E enjte, 26.12.2024, 10:23 AM (GMT)

Faleminderit

Ferit Ramadani: Bardi unikat - Date Beqir Limani!

E diele, 19.09.2010, 08:58 PM


BARDI UNIKAT - DATE BEQIR LIMANI!

 

Nga Ferit RAMADANI

Sot u mbajtë përkujtimi per Beqir Limanin, të cilin , përpara 12 vjetëve , e rrethuan mbi 100 gardistë makosllavë, ia morën familjen, ia burgosen djemtë dhe e kushtëzuan të dorëzohet.Meqë nuk ia arritën , në pabesi , me bresheri plumbash , e vranë në çardak të shtëpsë. Në këtë perkujtim morën pjesë shumë veprimtarë të Luftes së UCK, dhe dërguan telegrame : Vecoj telegramin e bashkeluftetares Raimonda Maleçka dhe babait të saj ! Manifesitimin perpara pjesëmarrësve, familjeve te deshmorëve nga gjithe trojet e Iliridës e hapi deputeti Fazli Veliu, ndersa , nje minute heshtjeJe ne shenje respekti per Beqirin kerkoi Lideri i BDI, Ali Ahmeti. Nipi i Beqës, Beqiri i vogel shpaloj portretin e gjyshit, ndrsa biri i tij, Fatmir Limani ngrit lart në shtizë flamurin kombëtarë ! Keto vargje te poezise dhe tekstin , për heroin Beqir Limani, i lexoi para masës autori i ketij shkrimi , shoku i pa ndashëm i tij!

Telegram:

Vëllezërt e mi!

Beqir Limani, i përket përjetësisë së brezave që ranë për atdheun.

Atyre që do të vazhdojnë të jenë të përjetëshëm, sepse liria është më shumë se ne të gjithë. Liria është mesazh përjetësie. Është besnikëri, bujari.Është dashuri për jetën njerzore pa shtypje dhe pranga .

I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij !

Bashkëluftëtarët : Rajmonda e Bujar Malecka

18.09.2010
Tiranë



SHKËMBVIGAN NË QËNDRESË!

Beqir Limanit që më 18 shtator 1998 e vrau policia makosllave , me preteks se ishte organizuesi i mbledhjes së armëve për luftën në Kosovë !


Ata që të vranë s’ bënë rastësi !
Ata për ne gatuajnë robëri!

Pas shpine gjithmonë i kanë bërë krimet
qendra e krimit ua dha - vrasjevendimet!

Kushedi çfarë gradash kanë marrë atë ditë!
xhelatët e krimit , të zitë!

Por, harruan se Ti edhe në varr i pushton lartësitë
Hero i brezave që duan liri , rritë !

Në cilën përmasë të flasim sot e pastaj
S’jemi parë kaq gjatë, as kafe s’pijmë bashkë!

Durimi yt është bërë pikë qetësie,
Është dhembja krenare e Atdheut të lashtë!

E ndjejë se Ti bashkë me ne rri
na bën krenar të ecim drejt Ilirisë,

Vdekja s’u bë heshtje përse i mungon shoqërisë
U bëre jehonë Ti që ishe kushtrim i lirisë!

Ata që të vranë s’bënë rastësi
të zhdukën - të zhbëhesh patën shpresë!

Date Beqir Limani hero i agimit të lirisë
shkëmbvigan në qëndresë të Ilirisë !



Të nderuar pjesëmarrës,
të nderuara familje te deshmoreve te lirisë,
E nderuar familje e Beqir Limanit !

Thonë : Çdo kohë ka heronjtë e vet , ndërsa heronjtë e vertetë , u takojnë gjithë kohëve !


Me këtë opinion nuk përpiqem të imponoj , por , kam bindjen se për meritën që kanë pas shumë heronj të kësaj ane, akoma nuk janë vlerësuar e rivlersuar sa i kanë meritat ! Njeri nder ta, që ka vlerën heroike , është martiri i idealit , heroi i pavdekshëm Beqir Limani! Hartuesit e vrasjes se tij, sot e këtë ditë vëzhgojnë e përndjekin duke përdorur modelet e propagandës , të krijojnë identifikime të rrejshme të shtrembërojne e minimizojnë vlerat e tij. Prëkunder tyre u përballë edhe i vrarë date Beqir Limani, duke u shndërruar njeriu strehë i ruajtjes së interesave kombëtare, ashtu siç ishin rrethanat e krijuara për zhvillimin e UÇK. Ai mbeti bardi i mentalitetit unikat që vepronte ne shoqërinë tonë e cila, për shumë arsye ishte e destinuar të mbetet inferiore në kohë , pa pasur mundesi të parandaloje projektet famëzeza te okupatorit, e per te mbrojtur bijte e saj!

Edhe në këto rrethana kohore që po kalojmë, shqiptarët nuk e kanë hapsirën e përkrahjes se duhur as përshtatshmerinë e nevojshme përballë zhvillimeve politike e shoqërore që bëhen ! Duke patur parasysh rolin e drejtpërdrejtë të heroit Beqir Limani, shqetësimin e tij për mireqenien e rrënuar të shqiptarëve në Kosovë e nder ne, veprimin e tij me forma dhe mekanizma të ndryshëm , për të zhvilluar idenë e UÇK, e cila, shumë herë ishte shtytur nga interesa të grupeve të caktuara që krijonin versione të ndryshme për zhvillime devijuese e dështuese, ai , përpiqej me vetmohim për kah të rendesishëm të UÇK, në atë periudhë kohore . Sepse ai formacion paraqitjeje ishte preokupimi i tij, njëkohësisht dhe bindja se ashtu vjen liria dhe pavarësia!.

Këtë veprimtari , Beqir Limani nuk e bëri të krijojë merita për perfitim personal. Mundi i tij deri në vetmohim, ishte qëllim i ndryshimit të kohës tiranike që e rrënonte mirëqenien kombëtare shqiptare. Ky përkufizim idealist i këtij heroi krijoi kornizën vepruese për kauzën kombëtare, kundër së cilës, ishin ngritur pushtuesit , të ndihmuar nga informatorë të ndryshëm që i kishin përvetësuar e stërvitur, për krijimin e pozicioneve okupuese , e, që bashkarisht ndërmorën aksionet likuiduese të bijëve tanë që , për arsye të veprimtarise dinjitoze dhe të pandalëshme të tyre, si veprimtaria e Beqirit , që, padyshim ishte më e shquara, i shpërblyen me vrasje. 

Nga dita e vrasjes, e paskëtaj, veprimtaria e Beqir Limanit u bë shembull. Ai ishte sakrifica për shqiptarinë, vecmas për pavarësine dhe lirinë e Kosovës . Ai u bë vazhdimësia kundërthënse që imponoj mendimin për përballje të domosdoshme kundër armikut, që nuk zgjedh metoda e forma për të na shtyp! Si i tillë ai ishte mburoja e linjës së parë që iu përgjigj zërit të kushtrimit. Ai nuk ishte veprues prapavijash që kriojojnë kohë e mundësi , për të bërë emër për karrierë që zhvillohet kunder qëllimeve të luftës. Prandaj, sa më shumë kalojnë vitet e largohemi nga ajo ngjarje mizore e vrastare e date Beqir Limanit , aq më shume shkëlqen mënyra e imponimit të idesë së tij, për krijimin e ndergjegjës dhe rrethanave që deshi t'i krijojë Beqa . Ndaj, duhet pasur shumë kujdes si e trajtojmë atë periudhë të organizimit të madh të shqiptarëve, në dekadën e fundit të shekullit që lam pas, e veçmas, profilin e bardit veprues , që u ndalua me tirani dhe barbari vrastare nga aktiviteti fizik, por jo dhe ai shpirtëror, i masakruar në prag të shtëpisë dhe në prezencë të femijëve! 

Sot, e paskëtaj, e ardhmja e shqiptarve duhet ndërtuar në bazë të arsyeshmerisë dhe qëllimit të shenjtë të luftës që u bë , dhe bijve të saj që nuk kursyen jetën, ndër të cilet , Date Beqir Limani, është nisma dhe vazhdimësia e atij refreni të kushtrimit për liri! Është domosdoshmëria e jonë ta ruajmë respektin e të rënve për idealin kombëtarë , sepse ata janë tabani më dinjitoz për të cilët presin të emërohen shkollat, fabrikat, sheshet, rrugët, ku kanë zënë vend gjithfarë kriminelesh e pushtuesish, per t'ia dhanë pamjen e tyre. Vetëm gjaku i derdhur i ketyre bijve e kthen identitetin e sëvërtetës natyrore e legjitime te kesaj toke të robëruar. Ata janë pararoja më rrezatuese kur qendrojnë në buste e lapidarë. Sepse gjaku i tyre është kurora e fitores që dita dites e ngrit lart flamurin me shqiponjë të valojë në kalanë e pamposhtur shqiptare, ku hija dhe pamja e date Beqir Limanit krahas figurave të ndritura të heronjve rrezaton heroizëm të pavdekshëm.

Lavdi !


18.09.2010
Kollarë , Iliridë



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora