E marte, 18.06.2024, 12:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: U hap ekspozita e artistit nga Shqipëria Mehmet Baçit

E premte, 17.09.2010, 09:12 PM


U hap ekspozita e artistit nga Shqipëria Mehmet Baçit

 

Mes shpresës dhe depresionit

 

Nga Dr. ILIR MUHARREMI

 

Motive mjaftë interesante që ngritën në kulmin e magjisë së pikturës, dominojnë në pesëdhjetë e dy piktura të punuara me teknika të ndryshme të artistit nga Shqipëria Mehmet Baçit, të cilat u ekspozuan të mërkurën në Galerinë e ministrisë së kulturës në Prishtinë.

 

Krijimtaria e këtij artisti është e veçantë, të bënë për vete , të mban në kreshëri të madhe, të fut në thellësi me horizonte ngjyrash të ndezura, duke u nisur nga e kuqja e ngrohtë, e deri tek e kaltra e ftohët, të cilat burojnë nga ndjenjat e kontrolluara mjeshtërisht të këtij artisti.

 

Tek Portreti i titulluar “Dritare” paraqitet një vajzë nudo, e cila kokën e ka të mbuluar me të kuqe të pastër dhe gjysmën e fytyrës me të kaltër, trupi i saj i zhveshur dhe paksa qëllimisht i deformuar, i kufizuar me të kuqen, të kaltrën, të zezën, na paraqet një botë të brendshme të sinqertë femërore, e cila edhe pse nuk buzëqesh mistershëm, ajo me heshtjen e saj, na tregon subjektin e pastër e të bardhë engjëllor. Autori influencohet, nga kubizmi i Pikasos, impresionizmi, ekspresionizmi i Vinsent Van Goguht dhe nga arti modern. Krijimtaria e tij, na servohet edhe me nuanca romantike, e këtë e vërejmë në ciklet: “Dritë për të tjerët”, “Vetmi”, “Hapësirë e lakuar” etj.. Tek portreti “Vetmi”, një vajzë në gjendje depresive mban kokën në drejtim të tokës, ana depresive e saj  pasqyrohet përmes ngjyrës së kaltër dhe të zezë, kurse shpresa për të jetuar paraqite me ngjyra më të ndezura si: e verdhë dhe portokalli të vendosura në disa qime të flokëve të saja, kurse fytyra është e mbuluar me të kaltrën, e cila i ngjan një migrene të fortë me plot dhembje. Ndërkaq, edhe prapavija është e pushtuar me betejën e shpresës dhe depresionit dhe fitimtare është shpresa ngase kjo vajzë jeton në vetminë e saj. Me mjeshtri janë realizuar portretet monotipe duke na futur në një botë reale subjektive. Ndërkaq, peizazhet janë me çlodhëse, por edhe në të njëjtën kohë frymëzuese. Hapësira dhe cilësia artistike e tyre është tërheqëse, nganjëherë edhe poetike, janë të ndriçuara edhe në netët me të errëta, dhe këtë e vërejmë në ciklin “Mbrëmje në pyll”. Por edhe peizazhet: “Gjurmë kalërimi”, “Pranverë në Borak”, janë shpërthyese dhe të lirojnë nga e keqja,  të fusin në labirinte të çuditshme të ngjyrave, ato sikurse kanë tinguj dhe burojnë nga ndjenja e pastër duke u shoqëruar me egon e autorit. 



(Vota: 3 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora