Kulturë » Kozeta
Këze Kozeta Zylo: Motrat e misionit “Nënë Tereza”
E diele, 12.09.2010, 11:54 AM
Nga Keze Kozeta Zylo
Motrat e misionit “Nënë Tereza”
(Ripublikim)
Botoi revista “Jeta Katolike”, New York
Ne Katedralen Shenjt Patrick ne New York
Shtator 2007
“Me gjak jam shqiptare, me nenshtetesi indiane, me besim murgeshe katolike, sipas thirrjes i perkas botes, por zemra ime i perket plotesisht zemres se Krishtit”, keto fjale te Nënë Terezës u permenden ne meshe nga Dom Pjeter Popa.
Dy rreshtat e pare te salles ku do jepej mesha, fekste nga bardhesia e rrobave te bardha dhe vizat e kaltra te motrave te misionit “Nene Tereza”, si qielli i paster, ne dite Maji!
Sec kishte dicka te vecante, dicka shpirterore, qiellore, qe njeriu rralle e ndjen gjate jetes se tij, e sidomos ne qe kemi lindur ne nje vend ateist.
Bardhesia e tyre, si lulet e bardha ne bjeshke, pershkndrinte kudo, dhe prane te sillte ate njerezoren, hyjnoren, shpirtmadhen, Nenen e botes, nenen tone, shenjtoren Tereze!
Pasi mbaroi mesha, takohemi dhe i japim doren njeri-tjetrit, dhe pse me shume pjesemarres mund te mos ishim takuar asnjehere.
Me vone pata nje moment tejet emocionues me motrat e misionit “Nene Tereza”.
Me dukej vetja midis tyre si ne nje tjeter bote, si ne nje lendine lulesh, me cicerrima zogjsh, me cicerrima kanarinash dhe qe embel e embel flasin me gjuhen e Zotit, Krishtit, te betuara se jeten ja kane falur atij pergjithmone.
Pasi me pyesin per origjinen time, se nese ishja shqiptare, papritur me afrohet nje vajze rreth te 35-40 viteve, nje murgeshe engjellore dhe me flet ne gjuhen time, ne gjuhen e embel shqipe.
Nuk e di, por ajo vajze e re, me ata sy blu te thelle, sec kishte nje xixellime perflakese te qiellit, nje shkrepetime ne qiellin me re te shumta, qe menjehere largon bubullimat shperthyese, dhe me fjalen e Perendise ne goje, te flet per Nene Terezen.
Ajo ishte nga Argjentina, fliste shqip, ja kishte falur jeten Zotit.
Kishte qene ne fshatrat e thella te Pukes, dhe rrefente me gjuhen e Zotit, dashurine e madhe qe kishte ndjere per ata njerez mikprites, bujare dhe pse here-here shume te varfer.
Ajo fliste si kishte jetuar me ta, si kishte ngrene se bashku me ta, si donte te perconte fjalen e Zotit atje, por kurre nuk tha: Si i ndihmova une ata, por si me ndihmuan ata, mua!
Ajo me vone me foli per fjalet e Nene Terezes ne lidhje me te varferit, te cileve ajo iu kushtoi jeten.
Madhështia e të varfërve ka thene Nene Tereza, është një realitet, vazhdoi ajo rrefimin e saj dhe le te citoj fjalet e saj, ku une personalisht gjeta frymezimin:
Një ditë erdhi një burrë tek unë dhe më tha: " Atje jeton një familje hindu me tetë fëmijë, të cilët ka kohë që nuk kanë për të ngrënë.
Unë mora me vete ca oriz dhe ua solla atyre. Edhe sytë e tyre ishin të uritur. Deri sa qëndroja aty nëna e ndau orizin dhe me gjysmën tjetër doli jashtë. Me t`u kthyer e pyeta se ku kishte qenë?
U përgjigj: " Edhe ata janë të uritur. " Ajo gjithashtu e dinte se fqinjët e saj, një familje muslimane, ishin të uritur. Ajo që mua më së shumti më hutoi, jo se ajo i dha diçka fqinjëve të vet, por se ajo në skamjen dhe urinë e sajë e dinte se ka edhe të uritur të tjerë. Ajo kishte guximin ta ndajë të mirën dhe dashurinë me të tjerët.
Une vazhdoja ta pyesja dhe pse ato nuk duan te flasin shume per punen e tyre, por ajo qe do te me mbetet per tere jeten ne kujtese jane fjalet e mbylljes se saj ne lidhje me Nene Terezen e cila ka thene:
“Hyji vazhdon ta doje boten dhe na dergon ty e mua per t’u shprehur te varferve dashurine dhe meshiren e tij”.
Perqafohemi dhe duke i uruar njera-tjetres dashurine e Zotit, m’u duk sikur ne kete meshe, u ndricuan mjaft mendje te mjegullta, vecanerisht vellezerit e saj te nje gjaku, qe padrejtesisht ja dhunuan ardhjen e saj per 40-vjet, u sqaruan mjaft te huaj, qe jo shpesh na ka ndodhur te debatojme ne punerat tona, per Nene Terezen te cilen e dine Indiane, ose me e keqja, duan ta bejne me origjine sllave.
GOZHDËT E KRISHTIT
Kushtuar Nënë Terezës
Si gozhdët e Krishtit i mbaje, dhimbjet e të mjerëve,
Në trupin tënd të vogël femëror,
Nuk ndjeve lodhje, në shërbimet e tyre,
Po frymë e jetë u dhe, nga shpirti tënd hyjnor.
Në ballin tënd me vija kaltërsie,
Pikturohet mirësia, si një shenjtore,
Plagët dhe qelbin nga trupi jua hiqje,
Me buzët e tua, dashuri mëkove.
Në lutje e përshpirtje me duar mbledhur,
Një shërbëtore e Zotit ngele përherë,
Rrudhat e ballit në fisnikëri derdhur,
Mëncurinë japin, një stoli me vlerë.
Në sytë e tu pasqyrohet Zoti,
Me krahët ëngjëll ne fluturim,
Bekon cdo zemër plaku e fëmije,
Me zemrën det, gjer në adhurim.
O nënë e madhe, o bijë shenjtore,
Të sëmurët me lebrozë, në gji i fute,
Nuk pyete nga infeksionet, mikrobet ngjitëse,
Por si bijë e Krishtit i largoje tutje.
Rrënkimet e fundit në sy jua merrje,
Me ballsam shpirti i shëroje në flakë,
Vdekjen e zezë, nga trupi ua hiqje,
O nënë Tereza, melhem për plagë.
Atje ne Kalkutë, ti prehesh e qetë,
Me detyrën e lartë, si adhuruese e Zotit,
Bija e Shqipërisë, frymëzim qiellor,
Mbrujtur nga brezat, frymë e qëmotit.
Marrë nga libri im “Monumenti i Lotit”