E merkure, 26.06.2024, 06:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Përparim Hysi

E diele, 19.09.2010, 10:40 AM


Përparim Hysi

Ka lindur në fshatin Petovë të Fierit më 21 janar 1943.

Në vitin 1959 ka mbaruar shkollën Pedagogjike (ish Normale ), në Elbasan dhe ka

punuar për 41-vjet mësues i Gjuhë-Letërsisë Shqipe në fshatrat e Fierit.

Është diplomuar për gjuhë-letërsi (me korrespodencë)në vitin 1973.

Nga viti 1996 e deri në vitin 2000 ka punuar si inspektor për gjuhë-letërsinë pranë Drejtorisë Arsimore Fier.

Gjatë kohës së diktaturës nuk ka shkruar asnjë rresht. Kur erdh Demokracia ka filluar të shkruaj,fillimisht në poezi e , mandej, në prozë.

Në Shqipëri deri në vitin 2000 ka botuar 4 libra me poezi.

Në vitin 2000 emigrova në Amerikë dhe ka botuar 4 libra me poezi dhe një me tregime. 

Ka shkruar qindra poezi dhe dhjetra tregime; veç këtyre kam shkruar rreth 10 artikuj kritikë apo Esse të ndryshme.Vazhdoj të shkruaj në prozë e poezi.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë qysh nga krijimi i kësaj shoqate.

 

Botime:

1.Rekëtimat e dashurisë

2.Prushi i dashurisë

3.Më piku dashuria

4."Luftë me dashurinë

5.Mbeta dashurive

6.Kot jam i vdekshëm

7.Njerëz që du a

8.Kurthi i mallit

9.Tregime.

 

 

Përparim Hysi

 

Koha

 

Koha ka veshur pantofla

Dhe reshperon pa u ndjerë

Po mua pse më bloi në mokrra

Ç'është ky mister?!...

 

 

Flokët dhe koka

 

Flokët  e mi:më të ashpërit në botë

Kurrë nuk iu nënështruan krëhërit

Po koka?Ç'made in kokë

Sa herë me të i kam rënë shkëmbit.

 

 

Po ika

 

Po ika,tani,papritur

Po ika,them,nga bota,

Në ardhtë syri i ndritur,

Nga varri u çova,hopa!

 

 

Kur të vdes

 

Kur të vdes,

Provoni të vini një kasetë

Ku të këndojë Eli Fara

Dhe do të shihni,po s'u ngjalla

 

 

"Hojëza" jote mjaltë

 

Hojzën tënde-mjaltë

Gati me lugë hëngra

Sikur kisha djajtë

Ding e dang u dënda.

 

Ding e dang u dënda

Dhe,më pas,u shëmba

Po,sado që u  shëmba,

Pse prapë ma ka ënda?!

 

 

Mbeta dashurive

 

Mbeta,mbeta dashurive si sarhoshi mbi faqore

Si mos mbetë dashurive?Ku të lë kjo topdëbore?

Po kjo syska vetullushe,po qepallë e gjatë me bisht

S'të harroj,moj gjarpërushe,që më hëngre " egërsisht"

 

E,që thoni,mor zotërinj,ndo ju zonja më pastaj

S'e kam kot që ulërij;që të ndahem,s'është kollaj

Një me sy e një me vetull;një buzëqeshje që më fton

Epo,ende,unë s'km vdekur;Përparimi rron,or,rron.

 

 

Në fshat

 

Vij në fshat dhe nuk më njohin?!

Nga t'më njohin,kur s'më shohin?!!!

Se,kur ika,qeshë flokëzi

Flokëbardhë qenkam tani

 

 

Vjet si vite drite

 

Të rëntë pika,o moj ikje!

Qenkam zbardhur,qenkam thinjur

O kurbet,krejt më ke finjur.

 

Do të vdes në timin fshat

"ku më njeh dhe duri i thatë"  *

 

*vragu i fundit nga Çajupi

 

 

Mall

 

Mëndja ime britmë lufte,tërë kohës në alarme

Niset-niset si plumb pushkje,edhe soset asja ane

Asja ane,andje larg;për matan oqeanit

Në se shpirtin e kam plagë,plagë e kam atë prej mallit

 

Nuk më trëmb asapk largësia,oqeani sa një pikë

Oqean mbi oqean është dashuria,për atje nisem vërtik

 

 

U bëra i gjezdisur

 

U bëra i gjezdisur,tani botë kam parë

Por gjëkund nuk kam gjetur si ti,O Mbrostar ! *

Çuditet lexuesi?!Është në vete ky?!

Jam që çke me të;mirrni sytë e mi.

 

Kur them kështu,mos më merrni për të lajthitur

Se këtu,ku jam,ka plot vënde të ndritur

Për mua,o Mbrostar,je përshesh i parë

Dhe shijen këtij "përsheshi" ia di kush është si unë ,fshatar.

 

* fshati ku banoj,në Fier.

 

 

Bisedë me nënën(në telefon)

 

-Hë,biri jem,po a hajnë bukë qe aty,në Amerikë?

-Po hajnë,moj nanë,si nuk hajnë?!

 

-Po mirë,lum nana,a po digjon nji dekikë

Por ça je tuj kërkue, atje,në Amerikë

Kur dhe na,këtu,bukë hajmë?!...

 

*Poezitë janë shkruaar në vitet 2000-2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora