| E enjte, 02.09.2010, 08:56 PM |
Tridhjetë Vjetori i Krijimit të Lëvizjes Solidarnoshq
Nga Frank Shkreli
Kjo jave shenon 30-vjetorin e krijimit te levizjes polake, qe ne Poloni dhe ane e mbane botes njihej si sindikata Solidarnoshq, nje levizje shoqerore anti-komuniste e pa-dhune, e cila ne kulmin e influences se saj bashkoi dhjete milione polak. Ky pervjetor ka rendesi historike per te gjithe ish-boten komuniste ne zonen gjeografike te Euro-Azise, pasi ngjarjet e asaj kohe ne Poloni paten nje efekt gradual e te gjithanshem edhe ne vendet e tjera te rajonit, pra edhe ne trojet tona shqiptare. Per me teper, ky pervjetor ka rendesi per shqiptaret, pasi dihet se levizja paqesore Solidarnoshq e puntoreve polake kishte influencuar edhe mendimet e fillozofine politike
Ne Gusht te vitit 1980, puntoret ne "Kantierin Lenin" te qytetit
Eshte e pa mundur te merret me mend se do te kishin ndodhur ndryshimet politike ne Evropen Lindore te vitit 1989 dhe me vone, po mos te ekzistonte levizja Solidarnoshq dhe marreveshjet e arritura ne ate kohe me qeverine polake, marreveshje keto qe influencuan, jo vetem politiken mbrenda Polonise, por ne te njejten kohe edhe marredhenjet nderkombetare. Gjate 1980-ave, me kujtohet se -- pas krijimit te Solidarnoshq-it, ne Perendim shprehej shqetesimi se ngjarjet ne Poloni do te conin ne shtypjen e kesaj levizjeje, sic kishte ndodhur me pare, kur popujt e Evropes Lindore ishin perpjekur te clironin veten nga zinxhiret e dominimit sovjetik -- si ne Gjermanine Lindore me 1953, ne Hungari me 1956 dhe ne Cekoslovaki me 1968 -- revolucione keto qe u shtypen brutalisht nga forcat sovjetike.
Ronald Reagan dhe Papa Gjon Pali i Dyte
Suksesi i levizjes Solidarnoshq ne Poloni, sipas shume eksperteve, pergatiti rrugen per politiken e ashper anti-komuniste qe ndoqi Presidenti amerikan, Ronald Reagan gjate 1980-ave. Gjithashtu, ata thone se afersia e pikepamjeve te Presidentit Reagan dhe Papes Gjon Palit te dyte ne lidhje me politiken cnjerezore te komunizmit, pershpejtoi procesin e cmontimit te komunizmit ne Evrope. Ilustruese per kete eshte fakti se me 12 Qershor te vitit 1987 Presidenti Reagan ishte ne Berlin e Papa Gjon Pali i dyte ndodhej ne Gdansk te Polonise, por me te njejtin mesazh: liri e demokraci, respekt per te drejta te njeriut, dhe ne te njejten kohe shprehen shpresen se ndryshimet do te realizoheshin ne te gjitha vendet ku mohohej liria per te adhuruar Zotin.
Lech Walesa i tha ditet e fundit nje televizioni amerikan se para vizites se Papes ne
Presidenti polak, Zoti Bronislaw Komorowski, me rastin e 30-vjetorit kete jave, te krijimit te Levizjes Solidarnoshq tha se "pas asnje dyshim, Levizja Solidarnoshq dhe lufta ne kantierin e Gdansk-ut dhe ane e mbane Polonise, si edhe fitorja e revolucionit te vitit 1980 dhe 1989, bejne pjese ne momente te rralla te historise, qe ne (polaket) kemi percaktuar te ardhmen e Evropes, e ndoshta te botes."
Sekretarja amerikane shtetit, Zonja Hillary Clinton i dergoi "pershendetjet me te perzemerta" popullit polak me rastin e ketij pervjetori, duke thene se "ne i nderojme ata qe, 30 vjete me pare, qendruan kunder tiranise. Herojte e Solidarnoshq-it ishin te vetdijshem se populli polak deshironte dhe meritonte me shume nga vendi i tyre dhe ata vune themelin e Polonise se soteme."
Lech Walesa
Ne kete pervjetor, edhe ne shqiptaret duhet t'i kujtojme dhe t'i falenderojme herojte e Soilidarnoshq-it per flijimet dhe sakrificat e tyre, te cilat me ne fund cuan ne shperberjen e nje sistemi qe kishte roberuar individe e popuj per pothuaj nje gjysem shekulli. Historia duhet te njohe se ishin polaket ata qe meritojne kredine per gjunjezimin e bllokut sovjetik, para kerkesave te Levizjes Solidarnoshq per liri, demokraci dhe per dinjitet njerezor. Atje, ku shume levizje te meparshme kunder komunizmit kishin deshtuar, krijimi i Levizjes Solidarnoshq, perberi fillimin e mbarimit te regjimeve komuniste ane e mbane Evropes Lindore e ish-Bashkimit Sovjetik.