishte një kohë shumë e vështirë, Kosova ishte nën rrethim të plotë nga forcat serbe... Me gjithë rekomandimet tona dhe të palës gjermane që prof. Nushi mos të udhëtonte, ai, megjithatrë, shkoi!

Ibrahim Ukëhaxhaj,
Më vjen mirë që sot përkujtohet z.Qemajl dhe që ka lënë djem të mirë.
Besoj se djemtë e Qemajlit do ta vazhdojnë rrugen e të jatit.

Emin Fazlija,
Qemajli ka qenë i të gjithëve. Ai nuk folur shumë për parti. Bashkë me Xhafer Lecin dhe shokë të tjerë kanë dhënë kontribute shumë të mëdha.
Kontributi nuk matet vetëm me pjesëmarrje në luftë, por edhe me ndihma tjera.
Më kujtohet rasti i burgosjes të Rektorit të Universiteti të Tetovës z. Fadil Sylejmani, atëherë kur Xhafer Leci e Qemajl Morina me shokë patën grumbulluar ndihma për Universitetin.
Xh.Leci e Q.Morina me shokë aktivitetet më shumë i kanë zhvilluar në kuadër të Aktivit të LDK-së në Kirchheim/ Teck, por për pos antarësisë që ka qenë obligative t`i jipet partisë,
të gjitha kontributet tjera i janë dedikuar kërkesave-nevojave të popullit.

Qaush Krasniqi,
Qemajli ka qenë dora e djathtë, miku dhe bashkëveprimtari më i ngushtë i z.Xhafer Leci.
Më kujtohet kur këta organizonin për 3%- shin dhe tjera ndihma.
Qemajli ishte i urtë, besnik dhe i pa lodhshëm.

Sylë Sylaj,
Unë e kam njohur z. Qemajl si një atdhetar të devotshëm, i cili ka punuar shumë për çështjen kombëtare e më pak për atë partiake.
Po përmendi edhe një rast, kur Xhafer Leci më 1995 punonte në Firmën e Automjeteve“Recaro” në Kirchheim /Teck bashkë me të vëllain Balën na patën ndihmuar të punësohemi disa veta në fillim e dikur u bëmë afër 20 shqiptarë. Ishte kënaqësi e madhe, gjatë kohës të pauzave në firmë shfrytzonim kohën e lirë, por kishin të bënin me çështjen kombëtare... Pra ndihmat nuk kanë munguar në shumë fusha. Shfrytëzoj rastin t`i falënderoj vëllazërit Leci.

Xhavit Krasniqi,
Ne gjeneratat e reja të vitete të 1990-ta z. Qemajl e kondsideronim si një prind tonin,
sepse ai dinte të na këshillonte, por edhe na ndihmonte për shumëçka që kishim nevojë.
Për Qemajlin kam vetëm fjalë të mira.

Ibrahim Morina,
Më kujtohet kur në demonstratën e madhe të 25 marsit 1995 në Bonn të Gjermanisë, pata takuar bacën Qemajl. Idetë e mira të Qemajlit kanë qenë frymzim për mua.
Po përmendi edhe një rastë, kur Qemajli pati mbledhë më shumë nënshkrime për një Peticion për njohjen e pasaportave të UNMIK-ut se sa shumë të tjerë bashkarisht...
Edhe kjo fletë për angazhimin e tij të madh e të pa lodhshëm.

Avni Mustafa,
I jam shumë mirënjohës për punën e mirë që ka bërë zt.Qemajl.
Ai ka qenë si një ambasador i ynë, sidomos për kontaktet e tij me palen gjermane, 
me disa redakësi gazetash lokale gjermane, që paten botuar disa shkrime për situaten në Kosovë, me “Azil Kreis” çka edhe i ka ndihmuar shumë të rinjët për rregullimin e leje qendrimit, për punësime etj.

Rexhep Hulaj,
Bacin Kemë si e thirnim neve, e kam njoftë nga viti 1993.
Ai ka qenë shumë i afërm me të gjitha gjeneratat, ka ditur të komunikojë shumë mirë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! 

Enver Krasniqi,
Qemajli dinte të komunikonte më të gjithë, me shqiptarë e gjermanë.
Unë me Qemajlin kam kaluar shumë mirë, edhe kur e kam martuar djalin tim në Kosovë, e kam pas ftuar në darsëm. Më kujtohen disa aktivitete që ka bërë Qemajli me shokë, si 3% -shi etj. 

Balë Leci,
Qemajlin e kam njoftë nga viti 1972, kemi banuar së bashku me një ndërtesë
në Alb Str.13 në Wendlingen. Jo vetëm në vitet 1990-ta, kur filloj lufta dhe shkatërrimi i Jugosllavisë, por qysh atëherë më 1972 Qemajli ka pasë ide të mira, ka marë iniciativa për ndihma të ndyshme sidomos për njerëzit e varfër, por edhe ka përkrahë iniciativat e marra nga të tjerët.
Qemajli pak ka punuar për familjen e vet, por më shumë ka punuar për vendin e vet.
Ai e donte shumë LDK por më shumë punonte për popullin shqiptar e më pak për partinë. 

Xhelal Kastrati,
Ju përgëzoj për këtë organizim përkujtimor. 
Më vjen shumë mirë që sot këtu flitet për punën dhe veprën e mirë të mikut tonë z.Qemajl.

Kreshnik Dançe,
Axhi Xhafer dhe baba im Hasani kanë qenë shokët dhe bashkëveprimtarët më të ngushtë të bacës Qemajl. Hasani gjendet në Kosovë, unë me gjithë dëshirë kam ardhur sot këtu, ku më të drejt u folë mirë për bacën Qemajl. Axhi Qemajl na kuptonte shumë mirë edhe neve të rinjëve, Ai bisedonte me neve sikur të ishte gjeneratë e jona.

Ramë Osaj,
Qemajli ka marë pjesë disa herë në tubimet e aktiviteteve tona këtu në Göppingen.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Xhevat Kastrati,
Pak e kam njohur dhe nuk kam ditur shumë për ativitetet e z.Qemaj. Sot, këtu mësova shumëçka. Më vjen mirë që ai paska lënë vepra të mira.

Alush Murati,
Qemajli ka mbjellur shumë dhe puna e tij ka dhanë frytet e veta. Edhe unë si parafolësit tjerë them se Qemajli ishte i afërt me të gjithë, për atë edhe sukseset nuk kanë munguar.

Selami Morina i biri i Qemajlit,
I falënderoj të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje. 
Duke thanë : Ju që përkujtuat dhe nderuat sot veprën dhe punën e mirë të babait tonë, qofshi të nderuar për jetë e mot.

Përgaditi: Sylë Sylaj, Kryetar i SH K SH “ Nanë Tereza” në Göppingen
Göppingen, më 26.09.2010



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora