Kulturë
Poezi nga Neki Lulaj
E hene, 27.09.2010, 08:05 PM
Neki Lulaj
DETYRIMI AKT „MORAL“
Askund mbi rruzullin tokësor,
dorëheqja e detyruar s´quhët akt morale,
shkëlesi i Kushtetutës së Shtetit,
qe deri dje ishte kryetar.
Juristi rrënuesi i drejtësisë,
qe padrejtësisht mbante dy poste,
tani i dukët akt moral,
dorëheqja e detyruar,në mënyrë flagrante.
Ai që u shënderruar deri dje në urë,
duke anashkaluar adresën e shtëpisë se vjetër
ne kohën e tij lulëzoi krimi ekonomik,
s`bëri zë se kishte interesa ta pasuroi vetevehtën.
Ai që deri dje shkeli vlerat qytetruara rugoviane,
dhe u shëndrrua ne një mos përfillës,
postet kan mashtruar edhe mbretër
karrikat e buta vërbore për pushtet.
.
harroi se shkeli Kushtetutën një decenje,
turp pse vetë ishte jurist,
thirrja e sovranit për dorëzimin e një posti
hasi në veshin e shurdhër çdo ditë.
SHTIGJE SHPRESE PËR LIRIM
A thurët gardhi,mbi Oqean,
për t`ja zenë shtigjet Anijës
a thua Pulëbardha ku do të pushon,
kur mbi Oqean i largohën brigjet…?
Në breg të Oqeanit ,pret sy kaltërta,
me një Vello mbi kraheror,
s´di si mu ngatrruaun fjalët në fyt,
qe nuk i thash kur do bejmë kuror….!
Qiell i kaltërt re askund,
pres një Postë që shumë vlerë ka
nga Atdheu im i Dardanisë,
lajme te reja vijnë pa nda…..!
E pres një lajm gëzimi nga Evropa;
që një shekull punoi me padrejtësi
pse t`burgosën heroit e gjallë të kombit,
pse Ramushi, duhët të qendroi ne Qeli…..?