E enjte, 26.12.2024, 09:57 AM (GMT)

Faleminderit

Albert Shala: Dëshmori i UÇK-së Beat Coli

E premte, 24.09.2010, 08:59 PM


Dëshmori i UÇK-së Beat Coli

 

Nga Albert Shala, Gjakovë

 

Ne perpjekjet e kombit shqiptar per liri dhe pavaresi nga pushtuesit serb hyjne ata djem idealist qe rroken armet per ti dal zot Atdheut.Ne kete armate idealistesh e atdhetaresh hyne edhe ushtari i Ushtrise Clirimtare te Kosoves Beat Martin Coli nga fshati Bec  i Gjakoves.Beati lindi me 4.o3.1982 nga prinderit Martin e Vere Coli qe kishin kater femije,tre djem e nje vajze.Beati ishte femija me i madh.Ai shquhej ne shkolle per miresjellje.Shkollen e Mesme e kreu ne Gjakove.Per shkak te maltretimeve dhe torturave qe ju bente rinise shqiptare policia serbe gjate udhetimit me autobuse ai detyrohet ta nderprej shkollen.Keshtu ai filloi fuqishem te ndjente peshen e roberise.Lufta e Komandantit legjendar Adem Jashari kunder forcave serbe dhe beteja e Gllogjanit e komandantit Ramush Haradinaj  ndezen flaken e atdhedashurise tek ai.Keshtu me themelimin e Shtabit Lokal te UCK-se ne fshatin Bec dhe shkuarja per armatim ne Shqiperi bene qe ai te reshtohet ne rradhet e UCK-se. Bashkluftetari i tij Muharrem Musa thote se Beati kishte ideal te larte dhe spikatej ne mbrojtje te Atdheut.Beati ne rradhe ne rradhe te UCK-se rreshtohet ne fshatin kryengrites Shqiponje ish Jabllanice.Ai pasi inkuadrohet ne rradhet e UCK-se u nderpre kontakti me prinderit sepse  duhej kryer detyrat ushtarake.Por njehere e thirri babain Martinin ne telefon nga Shtabi duke i thene:"edhe une kam bere nje qels si tendin'',duke aluduar ne automatikune bababit te tij qe kishte sjelle nga Zvicra.Kerkimi  i fundit per te babai i tij e kishte bere kur kishte fol me radiolidhje me gjeneral Nazmi Ibrahimin i cili i kishte thene se nuk di saktesisht se ku gjendet Beati sepse per shkak te ofensive serbe  jemi te shperndare neper pika e front lufte.Kjo ishte ofensiva e 4,5,e 6 prillit 1999.Me vone babai i Beatit Martini ka marre vesh se Beati me disa bashkluftetar jane nisur per Gllogjan dhe se bashke me njerin prej tyre Valon Spahiun nga Piskota jane vrare ne livadhet e Irzniqit,tani Rezare.Sipas mjekeve te Danimarkes te cilet kane bere ekspertizen vrasja eshte bere me 1o prill 1999.Kur kane shkuar ne kerkim te tyre aty ishte edhe komandant Ramush Haradinaj i kane gjetur te vrare 16 ne nje ane.Beatin e kane gjetur te vrare afer nje kroji te cilin e kishin goditur 5 plumba e prane tij ishte trupi i pajete i Valon Spahiut.Beatin e ka marre babai i tij Martini dhe e ka varrose ne fshatin  e lindjes Bec Gjakoves.Keshtu ne moshen 17 vjecare Beat Coli iu bashkangjite mijera deshmoreve te rene ne fushen e nderit per lirin e kombit tone.Drite past shpirti i Beat Colit.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora