E enjte, 26.12.2024, 11:18 PM (GMT)

Faleminderit

Akademi Përkujtimore për Dëshmorin Aziz Kelmendi

E premte, 03.09.2010, 08:52 PM


Organizuar nga shoqatat e luftës së UÇK-së,në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, u mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar Aziz Kelmendit, i cili u vra në kazermën e Paraçinit, më 3 shtator të vitit 1987.

 

Për jetën dhe veprën e Aziz Kelmendit foli magjistër, Sheremet Krasniqi, bashkëvendës i dëshmorit. Ai mes tjerash i bëri një analizë shkrimeve të shtypit të kohës në Kosovë dhe më gjerë, duke veçuar disa nga shkrimet tërë vrer dhe helm, të hyzmeqarëve  të regjimit jugosllav, drejtuar  kundër Aziz Kelmendit dhe familjes së tij. Këta gazetarë, redaktorë dhe partiakë pro-sllavë zhvilluan një fushatë të egër kundër familjes dhe shokëve të Aziz Kelmendit, i cili  sipas versionit zyrtar të Armatës Jugosllave kishte vrarë katër ushtarë jugosllavë dhe më në fund në pamundësi për të ikur, kishte vrarë edhe vetveten.

 

Shoku i ngushtë dhe miku i familjes Kelmendi, veprimtari dhe i dënuari me 20 vjet  burg për organizim të veprës në fjalë, Rizah Gjakli, para të pranishmëve, që kishin mbushur përplot Sallën e Kuqe, foli për vellon, me të cilën e ka mbështjellë dhe e ka mistifikuar këtë ngjarje politika pacifiste e viteve 90, duke e paraqitur Aziz Kelmendin si viktimë të regjimit, njëjtë me katër viktimat e tjera. Ai kërkoi nga institucionet relevante shkencore, që të zbardhet e vërteta për kryengritësin, Aziz Kelmendi.

 

Një fjalë para të pranishmëve  mbajti edhe Sefer Krasniqi, shok klase i Aziz Kelmendit, me të cilin ai kishte këmbyer letra,  ndërkohë në fund të pjesës tematike e mori fjalën kryetari i Shoqatës  së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i cili  kërkoi nga institucionet që Aziz Kelmendi dhe të gjithë ata veprimtarë që i kanë kontribuar lirisë të shpallën dëshmorë dhe familjet e tyre të gëzojnë përkrahjen institucionale.

 

Një këngë për dajën dëshmor e këndoi, vogëlushja, Etleva Xhakli dhe në fund  të pjesës kulturore, këngëtarja e mirënjohur e këngës shqipe, Shkurte Fejza-Behluli, këndoi një këngë për dëshmorin, Aziz Kelmendi me tekst të  shkrimtarit, Zenun Gjocaj.

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora